Politikë
-
Shtyhet për nesër mbledhja e komisionit hetimor parlamentar për TIMS.
10 Qershor 2024, 10:59 -
Rienergjizimi/ PS mbledh nesër Asamblenë, hapet me fjalën e Ramës! Vendoset data për Kongresin
10 Qershor 2024, 10:31Partia Socialiste mbledh për herë të katërt brenda këtij viti Asamblenë Kombëtare. Takimi i radhës mbahet nesër online në orën 17:00, në funksion të procesit të rienergjizimit.
-
Beleri eurodeputet, në Himarë nis festa me fishekzjarre
9 Qershor 2024, 22:46 -
Ministri Igli Hasani nis nesër vizitat në Suedi dhe Finlandë
9 Qershor 2024, 17:08Gjatë qëndrimit dy ditor në Stokholm, Ministri Hasani do të ketë takime me grupe interesi dhe agjenci suedeze të fokusuara në drejtim të tregtisë dhe investimeve.
-
Programi i PL-së për fermerët, Meta: 1 mijë euro pagesë direkte për çdo hektar vreshta! Mbështetje edhe ndaj blegtorisë
9 Qershor 2024, 15:18Meta nënvizoi se, programi konkret i PL për të mbështetur fermerët shqiptarë synon pagesë direkte për çdo kokë dele apo dhi me 60 euro për kokë për çdo fermë blegtorale me 30 krerë të imta, nga 12 euro për kokë për fermat me mbi 100 krerë që është aktualisht.
-
Begaj në Festivalin Folklorik të Pilurit: Tekstet e këngëve tuaja kanë ndikuar në formimin e ndërgjegjes patriotike
9 Qershor 2024, 11:18Presidenti Bajram Begaj, ishte i pranishëm në festivalin folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë”, që u zhvillua në Pilur të Vlorës, në sofrën që pret çdo vit këngëtarë, instrumentistë, valltarë dhe krijues nga të gjitha viset shqiptare.
-
Basha dhe Aurela rikthehen si ish-studentë në universitetin e Holandës: Të vendosur për krijimin e standardeve evropiane
8 Qershor 2024, 19:15Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Holandë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e pritjes për ish-studentët e Universitetit Utrehtit, ku ka studiuar bashkë me bashkëshorten e tij, Aurelën
-
Ministrja e Shëndetësisë: Rritje e pagave nga korriku për 20 mijë mjekë e infermierë
8 Qershor 2024, 17:01Në fjalën e saj, Koçiu tha se “nga korriku pagat e pothuajse 20 mijë mjekëve dhe infermierëve do të rriten, duke bërë një hap tjetër drejt standardeve europiane”
-
Veliaj me socialistët e Njësisë 5: Mobilizim për fitoren e katërt të Edi Ramës
8 Qershor 2024, 16:54Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se PS ka nisur mobilizimin për fitoren e katërt të kryeministrit Edi Rama. Në vijim të turit të mirënjohjes nëpër njësi, në prag të 33-vjetorit të PS, Veliaj tha se ajo është e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet
-
VIDEO/ Ilir Meta takohet me fermerin: Do japim nga 200 euro për çdo kokë lopë
8 Qershor 2024, 16:28Në një video të shpërndara në rrjetet sociale, nga fshati, në krah të një bariu, Ilir Meta tha se do tu japin nga 200 euro për çdo kokë lope
-
Denoncon Partia e Lirisë: Në tregun farmaceutik mungojë barna që trajtojnë sëmundjet kronike për pacientët
8 Qershor 2024, 16:12Partia e Lirisë ka denoncuar mungesën e barnave në tregun farmaceutik, të cilat janë për të trajtuar sëmundjet kronike për pacientët
-
Prodhimi i armëve 'Made in Albania'/ Kompanitë 10 vjet pa taksa nëse investojnë të paktën 25 mln euro! AIM jep licencat, e emëron kryeministri
8 Qershor 2024, 09:31Qeveria merr hapin tjetër për të nxitur prodhimin e armëve ‘Made in Albania”. Në pr/ligj sanksionohet se kompanitë duhet të investojnë të paktën 25 mln euro dhe duhet të planifikojë një investim të drejtpërdrejtë brenda vitit te pare te aktivitetit prej 5 milion Euro. Drejtori, struktura dhe organika e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes miratohen me urdhër të kryeministrit e propozim të ministrit të Mbrojtjes.
-
Turizmi malor, Rama: Do mbështesim ngritjen e bujtinave! Bankat do mundësojnë kredi ku barrën kryesore ta ketë shteti
8 Qershor 2024, 08:42Pas hovit që mori turizmi detar qeveria synon rivitalizimin dhe turizmin malor. Një program që synon mbështetjen e rrjetit të bujtinave nëpër male po punohet dhe së shpejti do të marrë dhe formë të konkretizuar për tu bërë publik. Rama: Kush i vë energjitë dhe ambiciet për të ardhmen tek truadhi i të parëve në male, vë bastin më të sigurtë.
-
75-vjetori i ngritjes së Arkivës së Shtetit, Begaj: Duhet të jetë institucion që jo vetëm grumbullon e ruan, por promovon diversitetin
7 Qershor 2024, 22:18Gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni, presidenti i Republikës theksoi rëndësinë që ka arkivi i shtetit për ndërgjegjen kombëtare dhe kujtesën kolektive, ndërsa arkivistët i cilësoi si rojtarë të historisë
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor 2024, 21:05Presidenti vendit, Bajram Begaj priti sot në një takim kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Michel Tarran.
-
Komisioni i “Dezinformimit”, Mediu del nga “rreshti” opozitar: Prania e domosdoshme, duhej të angazhohet për çështjet e sigurisë
7 Qershor 2024, 19:16Për Fatmir Mediun që do të jetë anëtar në komisionin për Dezinformimin, prezenca e opozitës, ishte domosdoshmëri. Ndërsa sa i përket Anti-korrupsionit, të cilin opozita do ta bojkotojë, Mediu thotë se vendimi është i drejtë, në kushtet kur nuk pranohen kërkesat për Reformën Zgjedhore.
-
Hetimori për TIMS, Salianji për Report Tv: Detaje përvëluese, sistemi në duart e kriminelëve! Në kufi të dhëna që s’dalin, shiten e blihen
7 Qershor 2024, 18:30Teksa kanë dëshmuar 3 prej personazheve kryesore në komisionin hetimor për TIMS, në një intervistë për Report Tv kreu i këtij komisioni Ervin Salianji thotë se sistemi në momente të caktuara ka qenë tërësisht jashtë kontrollit të autoriteteve shtetërore dhe potencialisht “në duart” e kriminelëve”. Salianji flet për manipulim të sistemit që të kërkuarit të mos shfaqeshin në kufi, ndërsa thotë se të dhënat e TIMS kanë dalë në “Treg të zi” duke u shitur kundrejt pagesës. Seanca me dëshmitë e radhës mbahet më 10 qershor.
-
Opozita paradite kaos, pasdite jep votë pro ligjeve në Kuvend! 91 vota për ‘Poliçanin’! Votë pro edhe për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit
7 Qershor 2024, 11:26Kuvendi miratoi me 73 vota përbërjen e komisioneve të posaçme Antikorrupsion e Antidezinformim që do të drejtohen respektivisht nga Fatmir Xhafaj e Erion Braçe. Opozita bojkotoi në këtë votim, por më herët dha votën pro për disa ligje siç ishte ai për kombinatin e Poliçanit, huaja për hekurudhën Vorë-hani i Hotit, apo edhe një marrëveshje me Ukrainën
-
Sefa në Report Tv: Bardhi i përjashtuar nga PD, ku e gjen guximin Nikolla që e cakton kryetar grupi?! Do pranojmë vendimin e Apelit për vulën, edhe Rithemelimi të bëjë të njëjtën gjë
7 Qershor 2024, 18:19I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në lidhje me kërkesën e grupimit të Rithemelimit për rikthimin në grupin parlamentar të Sali Berishës, Sefa tha se Bardhi nuk ka kompetenca pasi është i përjashtuar me vendim kryesie nga PD
-