Kosova & Rajoni
-
Ka një vit që nuk janë ulur përballë njëri-tjetrit, ndonëse pro bisedimeve shprehen të dy. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë takuar për herë të fundit më 14 shtator të vitit 2023.
12 Shtator 2024, 22:06 -
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, arrestohet një serb
12 Shtator 2024, 18:21Një i dyshuar për krime lufte në Kosovë është arrestuar më 12 shtator, bëri të ditur Policia e Kosovës
-
BE mirëpret shpalljen e aktakuzës për rastin e Banjskës - thirrje Serbisë për bashkëpunim
12 Shtator 2024, 17:50Bashkimi Evropian mirëpriti të enjten shpalljen e aktakuzës nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës ndaj personave të përfshirë në sulmin e një viti më parë në fshatin Banjskë në veri të vendit, ndërsa theksoi se pret bashkëpunimin e Serbisë për këtë çështje
-
Vuçiç bisedon për Kosovën me ambasadorin e BE-së në Serbi
12 Shtator 2024, 16:16Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ku ka kërkuar që shtetet e bllokut të “kundërshtojnë arbitraritetin e Prishtinës”
-
Ambasadori i SHBA në Serbi, Christopher Hill: Kërkojmë që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
11 Shtator 2024, 17:21Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se sa i përket aktakuzës të ngritur nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë, shteti i tij avokon që sulmuesit të mbahen përgjegjës.
-
Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm
11 Shtator 2024, 16:35Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali e cila po zhvillon vizitën e parë zyrtare që nga marrja e detyrës së re
-
Greqi/ Plagosi me thikë bashkatdhetarin në Kretë, dorëzohet në polici shqiptari
11 Shtator 2024, 16:14Një burrë me origjinë shqiptare i cili dyshohet se është autori i goditjes brutale me thikë të një 35-vjeçari, po me origjinë shqiptare është vendosur në pranga nga autoritetet greke
-
Sulmi terrorist në Banjskë ku humbi jetën polici Bunjaku, Prokuroria e Kosovës akuzon 45 persona
11 Shtator 2024, 12:44Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi sot se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave - në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq - për sulmin e armatosur në Banjskë.
-
Konjufca: Kosova në pritje të statusit të vendit kandidat të BE-së
10 Shtator 2024, 22:36Kryeparlamentari Glauk Konjufca priti sot në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, ambasadorin Aivo Orav, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, agjendën evropiane të Kosovës dhe përparimin në procesin e reformave për integrimin evropian.
-
Greqi/ Kapet sasi e madhe kokaine, kanabisi dhe arsenal armësh, vihet në pranga çifti shqiptar
10 Shtator 2024, 20:48Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe droge dhe një arsenal armësh, ndërkohë që në pranga kanë rënë një çift shqiptarësh.
-
Beleri flet hapur për burgun, Ramën dhe agjendën greke në Shqipëri! Ishte vetëm 22-vjeç kur u kap i armatosur pas sulmit në Peshkëpi
10 Shtator 2024, 19:03Fredi Beleri ka dhënë një intervistë për gazetën greke Kathimerini, duke mos i fshehur qëllimet që politika greke ka në Shqipëri, duke e përdorur edhe atë si vegël për arritjen e këtyre qëllimeve.
-
Dialogu Kosovë-Serbi/ Stano: Zbatimi i marrëveshjes kërkesë e Brukselit dhe e Uashingtonit
10 Shtator 2024, 17:30Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano u tha gazetarëve se nuk ka çfarë të shtojë më shumë lidhur me pohimet e emisarit evropian për dialog Miroslav Lajçak se Serbia e ka tërhequr letrën me anë të së cilës konteston disa pika nga Marrëveshja e Ohrit
-
Kosovë/ Albin Kurti për hapjen e Urës së Ibrit: Po i presim Quint-in dhe KFOR-in! Komandanti i forcave të NATO-s takohet me ambasadorin e BE-së
10 Shtator 2024, 17:19Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë gati për hapjen e urës së Ibrit, teksa shtoi se janë duke pritur miratimin e Quint-it dhe KFOR-it.
-
Arrestohet në veri të Mitrovicës politikani serb Aleksandar Arsenijeviç
10 Shtator 2024, 17:10Lideri i Demokracisë Serbe Aleksandar Arsenijeviç është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës.
-
'Brenda 72 orëve' Vuçiç paralajmëron kërkesa të Serbisë lidhur me 'sulmet ndaj serbëve në Kosovë' pas takimit me Lajçak e ambasadorin amerikan
10 Shtator 2024, 14:26Presidenti i Serbisë ka thënë se në 72 orët e ardhshme do t’i adresohet publikut për “ato që bashkësia ndërkombëtare nuk i ka përmbushur, për ato që Serbia kërkon, dhe synon të bëjë”.
-
Lajçak viziton Serbinë më 10 shtator
9 Shtator 2024, 22:36I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Beogradin më 10 shtator. Presidenca serbe njofton se Lajçak do të zhvillojë takim me presidentin Aleksandër Vuçiç.
-
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Vulin diskuton për Kosovën me sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë
9 Shtator 2024, 18:18Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Sergei Shoigu, njoftoi Qeveria e Serbisë.
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Konjufca: Ndërkombëtarët po tregohen të njëanshëm
9 Shtator 2024, 16:45Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë të hënën se bashkësia ndërkombëtare po tregohet e njëanshme kur bëhet fjalë për raportet e saj me Kosovën dhe me Serbinë, dhe se duhet të jetë më e përcaktuar se çfarë dëshiron prej dy vendeve.
-
Greqi/ U kapën me 585 kg kokainë një vit më parë, Apeli i Selanikut dënon me burg përjetë 5 shqiptarët! Zjarrfikësi nga Fieri: Mendova se pakot ishin me hashash
9 Shtator 2024, 15:58Burg përjetë për shqiptarët e arrestuar në Selanik një vit më parë, të cilët u kapën me 585 kg kokainë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Selanik.
-
'Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira' Mitsotakis: Çështja e pronave të minoritetit grek, kusht kryesor për integrimin në BE
9 Shtator 2024, 10:47Sipas Mitsotakis çështja e të drejtave pronësore nuk ka dalë asnjëherë nga axhenda greke. Më tej kryeministri grek shtoi se kjo çështje po rikthehet dhe me ndihmën edhe të Fredi Belerit në Parlamentin Europian, të drejtat pronësore të minoritetit grek në Shqipëri të respektohen plotësisht.
