Politikë
-
Ish-Presidenti Bamir Topi ka reaguar ndaj kërcënimeve të bëra për shkrirjen e SPAK, duke i cilësuar ato si deklarata politike që kanë për qëllim presionin indirekt ndaj prokurorëve.
23 Shkurt 2025, 10:57 -
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 26 parti politike dorëzojnë kërkesën për tu regjistruar, ende jo Basha e Alibeaj! Afati skadon më 25 shkurt
23 Shkurt 2025, 10:3426 parti kanë dorëzuar kërkesën për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për garën elektorale të pranverës. Partitë kanë kohë deri më 25 shkurt për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit ndërkohë që më 7 mars është afati për regjistrimin e koalicioneve ndërsa 12 mars dorëzohen kandidatët.
-
Më 2 mars hapet panairi i punës në Athinë! Rama apel shqiptarëve në Greqi: Kthehuni, në ndërtim e turizëm do t’u dalë më mirë
23 Shkurt 2025, 08:09Më 2 mars do të hapet në Athinë panairi i punës, që synon të ofrojë mundësi për kthimin e të rinjve dhe profesionistëve në Shqipëri.
-
Presidenti i Emirateve Arabe në Tiranë, pritet nga Rama! Nënshkruhen marrëveshje për energjinë e rinovueshme dhe përdorimin e kamerave inteligjente
23 Shkurt 2025, 16:15Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed Al Nahyan pritet në Pallatin e Brigadave në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama, ku u nënshkruan dhe dy marrëveshje në fushën e zhvillimit të energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe tjetra kishte të bënte me Projektin e Qytetit Inteligjent e nënshkruar me Presight Al Ltd.
-
Zgjedhjet/ Celibashi sqaron Diasporën: Ja si do e numërojmë votën tuaj, pa u dalluar se për kë votuat! Mendova 40 mijë, por do kalojmë 200 mijë regjistrime! S’ka votim me ID të huaj
22 Shkurt 2025, 19:56Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, iu përgjigj Diasporës në një komunikim online në rrjetet sociale. Shpjegon se si do numërohet vota e tyre pa u identifikuar. Thotë se nuk mendonte se do kalonin 40 mijë regjistrime në fillim dhe se votuesit pa ID biometrike shqiptare nuk mund të votojnë më 11 Maj
-
Vota e Diasporës/ PS feston numrin rekord të kërkesave për zgjedhjet, Balla nga Prato: 100 mijë regjistrime nga Italia!
22 Shkurt 2025, 19:23Kreu Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, e njoftoi vetë këtë lajm me një video-postim në rrjetin social Facebook, në takimin që pati me emigrantët shqiptarë në Prato. Gati 40% e te gjitha kërkesave për t’u regjistruar në KQZ si votues nga jashtë, vijnë nga vendi fqinj. Kurse Italia dhe Greqia të dyja së bashku kanë 70% të emigrantëve që kanë bërë kërkesa dhe janë regjistruar në KQZ
-
Nesër për herë të parë në Tiranë Presidenti i Emirateve Arabe, Rama: Sheiku Zayed, donatori më i madh dhe mik i shqiptarëve! Gur kilometrik, do vendosim piketa të tjera (VIDEO)
22 Shkurt 2025, 18:22Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nëpërmjet rubrikës së tij “Ç’kemi nonjë të re” se nesër mbërrin në Shqipëri sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan. Kujton kontributin e tij dhe të të atit, nga ndihmat për kosovarët, ndërtimi i aeroportit të Kukësit, fondi i rindërtimit nga tërmeti në Durrës, nxitja e investimit për Portin e Ri dhe deri te marrëveshja trepalëshe me Italinë për kabujt nënujorë energjetikë
-
Ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni i bëhet ‘pullë poste’ Berishës edhe në Parma! Kreu i PD kërkon votën e Diasporës për të mundur Ramën, sulmon Soros e McGonigal (VIDEO)
22 Shkurt 2025, 17:07Partia Demokratike zhvilloi sot takimin me emigrantët shqiptarë në Parma. Ra në sy prezenca e gjyqtarit Gjin Gjoni, sikurse edhe në Romë, kur ishte bashkë me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, 2 javë më parë. Gjoni kandidon edhe në Primaret e PD për qarkun Lezhë
-
Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së! Presim të marrim edhe ftesën për grup-kapitullin e katërt
22 Shkurt 2025, 16:47Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ndodhet sot në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës
-
Evi Kokalari: Pse nuk flas për Veliajn? Shikoni nusen e Sali Berishës, varëse e vathë Tiffany me vlerë 30 mijë dollarë, çanta e këpucë Bottega deri në 5 mijë dollarë
22 Shkurt 2025, 16:17Ndërsa flet mbi akuzat që janë bërë në drejtim të saj se përse nuk komenton arrestimin e Erion Veliajt, Kokalari kujdeset të thotë se ndërsa flitet për fustanet e Xoxës, nuk duhet harruar luksi i shfrenuar i nuses së Sali Berishës, Armina Mevlani.
-
-
Meta postim nga qelia dhe me ‘shpresë’ te rinia: Ju do sillni fitoren dhe ndryshimin, 11 maji moment historik!
22 Shkurt 2025, 15:51Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot nga qelia e Burgut 313-të në Tiranë për takimin e zhvilluar nga strukturat e partisë, me Konferencën Rinore, e organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim (LRI). Thirrje dhe Diasporës për pjesëmarrje në zgjedhje
-
Rama në Fier, fton emigrantët që merren me bujqësi të kthehen në vend: Ju siguroj se ju del më mirë llogaria
22 Shkurt 2025, 14:24Rehabilitimi i argjinaturës së majtë të lumit Seman, në bashkinë e Fierit ka përfunduar brenda 4 muajve të fundit të vitit të shkuar. Ky investim ka krijuar mundësi për mbrojtjen e tokave bujqësore dhe zonave të banuara nga përmbytjet
-
Ajola Xoxa: 'Harabel' nuk ka marrë asnjë fond nga Bashkia e Tiranës! Në 7 vite punë jam paguar 17 mijë euro, është OJF, s'jam pronare
22 Shkurt 2025, 13:40Për hetimet e SPAK, reagon edhe bashkëshortja e Erion Veliajt, e cila tha se nuk ka marrë kurrë asnjë fond nga Bashkia e Tiranës. Xoxa bën një bilanc të OJF-së ‘Harabeli’, duke thënë renditur vetëm 3 projekte nga të cilat është paguar 17 442 euro neto. Pagesa që thekson se janë deklaruar të gjitha.
-
Rama bisedë telefonike me Zelenskyn! Presidenti ukrainas: Çdo diskutim për Ukrainën me pjesëmarrjen tonë, edhe BE të jetë pjesë e negociatave për paqen
22 Shkurt 2025, 13:02Rama zhvillon bisedë telefonike me presidentin ukrainas Zelensky. Në fokus plani i paqes për Ukrainën, për të cilin Zelensky thekson se negociatat nuk mund të zhvillohen pa përfshirjen e vendit të tij dhe BE. Zelensky shpreh mirënjohje ndaj Shqipërisë për mbështetjen.
-
‘Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë’, Rama batuta me shkodranët: Do ta lë me shkrim, edhe për së vdekmi jo
22 Shkurt 2025, 11:32Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në kantierin e rrugës së Komanit, ndërsa nuk munguan as batutat me banorët e zonës.
-
Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit: Ata që ua premtuan, dinë me rrejt! Punime edhe në argjinaturën e lumit Seman
22 Shkurt 2025, 11:30Kryeministri Edi Rama inspektoi rrugën e Komanit në Shkodër, e cila po rikonstruktohet. Mes batutave me qytetarët e zhgënjyer nga zvarritja e projektit ndër vite e qeveri të ndryshme, Rama tha se kush premtoi ta bënte më parë këtë rrugë që i jep zhvillim ekonomik zonës, di vetëm të gënjejë.
-
Veliaj: Asnjë histori korrupsioni apo favori me Shkëlqim Fushën! Edhe godina që i fala SPAK-ut u bë me garanci
22 Shkurt 2025, 11:21Në një reagim të radhës nga paraburgimi, Kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se nuk ka asnjë histori korrupsioni mes tij e biznesmenit Shkëlqim Fusha siç e akuzon prokurori Ols Dado. Referuar garancisë së kthyer pas për sheshin “Skënderbej”, Veliaj thotë se është e drejtë ligjore dhe jep shembull godinën e BKH që bashkia i fali Spakut, e ndërtuar edhe ajo me garanci, e cila kthehet pas nëse puna kryhet sipas standardeve.
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ku do bëhet votimi dhe numërimi elektronik? Report Tv zbardh 3 skenarët: Njësia 5 e 10 në Tiranë e Vora, më shumë shanse
22 Shkurt 2025, 11:17Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gati tre skenarët për votimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Report Tv ka siguruar tre draftet që KQZ do t’ua vendosë në tavolinë partive politike për të nisur negociatat se ko implementohet votimi elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.