Bota
-
Irani tha se shumë shpejt do të paraqesë një kundërpropozim për një marrëveshje bërthamore me Shtetet e Bashkuara, pasi Teherani ka deklaruar se një propozim i Uashingtonit ka përmbajtje me “dykuptimësi”.
9 Qershor 2025, 20:49 -
Zjarr në një anije mallrash në Oqeanin Indian, 40 kontejnerë bien në ujë (VIDEO)
9 Qershor 2025, 20:01Në anije kanë ndodhur disa shpërthime dhe vatra zjarri, të cilat kanë shkaktuar rrëzimin e 40 kontejnerëve në Detin Arabik, në pjesën veriore të Oqeanit Indian.
-
Kryeministri Orban: Rusia, e dobët për të sulmuar NATO-n! Putin e mirëpresim krahëhapur në Budapest për negociata
9 Qershor 2025, 19:40Në një intervistë për televizionin francez LCI, një kanal informativ i hapur për publikun, Orbán u shpreh se nuk ka frikë se lufta ruso-ukrainase do të përshkallëzohet në një konflikt global.
-
Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore
9 Qershor 2025, 17:01Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bëri thirrje më 9 qershor për një rritje prej 400 për qind të mbrojtjes kundërajrore dhe raketore, për ta mbrojtur aleancën veriatlantike nga kërcënimet e Rusisë
-
Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale
9 Qershor 2025, 16:29Senatori dhe kandidati presidencial kolumbian Miguel Uribe Turbay u qëllua tre herë gjatë një tubimi në Bogotá dhe ndodhet në gjendje kritike në kujdes intensiv. Autoritetet arrestuan një adoleshent 15-vjeçar si të dyshuar, ndërsa reagimet publike kërkojnë unitet dhe lutje për shërimin e tij.
-
Itali/ Dështon referendumi për shtetësinë, pjesëmarrje e ulët në votim! Nismëtarët pranojnë humbjen
9 Qershor 2025, 15:08Në Itali, referendumi për lehtësimin e ligjeve mbi shtetësinë dhe mbrojtjen në punë dështoi për shkak të pjesëmarrjes së ulët, me vetëm rreth 23% të votuesve aktivë, duke mos arritur kuorumin e nevojshëm. Kjo përbën një humbje për opozitën e majtë dhe një fitore për kryeministren Giorgia Meloni, e cila kishte thirrur për bojkot të votimit.
-
Protestat në SHBA, gazetarja goditet me plumb gome në Los Angeles (VIDEO)
9 Qershor 2025, 13:40Një gazetare austrialiane u godit nga një plumb gome mes protestave kaotike që kanë përfshirë pjesë të Los Angeles në SHBA
-
Dikur tallej me Biden, por e pësoi vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit, pas tij edhe Marco Rubio (VIDEO)
9 Qershor 2025, 12:56Presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u penguan teksa hipnin në bordin e avionit presidencial Air Force One të dielën, gjatë udhëtimit drejt Camp David. Incidenti ndodhi pas një ndalese në Hagerstown, Maryland, ku Trump zhvilloi një bisedë të shkurtër me gazetarët.
-
Itali/ Po shëtiste me biçikletë, shqiptari qëllohet me plumb në kokë! Dërgohet në spital, EMRI dhe pistat e hetimit (FOTOT)
9 Qershor 2025, 11:28Dyshimet e para janë për një atentat për motive e rrethana për të cilat policia italiane po heton. Nuk përjashtohen hakmarrja, konfliktet apo një ngjarje aksidentale, ku dikush nga zona provonte armën e tij nga shtëpia për qitje. Kalimtarët menduan se ishte rrëzuar nga biçikleta, por mjekët zbuluan një plagë plumbi në fytyrën e 59-vjeçarit. Disa të shoqëruar
-
Pas telefonatës Trump-Xi Jinping, delegacioni amerikan dhe ai kinez takohen në Londër për bisedime mbi tarifat doganore
9 Qershor 2025, 09:33Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se një delegacion i lartë amerikan do të takohet me përfaqësuesit kinezë. Gjatë fundjavës, Pekini konfirmoi se zëvendëskryeministri He Lifeng do të marrë pjesë në bisedime.
-
Media amerikane zbulon sherrin Musk-Bessent para ‘ndarjes’ me Trump
9 Qershor 2025, 09:05Steve Bannon zbulon për Washington Post konfrontimin fizik në prill në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e Thesarit.
-
Sulmet ruse ndaj Europës/ Agjentë, sabotime dhe vrasje, cilat janë qëllimet e Moskës?
9 Qershor 2025, 08:35Studiuesit holandezë kanë mbledhur të dhëna mbi më shumë se 40 operacione të inteligjencës ruse në Evropë në vitin 2024. Në vitin 2021, para pushtimit të Ukrainës, kishte vetëm tre. Cilat janë qëllimet e Moskës?
-
‘Kemi dokumente sekrete rreth armëve bërthamore të Izraelit’, ministri iranian i Inteligjencës: Do t’i publikojmë së shpejti
9 Qershor 2025, 07:49Ministri iranian i Inteligjencës tha dje se Teherani ka siguruar mijëra dokumente që lidhen me objektet bërthamore të Izraelit dhe marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe vende të tjera, si dhe me aftësitë e tij mbrojtëse
-
Do të çonte ndihma në Gaza, forcat izraelite sekuestrojnë anijen e aktivistes Greta Thunberg! Aktivistët: Ekuipazhi u rrëmbye
9 Qershor 2025, 07:40Anija humanitare, që mbante ndihma për Gazën dhe shoqërohej nga 12 vullnetarë, përfshirë Greta Thunberg dhe eurodeputeten franko-palestineze Rima Hassan, është sulmuar dhe bllokuar nga ushtria izraelite.
-
SHBA/ Protestat kundër bastisjeve ndaj emigrantëve, Garda Kombëtare sulmon protestuesit! Përdoren shkopinj e gaz lotsjellës! Trump: Të arrestohet kush mban maskë
9 Qershor 2025, 07:19Trump: “Pushtuesit e huaj, duke valëvitur flamujt e vendit të tyre." Edhe marinsat janë gati. Cari kufitar Homan: “Arrestim për autoritetet që parandalojnë deportimet.” 500 marinsa janë gati për t’u vendosur në vend.
-
Fico: Sllovakia do të bllokojë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë nëse ato dëmtojnë interesat tonë kombëtare
8 Qershor 2025, 22:55Kryeministri sllovak Robert Fico ka deklaruar se Sllovakia do të bllokojë çdo sanksion të BE-së kundër Rusisë që dëmton interesat e saj kombëtare, duke ndaluar mbështetjen për masa që prekin importin e karburantit rus për centralet bërthamore. Nën drejtimin e Ficos, Sllovakia është distancuar nga aleatët perëndimorë duke ndalur ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe kundërshtuar sanksionet tregtare që sipas tij dëmtojnë më shumë BE-në sesa Rusinë.
-
Medvedev për Ukrainën: Dezinfektimi kundër 'parazitëve' vazhdon
8 Qershor 2025, 22:48Dmitry Medvedev kërcënoi Ukrainën duke thënë se nëse refuzon të pranojë realitetin e luftës në negociata, do të përballet me 'realitete të reja' ushtarake, duke përshkruar ofensivën ruse si një dezinfektim kundër parazitëve. Ai njoftoi fillimin e një ofensive në rajonin e Dnepropetrovskit dhe përdori shprehje të ashpra dhe fyese për udhëheqjen ukrainase.
-
Mos e humbisni 'Hënën Luleshtrydhe'! Kur dhe ku mund ta ndiqni?
8 Qershor 2025, 22:16Një 'Hënë Luleshtrydhe do të shfaqet më 11 qershor, duke ofruar një spektakël unik me hënë më të vogël dhe më të zbehtë se zakonisht, e cila do të ketë një ngjyrë të artë në qiell. Ky fenomen, që ka emrin e tij nga traditat e fisit Algonquian, është koha ideale për ta parë në perëndim të diellit, veçanërisht në Amerikën e Veriut.
-
Protesta kundër dëbimit të emigrantëve në Los Angelos/Përplasjet e protestuesve me policinë përmes fotove
8 Qershor 2025, 20:01Protesta kundër dëbimit të emigrantëve në Los Anxhelos u kthye në përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku përdoren masa të ashpra për shpërndarjen e turmës. Ngjarja shkaktoi reagime të shumta në komunitetin lokal dhe kombëtar, ndërsa fotot më poshtë ilustrojnë trazirat e sotme.
-
Gjermania, plane për zgjerimin e rrjetit të bunkerëve nga frika e një sulmi rus
8 Qershor 2025, 19:22Lajmi është bërë i ditur nga Ralph Tiesler, drejtori i Zyrës Federale për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën në Rast Katastrofash (BBK), i cili paralajmëroi se shteti gjerman duhet të jetë i përgatitur për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme.