Kosova & Rajoni
-
SKEDA/ Dialogu Kosovë-Serbi në ngërç prej tre vjetësh, ku ka ngecur dhe çfarë kartash ka ende BE-ja?
Në raportet e sivjetme të progresit, Komisioni Evropian kritikon Kosovën dhe Serbinë për mospërmbushjen e detyrimeve për dialogun. Prishtina e kushtëzon rikthimin në takimet e nivelit të lartë me dorëzimin e Milan Radoiçiçit. Beogradi këmbëngul në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
4 Nëntor, 21:00 -
Ndryshimet në Ligjin për Specialen, BE: Rrezikojnë të minojnë çdo përparim, jemi në dialog me Qeverinë e Kosovës
4 Nëntor, 20:47Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara u iniciuan nga Partia Demokratike e Kosovës dhe u miratuan më 6 tetor. Pas këtij vendimi, komuniteti evropian shprehu shqetësime lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe për pavarësinë e gjykatës me seli në Hagë.
-
Progresraporti i KE për Kosovën: Ngecje në reformat kyçe për integrimin në BE, pak përparim në dialogun me Serbinë
4 Nëntor, 20:29Raporti evidenton rënie të numrit të vendimeve përfundimtare dhe dënimeve për korrupsion të nivelit të lartë, si dhe mangësi në mbikëqyrjen parlamentare të Qeverisë. Megjithatë, jo të gjitha vlerësimet janë negative.
-
‘Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë disa herë, policia e la në duart e vrasësit’, DW: Femicidi që tronditi Kosovën, ‘kolaps i shtetit’
4 Nëntor, 10:13Ajo denoncoi bashkëshortin, paralajmëroi për vëllain e tij dhe iu lut institucioneve për mbrojtje - por policia nuk reagoi në mënyrë të duhur. Vrasja e Arlinda Zekajt nxjerr në pah dështimin të institucioneve shtetërore.
-
Ishte nisur drejt Izraelit, kërcënim për bombë në një anije turistike në ishullin grek! 7 alarme të ngjashme edhe në aeroportet e Europës
3 Nëntor, 19:09Anija “Crown Iris”, me flamur të Panamasë, pritej të lundronte drejt Haifës, me 940 pasagjerë dhe 597 anëtarë të ekuipazhit në bord, kur mbërriti kërcënimi. Personeli i Rojës Bregdetare, i ndihmuar nga një qen i specializuar për zbulimin e eksplozivëve dhe një zhytës, kontrolloi anijen.
-
Kosovë/ Pas 27 vitesh zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Identifikohen me ADN mbetjet mortore në Kalludër dhe Jabukë
3 Nëntor, 18:50Sipas njoftimit Komisioni në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ka informuar tashmë familjet e tre intelektualëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare, të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë nga forcat e armatosura serbe në prill të vitit 1999.
-
Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse
3 Nëntor, 17:01Paketa e tetorit përfshin 826 kompani ruse dhe 743 persona që drejtojnë këto kompani. Sipas arsyetimit të Këshillit të BE-së, kompanitë janë pjesë e kompleksit ushtarako-industrial rus, ndërsa personat janë përfshirë në listën e sanksioneve për shkak të mbështetjes që i japin këtij sektori.
-
Kosovë/ U ekzekutua vetëm 22 ditë pasi kishte kërkuar mbrojtje emergjente nga gjykata, pas 15 vitesh ngrihet aktakuzë për vrasjen e Diana Kastratit
3 Nëntor, 15:40Më 17 janar 2011, Diana kishte paraqitur padi për shkëputjen e bashkësisë jashtëmartesore me A.J., për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes tyre, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2013.
-
Gjobvënie përmes zjarreve e granatave, arrestohen 5 persona në Greqi! Dyshohet se grupi drejtohej nga i burgosuri shqiptar ‘me famë’ (EMRI)
3 Nëntor, 14:41Një operacion policor ka filluar që nga orët e para të së martës në Greqi për të shpërbërë një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës dyshohet se janë të përfshirë në gjobvënie ndaj bizneseve, shpërthime granatash si dhe në një tentativë vrasjeje.
-
Mali i Zi mund ta nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit në BE në qershor 2027
3 Nëntor, 13:59Mali i Zi pritet t’i mbyllë kapitujt e mbetur të negociatave gjatë dy konferencave ndërqeveritare, në nëntor dhe dhjetor të këtij viti.
-
Analiza: Vuçiç dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet
3 Nëntor, 11:14Humbjeve të tyre zgjedhore u paraprinë akuzat e kundërshtarëve politikë për korrupsion të përhapur, keqpërdorim të pushtetit, pasurim të paligjshëm dhe vënie të institucioneve shtetërore nën kontroll politik.
-
Tragjedia në Gjilan/ 27-vjeçari dhe babai i tij të përfshirë në vdekjen e dy familjarëve
2 Nëntor, 22:53Masa e sigurisë u vendos ditën e sotme, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan. Sipas dyshimeve të hetuesve, ai ka vrarë djalin e tij, pas një konflikti fizik në banesën e familjes në orët e para të 1 nëntorit.
-
A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?
2 Nëntor, 19:30Ndryshimi politik në Serbi erdhi pas një vale protestash të nxitura nga shembja e një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.
-
Identitete për 2 dollarë: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani
2 Nëntor, 15:55Rydox-i funksionoi nga viti 2016 deri më 2024. Sipas FBI-së, përmes tij u kryen mbi 7.600 transaksione, ndërsa Departamenti amerikan i Drejtësisë i vlerëson të ardhurat në të paktën 232.000 dollarë. Të dy vëllezërit pranuan fajësinë para drejtësisë amerikane. Njëri u dënua, ndërsa tjetri e pret dënimin.
-
Stuhi e fuqishme në ishullin grek të Rodosit, dhjetëra banesa e biznese nën ujë! Rrjedha merr përpara mbi 60 automjete, pezullohet mësimi (VIDEO)
2 Nëntor, 15:16Në Arkangelos, sasia e madhe e ujit që u grumbullua brenda një kohe të shkurtër shkaktoi daljen e lumit nga shtrati dhe përmbytje në disa zona të rajonit. Bashkia e Rodosit vendosi pezullimin e mësimit për ditën e sotme në shkollat që ndodhen në njësitë administrative të Arkangelosit, Afandout, Lindosit dhe Rodosit Jugor.
-
Ishte propozuar për t’u sanksionuar nga SHBA, autoritetet në Serbi arrestojnë biznesmenin Macura! Dyshohet se nxori në mënyrë të paligjshme 380 milionë euro nga kasaforta e bankës
2 Nëntor, 14:40Ai ishte në qendër të vëmendjes edhe në tetor, kur kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, kërkoi nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, vendosjen e sanksioneve ndaj tij dhe tre biznesmenëve të tjerë serbë, të cilët i përshkroi si të afërt me pushtetin e Aleksandar Vuçiçit.
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, nis punën Komisioni Hetimor në Kosovë! Haxhiu kërkon përfshirjen e Prokurorisë Speciale: Të hetohen mosveprimet e zyrtarëve
2 Nëntor, 13:12Komisioni Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt ka nisur punën në Kosovë, me synimin për të zbardhur veprimet dhe mosveprimet e institucioneve që kishin për detyrë mbrojtjen e 49-vjeçares.
-
Iliana Yotova fiton bindshëm balotazhin zgjedhor në Bullgari, pritet të bëhet gruaja e parë Presidente e vendit! Mbështet zgjidhjen paqësore të konfliktit në Ukrainë
2 Nëntor, 10:04Gjatë fushatës, Iliana Yotova ka mbrojtur vazhdimisht një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë përmes negociatave me Rusinë. Ajo e ka cilësuar veten si një “Presidente të Paqes” për Bullgarinë.
-
Kush po përpiqet të destabilizojë Malin e Zi? Spajiç ngre dyshime për ndikimin e Beogradit, kërkohet hetim për kompanitë serbe në Podgoricë
1 Nëntor, 16:34Në Mal të Zi po kërkohet një hetim parlamentar për të zbuluar nëse kompani të lidhura me Serbinë kanë ushtruar ndikim politik përmes televizioneve malazeze.
-
Tragjedi në Gjilan, 27-vjeçari gjendet i vdekur me foshnjen, arrestohet i ati! Reagon kryebashkiaku: Rrethanat s'janë sqaruar, organet e drejtësisë të zbardhin rastin
1 Nëntor, 16:33Një 65-vjeçar është arrestuar në fshatin Demiraj të Gjilanit për “vrasje të rëndë”, pasi fillimisht u raportua se një 27-vjeçar dhe një foshnje u gjeten të vdekur në shtëpinë e tyre. I dyshuari është babai 65-vjeçar i të riut, i cili është arrestuar.