Politikë
-
Partia Socialiste e ka seriozisht që të padisë penalisht të gjithë ata që kanë marrë të dhëna nga aplikacioni ‘Aktivisti’ dhe i kanë përdorur, disa për të targetuar persona të veçantë. Sekretari Digjital i PS, deputeti Etjen Xhafaj, i ftuar në ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj në Report Tv tha se të dhënat mbrohen me ligj dhe ata që e kanë shkelur ligjin do të përgjigjen.
20 Shkurt 2023, 18:10 -
Rritja e çmimeve për produktet e bulmetit, Meta: Shkak mungesa e mbështetjes ndaj blegtorisë! Numri i krerëve brenda 5 vitesh është përgjysmuar
20 Shkurt 2023, 16:09Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kritikuar qeverinë për mungesë të mbështetjes financiare ndaj blegtorëve duke bërë që numri i krerëve brenda 5 vitesh, të përgjysmohet.
-
FOTOT/ Si ishte Shqipëria në periudhën komuniste
20 Shkurt 2023, 14:0920 shkurti shënon një ditë simbolike, pasi 32 vite më parë rrëzohej busti i Enver Hoxhës.
-
-
Bllokuan foltoren dhe krijuan kaos në seancë, PS kërkon përjashtimin nga Kuvendi të 6 deputetëve të PD-së
20 Shkurt 2023, 13:157 deputetë të Partisë Socialiste i kanë kërkuar kryetares së Kuvendit Linidta Nikollës, që të marrë masa disiplinore, për përjashtimin nga komisionet dhe nga seanca plenare të deputetëve Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardellit. Për deputetin Edmond Spaho, i cili u përjashtua seancën e kaluar, kërkohet dyfishim i masës
-
Balla zbardh detajet: Si futi në Kuvend një flakadan deputetja e PD, e fshehu në trup! Do ta shkrepte Edmond Spaho
20 Shkurt 2023, 12:06Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka zbuluar se si një deputete e opozitës kishte marrë në seancën plenare të së enjtes brenda në sallë, një flakadan. Sipas tij, këtë flakadan do ta shkrepte deputeti Edmond Spaho
-
Berisha: Mesazhi i 20 shkurtit është sot më aktual se kurrë! Rama rrezik madhor, fatkeqësi kombëtare dhe ndërkombëtare
20 Shkurt 2023, 13:02Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një paralelizëm mes 20 shkurt 1991 me ditën e sotme, duke e konsideruar kryeministri Edi Rama një rrezik madhor ekzistencial për çdo shqiptar.
-
42 vjet marrëdhënie Diplomatike me Japoninë, Rama vizitë zyrtare në Tokyo
20 Shkurt 2023, 12:52Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tokyo, Japoni, në datat 21 deri në 25 Shkurt, në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy Shqipëri- Japoni.
-
Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së/ Balla: Do të merren masa për këdo që bllokon foltoren! S'tërhiqemi nga ligji për amnistinë fiskale
20 Shkurt 2023, 11:42Një deputete e PD fshehu flakadanin në trup dhe e futi në sallë tha Taulant Balla pas mbledhjes se grupit, që ta shkrepte Spaho. Sipas tij seancat do bllokohen deri sa Berisha i bën presion drejtësisë për Gërdecin, 21 Janarin e vulën e PD.
-
ODIHR: Lufta për 'karrigen' e PD dëmtoi punën e Kuvendit dhe për reformën territoriale e zgjedhore
20 Shkurt 2023, 10:24OSBE- ODIHR ka shprehur shqetësimin se konflikti brenda Partisë Demokratike ka cenuar punën e Kuvendit, por edhe për avancimin në 2 Reforma të rëndësishme, si ajo zgjedhore dhe territoriale.
-
32 vite nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës, ish studenti: S'pranuam emrin e diktatorit në diplomë! Më vjen keq për të rinjtë sot, s’kemi forcë të djathtë
20 Shkurt 2023, 09:04Sot shënohet 32-vjetori i rrëzimit të shtatores të ish-diktatorit Enver Hoxha. Ilir Dizdari, një ish student i vitit 1991 që ishte pjesë e grevës së urisë foli në Report Tv duke kujtuar se si të rinjtë u ngritën për të rrëzuar shtatoren e diktatorit.
-
Sot 32 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha
20 Shkurt 2023, 08:28Sot përkujtohet 32-vjetori i rrëzimit të shtatores së të ish-diktatorit Enver Hoxha. Më 20 shkurt të vitit 1991 mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.
-
'E gjithë familja në taekwondo'/Veliaj në eventin e veçantë sportiv: Investimi në sport, një nga vendimet më të mira që kemi marrë
19 Shkurt 2023, 20:24Në ambientet e Parkut Olimpik “Feti Borova” u zhvillua këtë fundjavë “Taekwondo Family”, ku për herë të parë fëmijët stërviten dhe marrin leksione bashkë më prindërit e tyre në një seancë Taekwondo.
-
Rrëfimi ndryshe i Fatos Klosit: Pandeli Majko donte të më arrestonte për dy snajpera që do i shkonin UÇK-s! Kishte qejf të dukej para të huajve
19 Shkurt 2023, 20:04Ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi ka rrëfyer se në kohën që Pandeli Majko ishte kryeministër, donte ta arrestonte për sy snajpera që do i shkonin UÇK-së
-
Nis rehabilitimi i rrugës Krastë – Gizavësh, Gjiknuri: Librazhdi ka një perspektivë shumë të mirë, 'Korridori 8', mundësi zhvillimi
19 Shkurt 2023, 18:42Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me Kryetarin e Bashkisë Kastriot Gurra inspektuan punimet për rehabilitimin e plotë të rrugës "Krastë - Gizavesh" në Librazhd.
-
Berisha sulmon SPAK: Ende s’ka nisur hetimet për Ramën, a është gjallë ‘SKAP’-i?
19 Shkurt 2023, 17:57Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish Prokurorinë e Posaçme Anti-korrupsion. Përmes një postimi në Facebook, në të cilin ndalet tek çështja e agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.
-
Fondi vjetor i KQZ për partitë, PS merr pjesën më të madhe! 100 mln lekë shkojnë për PD, 3 marsi vendos nëse do i marrë Berisha apo Alibeaj
19 Shkurt 2023, 17:36Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka gati ndarjen e parave për 2023 për partitë politike. PS, si forca me numrin më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare merr pjesën më të madhe. PD përfiton 100 milionë lekë, por 3 marsi do të vendosë nëse arkën do ta mbajë PD e Alibeajt apo e merr Berisha. Ndonëse pa mandat deputeti, para përfiton nga buxheti I shtetit edhe ‘Nisma Thurje’.
-
Zyrtarizoi partinë e re, Evi Kokalari nis lëvizjen ‘Konservatore’ nga Durrësi, më 4 mars i fton qytetarët në takim
19 Shkurt 2023, 16:48Nga Durrësi, shqiptaro-amerikania Evi Kokalari duket se do të zyrtarizojë partinë e saj ‘Konservatorët’. Përmes një njoftimi në ‘Facebook’, Kokalari njofton se takimi i parë publik do të mbahet më datë 4 mars në Durrës. Me sloganin ‘Shpëto Shqipërinë’ Kokalari u bën thirrje qytetarëve të jenë të pranishëm në këtë takim.
-
Kovaçi paralajmëroi protestën e radhës të pedagogëve, reagon Partia e Lirisë: E mbështesim, kërkesat e tyre janë injoruar nga qeveria
19 Shkurt 2023, 15:33Partia e Lirisë ka shprehur mbështetjen për protestën e paralajmëruar nga pedagogët më 22 shkurt në orën 12. Prej afro gati 4 muaj tërheqje, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi paralajmëroi një javë më parë për protestën e radhës, pasi nuk janë plotësuar kërkesat që patën deklaruar aso kohe.
-
Këlliçi takim me qytetarët e Tiranës: Më 14 Maj largojmë Veliajn
19 Shkurt 2023, 15:22Kandidati i Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijon takimet me qytetarët. Ditën e sotme ai është takuar me banorët e rrugës Todi Shkurti dhe Petro Nini Luarasi në Tiranë, ndërsa ka biseduar me ta për problemet që hasin apo pritshmëritë që kanë për pushtetin vendor.
