Bota
-
Itali/ Me 8 kg kokainë të pastër në makinë, karabinierët prangosin shqiptarin! E tradhtoi nervozizmi
Operacioni u krye në zonën e Oleggio, në Novara, teksa droga ishte e paketuar dhe fshehur brenda mjetit me të cilin udhëtonte autori, i cili nuk kishte precedentë penalë
1 Qershor 2025, 09:45 -
Lufta në Gaza/ Izraeli bombardon ndihmat humanitare, 30 të vrarë dhe 120 të plagosur! Autoritetet: Kurthe masive vdekjeje!
1 Qershor 2025, 08:42IDF dyshohet se goditi një pikë grumbullimi të Fondacionit Humanitar në Gaza, në një zonë të caktuar si të sigurt për civilët e evakuuar. Izraeli nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare, teksa nga Gaza drejtojnë gishtin drejt tyre: Një sulm i qëllimshëm drejt civilëve të paarmatosur, duke përdorur urinë si kurth
-
Finalja e Champions League/ Festa shndërrohet në ‘luftë guerrile' në Paris! Molotov nga ultrasit dhe gaz lotsjellës nga policia, 2 të vdekur dhe 560 të arrestuar (VIDEO)
1 Qershor 2025, 08:38PSG dominoi fillimin e finales së Champions League në Mynih kundër Interit, por tensionet shpërthyen në Champs-Elysees dhe rreth Parc des Princes, ku tifozët u mblodhën masivisht për të parë ndeshjen nga distanca dhe për të festuar. Qyteti kthehet në arenë gladiatorësh mes tifozëve dhe policisë.
-
Rusi/ Treni i pasgjerëve dhe i mallrave dalin nga shinat pas shembjes së dy urave, shtatë të vdekur! Kievi pranon sulmin
1 Qershor 2025, 08:22Të paktën shtatë persona vdiqën pas shembjes së dy urave hekurudhore në Rusi gjatë natës. Shkaku i të dy incidenteve mbetet ende i panjohur dhe autoritetet nuk kanë identifikuar asnjë të dyshuar deri tani.
-
Vetëm për një selfie, turisti sulmohet nga një tigër në Tajlandë (VIDEO)
31 Maj 2025, 22:50Në video shihet qartë që një punonjës i parkut përpiqet ta shtyjë tigrin me një shkop, ndërsa burri afrohet. Kafsha reagon papritur duke u hedhur mbi turistin dhe e rrëzon përdhe, ndërsa në sfond dëgjohen ulërima të tmerruara.
-
'Fushatë frike', studentët ndërkombëtarë të tronditur nga pezullimi i vizave në SHBA
31 Maj 2025, 22:23Pezullimi i përkohshëm i vizave studentore nga SHBA ka shkaktuar frikë dhe pasiguri te mijëra studentë ndërkombëtarë, të cilët rrezikojnë të humbasin mundësitë akademike për shkak të kontrollit të rreptë mbi rrjetet sociale. Shumë prej tyre ndihen të refuzuar dhe të padëshiruar, duke u detyruar të rishikojnë planet për të ardhmen.
-
Ford tërheq 29,000 automjete nga tregu amerikan, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve
31 Maj 2025, 21:40Tërheqja e 29 mijë automjeteve ka të bëjë me tregun amerikan.
-
Koreja e Veriut përdor dron misterioz për të shpëtuar anijen e dëmtuar luftarake
31 Maj 2025, 21:22Koreja e Veriut ka vendosur dronë misteriozë pranë anijes së saj të dëmtuar luftarake për të ndihmuar riparimin dhe mbrojtjen nga vëzhgimi i jashtëm. Anija, e cila është pjesërisht e zhytur dhe e shtrirë në anë pas një dështimi lansimi, po përballet me një operacion të komplikuar shpëtimi dhe riparimi.
-
Iranit i zbulohen programe sekrete bërthamore në raportin e OKB-së
31 Maj 2025, 20:42Një raport i OKB-së zbulon se Irani ka kryer aktivitete sekrete bërthamore me materiale të padeklaruara në tre lokacione, duke shkelur detyrimet ndërkombëtare për mos-përhapjen e armëve bërthamore. Këto zbulime pritet të sjellin pasoja diplomatike serioze dhe mund të çojnë në përshkallëzim të programit bërthamor të Iranit.
-
Trump dyfishoi tarifat doganore për çelikun dhe aluminin, BE: Keqardhje, po minon përpjekjet për negociata! Paralajmëron kundërmasa
31 Maj 2025, 20:25Pasi presidenti amerikan njoftoi dyfishimin e tarifave doganore në 50% për importet e çelikut dhe aluminit, ka reaguar BE. Në një deklaratë, unioni shpreh keqardhje ndërsa paralajmëron edhe kundërmasa.
-
Merz udhëton javën e ardhshme drejt SHBA, do të takohet me Trump! Çështjet e 'nxehta' që do diskutojnë
31 Maj 2025, 17:38Ky do të jetë takimi i tyre i parë që kur Merz mori detyrën më 6 maj.
-
Lufta në Gaza, paralajmërimi i OKB-së: Të gjithë po vuajnë nga uria! Përplasja Macron-Izrael
31 Maj 2025, 17:28Elysee: Njihni Palestinën. Përgjigja: 7 tetori është një festë për ty. Berlini shqyrton ndalimin e armëve. Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi është afër.
-
Mesazhi tronditës në rrjete sociale për vajzën e Melonit: I uroj të njëjtin fat si Martina! Kryeministrja italiane: Nuk është përplasje politike, por klimë e sëmurë
31 Maj 2025, 16:59Një mesazh në rrjete sociale ndaj vajzës së Melonit ka shkaktuar reagime të ashpra. Postimi, i bërë nga një person që pretendon se punon në ministrinë e Arsimit dhe Meritës, është denoncuar nga ‘Fratelli d’Italia ndërsa ministri Giuseppe Valditara ka urdhëruar verifikime të brendshme për të identifikuar personin.
-
Hamasi i përgjigjet planit të SHBA-së: Të gatshëm të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në pesë faza! Witkoff: E papranueshme
31 Maj 2025, 14:51Dështojnë bisedimet për armëpushim të paraqitura nga i dërguari i SHBA-së në Lindjen e Mesme.
-
Turqi/ Protestuan kundër arrestimit të Imamoglu, 47 urdhër-arreste, në pranga 1 ish deputet dhe 5 kryetarë bashkish
31 Maj 2025, 12:01Autoritetet turke nisën një valë të re arrestimesh të kryetarëve të bashkive të Partisë Republikane Popullore dhe zyrtarëve të opozitës kryesore mëngjesin e këaj të shtune, pas reagimeve të vazhdueshme në vendin fqinj për paraburgimin e Ekrem Imamollu.
-
Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?
31 Maj 2025, 09:40Rusia dëshiron të rifillojë negociatat për luftën në Ukrainë. Një delegacion pritet të dërgohet në Turqi për këtë qëllim. Ukraina kërkon të mësojë më shumë rreth kërkesave të palës ruse, paraprakisht.
-
Tajvani, Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Kina po përgatitet të përdorë forcën, sulmi mund të jetë i afërt
31 Maj 2025, 09:06Shtetet e Bashkuara nuk duan një përplasje me Kinën, por nuk mund të mbyllin sytë para rrezikut që paraqet një vend si Kina, e cila – sipas Uashingtonit – po përgatitet seriozisht për të përdorur forcën ushtarake me qëllim që të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në rajonin e Azisë dhe Paqësorit.
-
Izraeli: Hamasi të pranojë marrëveshjen e armëpushimit të propozuar nga SHBA, ose do të shkatërrohet
31 Maj 2025, 08:58Izraeli është nën presion ndërkombëtar në rritje për shkak të situatës humanitare në Rripin e Gazës, ku një bllokadë disa mujore ka shkaktuar mungesa të rënda të ushqimit, ilaçeve dhe mallrave esenciale.
-
Lufta/ Dronët ukrainas sulmojnë rajonin Kursk të Rusisë, 10 persona të plagosur
31 Maj 2025, 07:44Dhjetë persona u plagosën në një sulm me dron ukrainas në rajonin Kursk të Rusisë. Kështu ka raportuar Alexander Khinshtein, guvernatori në detyrë i rajonit, duke shtuar se shtatë persona u plagosën në distriktin Rylsk dhe tre të tjerë në distriktin Lgov.
-
Njoftim i radhës nga Trump: Taksat mbi çelikun do të dyfishohen dhe do të arrijnë në 50%
31 Maj 2025, 07:25Presidenti Donald Trump ka njoftuar se SHBA do të dyfishojë tarifën aktuale për importet e çelikut dhe aluminit nga 25% në 50%, duke filluar nga e mërkura. Trump tha se kjo masë do të ndihmonte në rritjen e industrisë lokale të çelikut dhe furnizimit kombëtar, ndërsa do të reduktonte varësinë nga Kina.