Bota
-
Një moment të sikletshëm që mund të na ndodhë të gjithëve sa herë që bie shi, e ka kaluar me shumë sportivitet kryeministri Britanik Boris Johnson.
29 Korrik 2021, 17:01 -
SHBA, punonjësit federalë sërish me maska
29 Korrik 2021, 16:16Punonjësit federalë në Uashington dhe disa qytete të tjera filluan të mbajnë maska përsëri në punë pas një përhapjeje të variantit Delta të koronavirusit. Punonjësve të qeverisë pritet t'u thuhet të enjten se do të duhet të vaksinohen ose t'i nënshtrohen testimit të rregullt për virusin.
-
Me fishekzjarrë, valle e këngë, Kroacia hap urën e re që bashkon territorin e saj
29 Korrik 2021, 14:13Ura e gjatë 2.4 kilometra, 85 për qind e së cilës është financuar nga Bashkimi Evropian, është ndërtuar nga një kompani kineze. Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, tha gjatë ceremonisë se ura paraqet një arritje strategjike të popullit kroat dhe përmbush ëndrrën e gjatë për të lidhur dy brigjet e Adriatikut.
-
Zjarri në pyllin afër Antalias, vdesin 3 persona në Turqi! Evakuohen banorët e 34 fshatrave në Turqi
29 Korrik 2021, 11:02Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë të vendosur në terapi intensive nga djegiet e rënda që kanë si pasojë e një zjarri në Turqi, i cili po vazhdon të jetë aktiv për të dytën ditë radhazi
-
Macron padit karikaturistin që e shfaqi atë si Hitleri! Artisti: Të lejojnë të tallesh me Profetin, por jo me presidentin
29 Korrik 2021, 10:09Presidenti francez Emmanuel Macron ka paditur një pronar bill board i cili e paraqiste atë si Adolf Hitler, në shenjë protesta kundër masave anti-COVID.
-
Britania heq karantinën e detyrueshme për të vaksinuarit nga BE dhe SHBA
29 Korrik 2021, 09:51Nga data 2 gusht të gjithë ata persona që kanë marrë njërën nga vaksinat e aprovuara nga agjencitë e medikamenteve në Evropë dhe SHBA nuk do të duhet të karantinohen në mbërritjen e tyre në territorin anglez.
-
Ukrainë, rrëzohet një aeroplan mbi një shtëpi, humbin jetën 4 persona
29 Korrik 2021, 09:39Një aeroplan i vogël është rrëzuar në perëndim të Ukrainës, duke lënë të vdekur pilotin vendas dhe tre qytetarë amerikanë.
-
Biden: Sulmet kibernetike mund të çojnë në luftë
28 Korrik 2021, 14:23Sulmet e mëdha kibernetike në SHBA mund të çojnë në luftë të vërtetë, ka qenë kjo deklarata e presidentit amerikan Joe Biden para komitetit të inteligjencës.
-
SHBA vdes djali 2-vjeçar, i bie babait nga krahu në shkallët lëvizëse
28 Korrik 2021, 13:23Një fëmijë dyvjeçar nga Colorado në SHBA, ka humbur jetën, pasi ka rënë nga krahu i babait të vet në shkallët lëvizëse të një qendre tregtare.
-
68 vjetorin e armëpushimit me Korenë e Jugut, Kim Jong Un e feston me fishekzjarre dhe paradë ushtarake
28 Korrik 2021, 13:13Kim Jong Un ka festuar me shumë pompozitet 68-vjetorin e përfundimit të Luftës së Koresë me një paradë ushtarake ku morën pjesë edhe mijëra veteranë.
-
Brazil, arrestohet “Miss Cracolandia”! Influencer gjatë ditës, trafikante droge gjatë natës
28 Korrik 2021, 12:00Një influencere braziliane 19-vjeçarja Lorraine Cutier Bauer Romeiro, u arrestua nga policia e Sao Paulos nën dyshimin e trafikut të drogës në Cracolandia.
-
Kryen vetëvrasje mjeku italian, një ndër promovuesit e trajtimit me plazmë tek pacientët me COVID-19
28 Korrik 2021, 10:39Ish-kreu i pneumologjisë së spitalit Carlo Poma në Mantua në Itali, Giuseppe De Donno ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare.
-
Rritja e rasteve të reja me Delta rikthen maskat në SHBA
28 Korrik 2021, 10:25Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara rekomanduan që amerikanët e vaksinuar plotësisht t’i kthehen vendosjes së maskës në ambiente të mbyllura, për shkak të rritjes së rasteve të reja me koronavirus.
-
Dy të vdekur dhe 31 të plagosur nga shpërthimi në Gjermani
28 Korrik 2021, 09:21Një shpërthim i madh i ndjekur nga një zjarr në një park industrial kimik në Leverkusen, ka shkaktuar dy viktima dhe 31 të plagosur .
-
Sulmi në Kapitol, katër policë dëshmojnë në Kongres: Ishte si një fushëbetejë mesjetare
28 Korrik 2021, 08:18Në lot, katër oficerë të policisë në SHBA dëshmuan para një komisioni hetimor të Kongresit, duke ofruar detaje mbi sulmin e një turme të zemëruar të mbështetësve të Presidentit të atëhershëm Donald Trump në Kapitol më 6 janar, në një përpjekje të pasuksesshme për të bllokuar certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.
-
Analiza, 99% e të vdekurve nga COVID në Itali ishin të pavaksinuar
27 Korrik 2021, 22:53Një analizë e kryer së fundmi tregon se pothuajse të gjitha vdekjet nga COVID në Itali janë shënuar te pacientë të pavaksinuar
-
Ndërtesat më të bukura në botë (FOTO)
27 Korrik 2021, 16:32Festivali Botëror i Arkitekturës ka zbuluar listën të finaliste të ndërtesave dhe projekteve të reja më të mira nga e gjithë bota.
-
Serbët e Bosnjës braktisin institucionet pas miratimit të ligjit kundër mohimit të gjenocidit
27 Korrik 2021, 15:16Politikanët serbë të Bosnjës kanë deklaruar se do të bojkotojnë institucionet e vendit në protestë ndaj vendimit të përfaqësuesit të lartë të Kombeve të Bashkuara për të ndaluar mohimin e gjenocidit.
-
Në 68-vjetorin e armëpushimit, rikthehet dialogu mes Koresë së Veriut dhe të Jugut
27 Korrik 2021, 14:52Koreja e Veriut dhe e Jugut kanë rivendosur kanalet e komunikimit midis tyre pasi udhëheqësit ranë dakord për të përmirësuar marrëdhëniet, pavarësisht një ngërçi prej më shumë se dy vitesh të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara me synimin për të çarmatosur veriun nga armët bërthamore.
-
Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje të reja në Gjermani, Itali dhe Austri
27 Korrik 2021, 14:32Gjermania përsëri është përballur me stuhi dhe reshje të dendura, sidomos në rajonin juglindor të Bavarisë. Ekipet e emergjencës u desh të ndërhynin në disa raste. Autoritetet lokale në Bavari njoftuan se rreth 70 litra shi për metër katror ranë brenda një ore në qytezën Sonthofen.