Bota
-
Donald Trump ka hedhur poshtë propozimin e Iranit për një armëpushim 7-ditor, që parashikonte ndërprerjen e luftimeve dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Sipas Wall Street Journal, presidenti amerikan u ka thënë bashkëpunëtorëve se pret të rifillojë bombardimet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.
26 Shtator, 08:27 -
SHBA/ Gjykata Supreme i lejon Trumpit të përdorë bazën e të dhënave ‘kontroverse’ për të kontrolluar shtetësinë e votuesve
25 Shtator, 22:52Baza e të dhënave u krijua për herë të parë në vitin 1986 për të ndihmuar zyrtarët të verifikojnë shtetësinë ose statusin e imigracionit të atyre që aplikojnë për përfitime publike, por gjatë administratës së Presidentit Trump, u zgjerua aftësia e saj e kërkimit, duke përdorur informacione të ndjeshme nga listat e Sigurimeve Shoqërore.
-
Pjesë e grupit që ‘mbyti’ Europën me kokainë, Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, do të vuajë dënimin me 10 vite burg
25 Shtator, 21:3037-vjeçari është konsideruar si një prej figurave kryesore të organizatës kriminale Kompania Bello. Ai njihet edhe me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” ose "Alduth". Në Belgjikë, ai do të përballet me vendimin e dhënë nga gjykata e Anversës.
-
Itali/ Kufizimi i nxënësve të huaj në klasa, kryebashkiakja e Pieve di Cadore: Erdha nga Shqipëria kur isha në klasë të katërt, vitin tjetër ndihmoja shokët
25 Shtator, 19:01Sindi Manushi, shqiptarja e cila është kryetare e bashkisë së Pieve di Cadore në Belluno, ka dhënë një intervistë për Corriere della Sera ku ka folur për nismën e qeverisë Meloni lidhur me kufizimin e numrit të nxënësve të huaj në klasa.
-
Aeroporti i Milano Malpensa merr emrin e Silvio Berlusconi-t, e bija e ish-kryeministrit të ndjerë: Krenari e madhe
25 Shtator, 18:20Në Terminalin 1 u vendos një pllakë përkujtimore. Në ceremoni mori pjesë presidenti i Senatit Ignazio La Russa, ministrat Matteo Salvini dhe Antonio Tajani, ndërsa mungoi kryebashkiaku i Milanos i cili tha se ishte kundër këtij vendimi.
-
Goditet rrjeti neo-nazist në Itali! Arrestohen 14 adoleshentë dhe 3 të rritur, dyshohen se po përgatisnin sulme terroriste
25 Shtator, 14:28Të arrestuarit jetonin në zona të ndryshme të Italisë dhe akuzohen për nxitje të kryerjes së veprave penale, propagandë dhe nxitje të urrejtjes mbi baza racore, etnike e fetare, si edhe përgatitje të veprimtarive me qëllime terroriste.
-
Mark Zuckerberg zbulon orën e tij të preferuar, modeli 1 milion dollarësh i shqiptarit Rexhep Rexhepi po 'çmend' koleksionistët
25 Shtator, 12:06Sot krijimet e Rexhepit janë ndër më të kërkuarat nga koleksionistët. Një prej orëve të tij është shitur në ankand për 2.3 milionë dollarë, ndërsa një tjetër model Chronomètre Contemporain I u shit për 1.26 milionë dollarë, shumëfish mbi çmimin fillestar.
-
Papa Leone XIV nis vizitën e parë zyrtare në Francë, takim me liderët e BE dhe të mbijetuarit e abuzimeve në Kishë
25 Shtator, 11:55Vizita ka edhe një dimension personal për Papën, pasi gjyshja e tij nga babai, e Papës së parë me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, ka lindur në Francë.
-
Për 7 ditë rihapet Hormuzi, Irani u jep propozim të ri SHBA-së për fundin e luftës! Trump nuk ka pranuar ende
25 Shtator, 09:06Irani u ka propozuar SHBA-ve një plan për fundin e luftës. Ministri i Jashtëm tha nga SHBA se nëse Uashingtoni do ta pranojë atë, brenda 7 ditësh do të ndërpritej lufta në Iran dhe Liban, SHBA heqin të gjitha sanksionet ndaj Iranit dhe në fund rihapet ngushtica e hormuzit. Plani parashikon që pas kësaj faze do të rifillonin negociatat për programin bërthamor. Teherani thotë se synon ta mbyllë marrëveshjen përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.
-
Armët kontrabandë nga Bosnja dhe lidhjet e rrjeteve kriminale në Suedi me Iranin, çfarë zbulon hetimi?
25 Shtator, 08:31Foxtrot-i u zhvillua si një rrjet kriminal, veprimtaritë kryesore të të cilit ishin trafikimi i drogës dhe armëve, si dhe porositja e sulmeve të dhunshme.
-
Takimi Kinë-SHBA në Shtëpinë e Bardhë, Trump i dhuron Xi Jinping një skulpturë të shqiponjës, simbolit të SHBA
25 Shtator, 08:20Në fjalimet e tyre para darkës, të dy udhëheqësit treguan histori rreth rrënjëve të "miqësisë" midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Trump përmendi vizitën e parë të një delegacioni kinez në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në Boston
-
Gati 30 vite pas vdekjes, pse një libër për Princeshën Diana po shkakton kaq shumë reagime?
25 Shtator, 08:10Charles Spencer, vëllai i Princeshës Diana, ka shkruar një libër për motrën e tij. Në të, ai ngre akuza të rënda ndaj mbretit aktual, që Pallati Mbretëror i kundërshtoi menjëherë prerazi
-
Lufta në Iran, presidenti iranian: SHBA-të duhet të vendosin nëse do ta përfundojnë apo jo konfliktin! Mojtaba Khamenei është në gjendje të mirë, pata një takim rreth 7 orë
25 Shtator, 07:24Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se i takon Shteteve të Bashkuara të zgjedhin se kur do të përfundojë lufta me Iranin. Ai thotë se Mojtaba Khamenei ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe para një muaji ka pasur një takim me të
-
Pas urdhrit të gjykatësit, Shtëpia e Bardhë rikthen qasjen për mediat e ndaluara nga Trump
24 Shtator, 22:55CNN, Politico dhe MS NOW janë rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, disa orë pasi një gjykatës federal vendosi se ndalimi i vendosur nga presidenti Donald Trump për këto tri media ishte ndoshta antikushtetues dhe urdhëroi rikthimin e menjëhershëm të qasjes së tyre.
-
Media: SHBA-të dhe Irani po diskutojnë një marrëveshje për të rihapur Hormuzin dhe për t'i dhënë fund bllokadës amerikane
24 Shtator, 21:44Ngushtica e Hormuzit është bërë pika qendrore e negociatave në përpjekjet për t'i dhënë fund konfliktit gati shtatëmujor - me Iranin që kërkon lehtësim nga bllokada amerikane dhe Uashingtonin që kërkon kalim të lirë për anijet në rrugën globale të furnizimit me naftë, e cila tani është bllokuar nga Teheran
-
-
Dyshohet se ka qenë roje i një kampi nazist, Gjermania nis hetimet ndaj 105-vjeçarit për krime
24 Shtator, 21:01Prokurorët gjermanë kanë nisur hetimet ndaj një burri 105-vjeçar, i cili dyshohet se ka shërbyer si roje në kampin nazist të robërve të luftës Stalag 326 VI K, në Senne, në veriperëndim të Gjermanisë.
-
Ishte duke punuar, shqiptari bie në gropën e ashensorit në Itali dhe ndërron jetë! Trupi i viktimës u gjet pas sinjalit të celularit (EMRI)
24 Shtator, 20:41Altin Kokici është 51-vjeçari shqiptar, që ka humbur jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Padova të Italisë. Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes të së mërkurës, ndërsa në objekt po kryheshin punime rikonstruksioni.
-
Netanyahu fjalim në OKB, delegatët braktisin sallën! Kryeministri izraelit: Hipokrizi! Sulmon Erdogan: Përhap lajme antisemitike! (VIDEO)
24 Shtator, 20:46Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë gjatë fjalës së tij në OKB se "të gjithë do të ishim të vdekur" nëse Izraeli dhe SHBA-të nuk do ta sulmonin Iranin dhe nuk do të shkatërronin "objektet bërthamore" të Iranit.
-