Kosova & Rajoni
-
I riu shqiptar dyshohet se vepronte me urdhër të një mafiozi turk të burgosur.
19 Korrik 2025, 19:27 -
Ngërçi politik në Kosovë/ Dështon edhe seanca e 49-të për konstituimin e Kuvendit, mundësi bashkëpunimi Nisma-LVV
19 Korrik 2025, 08:22Për të 49-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan të konstituojnë parlamentin. Nga Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt janë dhënë sinjale bashkëpunimi me LVV që mund të afrojë zhbllokimin e situatës. Një takim mes Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt mund të ndodhë pasditen e kësaj të shtune.
-
Kosovë/ Osmani takon Limajn në prag të seancës së re për konstituim të Kuvendit
18 Korrik 2025, 19:21Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të premten takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pak para seancës parlamentare të së shtunës për konstituim të Kuvendit të Kosovës.
-
Nga aleanca tek interesi, Kosova si destinacion i investimeve amerikane
18 Korrik 2025, 16:00Ekspertët e çështjeve ekonomike shpjegojnë se një mjedis ligjor dhe ekonomik i qëndrueshëm, larg burokracisë dhe papërgjegjshmërisë, është thelbësor për të tërhequr investitorët amerikanë dhe për të garantuar mbrojtjen e tyre.
-
Kosovë/ Sulmi terrorist në Banjskë, shtyhet seanca gjyqësore! Shkak mungesa e dëshmitarit
18 Korrik 2025, 12:54Një seancë gjyqësore të premten kundër tre të akuzuarve për terrorizëm dhe vepra të rënda penale në rastin “Banjska” – ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës në shtator 2023 - është shtyrë për të hënën për shkak të mungesës së dëshmitarit të thirrur nga Prokuroria.
-
Paralajmëron presidentja Osmani: Do t'i drejtohem Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë
17 Korrik 2025, 19:47Nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohet edhe në fundjavë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Osmani ka theksuar se asaj nuk i takon të negociojë koalicione qeveritare dhe se diçka të tillë e ka të ndaluar me Kushtetutë.
-
Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, njoftova menjëherë aleatët
17 Korrik 2025, 17:22Përgjatë vizitës në Uashington javën e kaluar, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka konfirmuar deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.
-
Kosovë/ Shpallet fajtor për krime lufte, dënohet në mungesë me 15 vite burg një ish-pjesëtar i sigurimit serb
17 Korrik 2025, 12:14Gjykata Themelore në Prishtinë tha se e gjeti fajtor të pandehurin, të cilin e identifikoi vetëm me inicialet S.F., për kryerjen e veprës penale krime lufte kundër popullsisë civile.
-
Vrasja e profesorit që ka tronditur Greqinë, të përfshirë edhe 2 shqiptarë (EMRAT)
17 Korrik 2025, 11:52Hetimet e autoriteteve greke kanë zbuluar një plan të mirëorganizuar, në të cilin dyshohet se ka qenë e përfshirë edhe ish-bashkëshortja e viktimës.
-
Arrestohet për spiunazh polici serb në Kosovë, dërgonte informacione te Shërbimet Inteligjente të Serbisë
17 Korrik 2025, 10:58Jevtiq dyshohet se për vite me radhë ka transmetuar dokumente të klasifikuara policore dhe plane operative te zyrtarë të inteligjencës serbe.
-
Ngërçi politik në Kosovë/ Dështon edhe seanca e 48-të për konstituimin e Kuvendit
17 Korrik 2025, 08:15Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 48-të, teksa partitë politike vazhdojnë të ngulmojnë se kanë të drejtë në qëndrimet e veta.
-
Kosovë/ Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani
16 Korrik 2025, 23:09Një tjetër kërcënim me jetë i është drejtuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Kërcënimi ka ardhur në adresën e-mail zyrtar të Zyrës së Presidentes, nga një person me emrin Betim Ibrahimi.
-
Ngërçi politik në Kosovë/ Shkodra për Report Tv: LVV ka vendosur ta trajtojë vendin si leckë
16 Korrik 2025, 12:43Gjykata Supreme e Kosovës një ditë më parë shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe të ministrit në të njëjtën kohë është i ndaluar.
-
Gjyqi në Hagë/ Gjykata Speciale rrëzon mocionin e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së
16 Korrik 2025, 09:33Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dorëzuan parashtrim të përbashkët duke kërkuar që akuzat për incidentet para kësaj periudhe kohore [para majit '98 dhe pas qershorit '99] të largohen nga aktakuza pasi që të njëjtat bien jashtë periudhës së luftës.
-
Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve
15 Korrik 2025, 22:41Przemyslaw Jeziorski, 43 vjeç, ekonomist dhe profesor marketingu në Shkollën e Biznesit Haas të UC Berkeley, u qëllua disa herë nga afër në një periferi banimi të Athinës dhe vdiq në vendngjarje, sipas policisë.
-
Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën
15 Korrik 2025, 13:04Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë se po vepron si dorë e zgjatur e përpjekjeve të Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, por nuk e përsëriti deklaratën e mëparshme për rolin e pretenduar të presidentit amerikan, Donald Trump, në parandalimin e një përshkallëzimi të situatës nga Serbia në Kosovë
-
Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Dështon edhe seanca e 47-të për konstituimin e Kuvendit
15 Korrik 2025, 07:35Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 47-të, teksa partitë politike vazhdojnë të ngulmojnë se kanë të drejtë në qëndrimet e veta.
-
Çështja 'Veteranët', dënohet me 1 vit burg për shpërdorim detyre ish-kryeministri i Kosovës Agim Çeku, të akuzuar edhe 9 të tjerë
14 Korrik 2025, 17:29Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin e vendit, Agim Çeku, dhe 9 të akuzuar të tjerë në rigjykimin e rastit “Veteranët”, ndërsa i ka liruar plotësisht nga akuzat dy të tjerë.
-
Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli pyet vëllain e saj: A është ankuar motra jote për mua?
14 Korrik 2025, 16:57U mbajt sot seanca e gjykimit për vrasjen makabre të Liridona Ademajt, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në seancën, i dyshuari Naim Murseli është përballur me dëshmitarët, përfshirë kunatin e tij, Leonardin.
-
I shpallur fajtor për krime lufte në 1999, Apeli i Hagës i ul dënimin nga 18 në 13 vite burg ish-pjesëtarit të UÇK-së Pjetër Shala
14 Korrik 2025, 08:40Apeli në Hagë vendosi uljen e dënimit me burg nga 18 në 13 vjet për Pjetër Shalën, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i gjetur fajtor për krime lufte, të kryera në vitin 1999.
