Bota
-
Volodymyr Zelensky u shpreh seështë siguruar furnizim me naftë dhe gaz për ukrainasit, pavarësisht sulmeve ruse. Zelensky shtoi se është arritur marrëveshje prej 50 milionë eurosh me Bankën Evropiane të Investimeve.
29 Janar, 18:17 -
SHBA/ Si Shtëpia e Bardhë po përdor imazhet me inteligjencë artificiale për propagandë dhe provokim politik
29 Janar, 18:12Ekspertët theksojnë se administrata Trump jo vetëm që i ka dhënë industrisë së IA-së liri pothuajse të pakufizuar rregullatore, por ka përqafuar teknologjinë për qëllime të brendshme propagandistike
-
BE shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste, Kallas: Represioni nuk mund të mbetet pa përgjigje!
29 Janar, 17:11Bashkimi Europian ka marrë një vendim të fortë ndaj Iranit, duke futur Gardën Revolucionare në listën e organizatave terroriste.
-
Studimi: Rusia po përparon më ngadalë në Ukrainë se çdo ushtri në 100 vitet e fundit
29 Janar, 16:58Prej vitit 2024, forcat ruse kanë përparuar me një ritëm mesatar prej 15 deri në 70 metrash në ditë në ofensivat e tyre më të spikatura, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
-
SHBA dërgon luftanijet! A do të sulmohet Irani? Prenga për Report TV: Lufta është opsioni i fundit!
29 Janar, 16:58Ai theksoi se Irani është një pikë kritike për botën, për shkak të rolit të tij në tregtinë e naftës dhe ndikimit gjeopolitik, ndërsa udhëheqja për zgjidhjen e krizës, sipas tij, i takon SHBA-ve. Prenga tha se lufta nuk është opsioni i parë, por mbetet skenari i fundit nëse dështojnë përpjekjet diplomatike.
-
Anëtarësimi i Ukrainës në BE, Ministri i Jashtëm i Luksemburgut drejtuar Zelenskyt: Mos vendos ultimatum! Kemi rregulla dhe duhet t’i respektojmë
29 Janar, 16:51Në dhjetor të vitit të kaluar, Zelenskyy foli për mundësinë e pranimit të përshpejtuar të Ukrainës në BE, por theksoi se disa anëtarë e bllokojnë këtë për arsye politike, jo për shkak të zbatimit të reformave të caktuara në Ukrainë.
-
Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë
29 Janar, 15:54Kompania holandeze Damen po ndërton anijen në Galati të Rumanisë me një kosto totale prej 132 milionë eurosh, kryesisht të financuara nga fondet e rimëkëmbjes së BE-së.
-
Gjermani/ Merz bën thirrje për më shumë vetëdije europiane
29 Janar, 15:33Europianët mund t'i realizojnë përfytyrimet e tyre qoftë edhe pjesërisht vetëm nëse e mësojnë edhe vet "gjuhën e politikës së pushtetit", tha Merz. Europa nuk është vetëm një zonë e fuqishme ekonomike me shumë potencial ekonomik, por është edhe një vend i vlerave dhe i rendit.
-
Italia rrit dhe riorganizon ushtrinë! Rezervë vullnetare prej 10 mijë trupash dhe njësi speciale për sigurinë kibernetike
29 Janar, 15:26Italia po përgatit një reformë të gjerë të Forcave të Armatosura, përmes një projektligji që synon ta bëjë ushtrinë më të përgatitur për sfidat e reja të sigurisë.
-
Trump po mendon për një sulm të ri ndaj Iranit, ndërsa diskutimet bërthamore nuk tregojnë përparim
29 Janar, 15:20Trump postoi në Truth Social duke kërkuar që Irani të ulet në tryezën e bisedimeve për të negociuar "një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë.
-
-
'Arti i Marrëveshjes', si po ndjek Ivanka Trump gjurmët e të atit, 1,4 miliardë $ investime në Shqipëri
29 Janar, 15:17Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, një këshilltar jozyrtar i presidentit, kanë siguruar një marrëveshje për ta shndërruar Sazanin, një nga ishujt e fundit të pabanuar në Mesdhe, në një vendpushim turistik luksoz.
-
A jemi vërtetë pranë një sulmi amerikan në Iran? Këto janë skenarët e mundshëm!
29 Janar, 12:56Tensioni mes SHBA-së dhe Iranit mbetet i lartë, por nisja e një konflikti të drejtpërdrejtë është ende e pasigurt. Për të kuptuar më shumë mbi skenarët e mundshëm të këtij konflikti duhe lexuar analiza e Guido Olimpio i prestigjiozes italiane Corriere della Sera.
-
Aksidenti tragjik që i mori jetën shtatë tifozëve të PAOK-ut, nisen drejt Selanikut trupat e pajetë! Dy nga tre të plagosurit u transportuan më herët drejt Greqisë
29 Janar, 11:07Një nga të plagosurit është mbajtur në spitalin e Timisoarës, pasi dje iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe mjekët rekomanduan të mos transportohej kaq herët.
-
Tesla ‘harron’ makinat elektrike, fokusohet te AI! Elon Musk zbulon investimin miliarda dollarësh
29 Janar, 10:32Tesla po planifikon të ndalojë prodhimin e automjeteve të saj Model S dhe Model X. Musk tha se investitorët kanë kërkuar të fokusohen te xAI dhe planifikohet një kapital shpenzimi prej 2 miliardë dollarësh.
-
-
Kryeministri Starmer takon presidentin Xi në Pekin: Marrëdhëniet mes vendeve janë të mira, bisedë produktive! Kina: Gati për partneritet strategjik dhe afatgjatë
29 Janar, 09:20Marrëdhwniet mes Britanisë dhe Kinës janë në një moment të mirë. Kryeministri Keir Starmer tha pas takimit me Xi Jinping se të dy patën një bisedë shumë produktive në lidhje me tregtinë dhe lëvizjen e lirë. Presidenti Xi Jinping tha se Kina është gati për partneritet afatgjatë dhe strategjik me Britaninë.
-
Mëdyshja e Shtëpisë së Bardhë: Të rrëzojë regjimin në Iran apo ta detyrojë të bashkëpunojë
29 Janar, 08:55Tundimi për ta rrëzuar sistemin është i madh, por rreziqet janë të larta. Vetëm flota nuk mjafton.
-
VIDEO/ Vrasja e Alex Prettit në Minneapolis, pamjet e reja tregojnë përleshjen e tij me agjentët federalë 11 ditë para vrasjes
29 Janar, 08:00Një video e re që tregon një përplasje fizike mes Alex Prettit dhe agjentëve federalë është publikuar, më shumë se një javë përpara se ai të qëllohej për vdekje nga agjentë të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare. Pretti shihet duke u bërtitur agjentëve dhe duke goditur me shkelm dritën e pasme të automjetit të tyre. Agjentët ndalojnë, dalin nga automjeti dhe e rrëzojnë Prettin përtokë.
-
Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus, Fico njofton se do të ngrejë padi në Gjykatën Europiane
29 Janar, 07:22Sllovakia synon tani të ngrejë padi në Gjykatën Europiane të Drejtësisë (GJED) në Luksemburg kundër ndalimit të importit të gazit natyror nga Rusia, për të cilën ka vendosur BE-ja. Kryeministri Robert Fico njoftoi se Sllovakia do të ngrejë padi për faktin se vendimi u miratua me shumicë të kualifikuar. Sllovakia do të koordinojë qëndrimin e saj me Hungarinë. Fico nuk tha se kur do të ngrejë Sllovakia padinë e saj.