Bota
-
Lëkundje të reja deri në magnitudë 5.1 ballë në orët e fundit. Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti, mijëra të plagosur. 135 të zhdukur në Mianmar dhe 83 në Tajlandë, kërkime edhe me qen Sniffer. Nga Mbretëria e Bashkuar 10 milionë paund ndihma humanitare
30 Mars 2025, 07:55 -
Sulmet ruse me dronë, Zelensky: Presim reagim të fortë nga Perëndimi, Rusia po pengon përpjekjet për t'i dhënë fund luftës
29 Mars 2025, 22:45Zelensky kërkon një reagim të fortë nga Perëndimi lidhur me sulmet e vazhdueshme ruse me dronë ndërsa zhvillohen negociata për t'i dhënë fund luftës tre vjeçare në Ukrainë.
-
Pas bisedave në Signal, sekretari amerikan i Mbrotjes sërish nën kritika/ Pete Hegseth u shoqërua nga gruaja në takime sekrete ushtarake
29 Mars 2025, 22:44Takimi u zhvillua në një kohë kritike për aleancën transatlantike dhe kishte të bënte, ndër të tjera, me arsyetimin e këtij vendimi si dhe me veprimet e ardhshme të përbashkëta ushtarake. Të pranishëm ishin edhe zyrtarë të tjerë të lartë, si Admirali Tony Randakin, kreu i forcave të armatosura britanike. Nuk dihet nëse Jennifer Hegseth ka ndonjë nivel sigurie, dhe Pentagoni nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje.
-
Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Rafah të Gazës, ushtria pranon sulmin ndaj autoambulancave
29 Mars 2025, 22:19Ushtria izraelite ka pranuar gjithashtu se gabimisht ka hapur zjarr ndaj ambulancave dhe zjarrfikësve në jug të enklavës, gjatë një operacioni të synuar kundër anëtarëve të Hamasit, raporton Corriere della Sera.
-
Në këmbim të pengjeve palestinezë, udhëheqësi i Hamasit pranon nga ndërmjetësuesit egjiptian 50 ditë armëpushim me Izraelin
29 Mars 2025, 22:10Ai shprehu shpresën se Izraeli nuk do të ndërmarrë veprime që do të dëmtojnë zbatimin e tij. Deklarata e Al-Hayya erdhi menjëherë pas raportimeve se Hamasi kishte rënë dakord për lirimin e pesë pengjeve izraelitë, në këmbim të një armëpushimi 50-ditor dhe lirimin e të burgosurve palestinezë.
-
Trump takohet me presidentin e Finlandës, diskutojnë për blerjen e akullthyesve nga SHBA
29 Mars 2025, 21:53Presidenti i SHBA, Donald Trump u takua të shtunën me homologun finlandez, Alexander Stubb, të cilët diskutuan për forcimin e partneritetit dypalësh, duke përfshirë blerjen e akullthyesve për Shtetet e Bashkuara.
-
‘S’keni bërë punë të mirë për Groenlandën’, Danimarka i përgjigjet JD Vance: Nuk është mënyra e duhur për t’iu drejtuar një aleati të SHBA
29 Mars 2025, 21:39Në një postim në X, ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen tha se janë të hapur ndaj kritikave, por tha se kjo nuk është mënyra se si Vance duhet t’i drejtohet një aleati të ngushtë të SHBA.
-
Sot eklipsi i pjesshëm diellor, njerëzit në hemisferën veriore shijojnë shfaqjen qiellore
29 Mars 2025, 20:59Ekspertët e qiellit nëpër një zonë të gjerë të hemisferës veriore patën një shans për të parë hënën të zinte një pjesë të diellit ndërsa eklipsi përfshiu pjesën nga Kanadaja lindore në Siberi. Eklipsi i pjesshëm, i cili është i pari i vitit dhe i 17-ti i këtij shekulli, zgjati rreth katër orë nga ora 08:50 GMT deri në 12:43 GMT.
-
Pse ka rëndësi njohja e Kosovës nga Kenia?
29 Mars 2025, 19:06Si shtet me fuqi të konsiderueshme në Afrikën Lindore, njohja e Kosovës nga Kenia shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi. Liderët e dy vendeve shfaqën shpresa dhe shqetësime për ndikimin e mundshëm, të cilin eksperti Gëzim Visoka e cilëson si një “pikë kthese”.
-
Pas tërheqjes së SHBA, OBSH propozon pushime nga puna dhe shkurtime buxhetore
29 Mars 2025, 19:08Problemet e mëdha të shkaktuara nga vendimi i Donald Trump për të tërhequr SHBA-të nga Organizata Botërore e Shëndetësisë pasqyrohen në një memo të brendshme të organizatës, raporton Reuters.
-
U padit për plagjaturë në hitin 'Levitating'/ Dua Lipa fiton çështjen e së drejtës së autorit, gjykata hedh poshtë akuzat
29 Mars 2025, 18:51Në një deklaratë me shkrim, gjyqtarja e qarkut të SHBA, Katherine Polk Failla vendosi se nuk kishte një 'ngjashmëri thelbësore' midis dy pistave dhe hodhi poshtë padinë. Përveç 'Wiggle and Giggle All Night', L. Russell dhe Linzer kishin pohuar gjithashtu se 'Levitating" kishte përdorur elementë të këngës së Miguel Bosé të vitit 1980 'Don Diablo', për të cilën ata zotërojnë gjithashtu të drejtën e autorit.
-
Pjesë e trafikut të kokainës në Belgjikë/ Del në bisedat e Sky Ecc politikani shqiptar, pasi arrestohet, lirohet me kusht
29 Mars 2025, 18:38Detektivët nga FGP Antwerp bastisën pesë vende të martën, duke përfshirë bashkinë e përkohshme në Meerminne, zyrat e OCMW Mortsel në Deurnestraat dhe adresat në Wilrijk dhe Antwerp.
-
Ambasada amerikane paralajmëron prerazi: Kush mashtron për të marrë vizë, punon pa lejen përkatëse ose qëndron në SHBA pas skadimit të saj, mund të dënohet me burg
29 Mars 2025, 18:00Në një njoftim të ambasadës amerikane në Tiranë njoftim thuhet se çdo person që përpiqet të mashtrojë për të marrë një vizë, punon pa leje ligjore ose qëndron në SHBA pas skadimit të vizës apo lejes së hyrjes pa vizë, do të përballet me pasoja të rënda ligjore.
-
Itali/ Banda kriminale grabit furgonat e blinduar me miliona euro, ishin paratë e pensioneve (VIDEO)
29 Mars 2025, 16:58Një grup i armatosur ka sulmuar pasditen e së premtes dy furgona të blinduar që transportonin para.
-
-
Protesta të vazhdueshme në Turqi, Erdogan: Policia do të ndërhyjë, nuk do të qëndrojmë indiferentë
29 Mars 2025, 16:34Imamoglu, i cili kryeson ndaj Erdogan në disa sondazhe, u burgos në pritje të gjyqit mbi akuzat për korrupsion të dielën që shkoi, duke nxitur protestat më të mëdha antiqeveritare në më shumë se një dekadë, të cilat kanë çuar në arrestime masive në mbarë vendin.
-
Kompania xAI e Elon Musk blen platformën sociale X për 33 miliardë dollarë
29 Mars 2025, 15:49Marrëveshja, e realizuar tërësisht përmes aksioneve dhe e shpallur të premten, bashkon dy nga kompanitë e shumta të Musk, të cilat përfshijnë gjithashtu prodhuesin e automjeteve Tesla dhe kompaninë hapësinore SpaceX. Ky bashkim mund të lehtësojë gjithashtu aftësinë e Musk për të trajnuar modelin e tij të inteligjencës artificiale, të njohur si Grok.
-
Gjykata e New York pezullon mbylljen e Zërit të Amerikës
29 Mars 2025, 15:02Një gjykatës federal të premten urdhëroi administratën e presidentit të SHBA, Donald Trump, që të ndalonte përkohësisht përpjekjet e saj për të mbyllur Zërin e Amerikës.
-
‘Keni 72 orë të pajiseni me ushqimet bazë, Orban reagon ashpër ndaj thirrjes së BE: Brukseli po përgatitet për luftë
29 Mars 2025, 09:55BE i ka kërkuar qytetarëve të saj të grumbullojnë sa të munden ushqime dhe furnizime jetike për t'i mbajtur ata të sigurt për të paktën 72 orë, nëse ndodh kriza e luftës. Paralajmërimi u bë nga Komisioni Europian.
-