Politikë
-
Dy senatorë italianë kanë shkuar këtë të enjte në paraburgimin e Durrësit, për të takuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe për t'i dhënë mbështetjen.
27 Shkurt 2025, 18:54 -
-
Rama: Duam drejtësi me vendime të formës së prerë, jo me paraburgime pa gjyq! ‘Kafshimet’ e gabuara janë tragjedi
27 Shkurt 2025, 18:10Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë se drejtësia në vend duhet të jetë e pavarur dhe europiane. Gjatë takimit me asambletë socialiste të njësive 8,9 dhe 11 të Tiranës, ai tha se kërkohet drejtësi me vendime të formës së prerë dhe jo me paraburgime pa gjyq.
-
KAS: Celibashi s’duhet të kishte lejuar takimin e Ramës me punonjësit e Bashkisë Tiranë në Sheshin Skënderbej
27 Shkurt 2025, 18:00Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është shprehur këtë të enjte se takimi i kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë në Sheshin Skënderbej, më 20 shkurt, duhet të ishte ndaluar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
-
'Studio Live', Azgan Haklaj: Sorosin në Shqipëri e solli Berisha! Rithemelimi po krijon një federatë opozitare në bashkëpunim me qarqet greke
27 Shkurt 2025, 17:42Azgan Haklaj dhe Zaçe Islami debatuan sot në ‘Studio Live’ lidhur me figurën e George Soros dhe aktivitetin e tij në Shqipëri, debat i hapur pas kërkesës së Berishës përmes ligjit për de-sorosifikimin. Haklaj thotë për Arbër Hitajn se Sorosin në Shqipëri e ka sjellë Berisha në 1994.
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Kuvendi miraton zgjatjen e afatit të pasaportave dhe kartave ID të skaduara për diasporën! Bujar Leskaj i PD-së bashkon votën me PS! Dritë jeshile dhe për staf shtesë KQZ
27 Shkurt 2025, 15:57Kuvendi shtyn deri më 31 maj afatin e vlefshmërisë së dokumenteve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Me 76 vota pro kuvendi miratoi 2 aktet normative që do të lejojnë emigrantët të votojnë më 11 maj edhe me një ID apo pasaportë të skaduar. Votën pro e dhanë vetëm socialistët, ndërsa opozitës që braktisi sallën nga rreshti u doli vetëm Bujar Leskaj që ngriti kartonin me kolegët e shumicës. Më herët gjatë seancës, opozita tha se këto akte janë të vonuara dhe diskriminuese.
-
-
-
Basha përgënjeshtron Berishën: Mashtron, gruaja ime ka punuar në një tjetër organizatë! Je përfituesi kryesor në ditët e vështira të PD, ke humbur çdo pikë dinjiteti
27 Shkurt 2025, 14:55Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha ka sqaruar se bashkëshortja e tij nuk ka punuar asnjëherë për East West Management Institute, por për organizatën holandeze East-West Parliamentary Practice Project, e cila financohet nga qeveria holandeze dhe Bashkimi Europian. Basha: Halli i Berishës dhe familjes së tij nuk zgjidhet me mashtrimet e ndyra që ai përhap!
-
Rama inspekton rrugën e re që lidh Lundrën me autostradën Tiranë-Elbasan dhe Unazën e Madhe, lehtësohet lëvizja për zonat e banuara
27 Shkurt 2025, 14:54Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantierin që lidh zonën e Lundrës, komunitetin e zgjeruar të Tiranës Autostradën Tiranë-Elbasan dhe Unazën e Madhe, ku po vijojnë punimet për këtë rrugë, së bashku me nënkryetaren e bashkisë Anuela Ristani.
-
Ministri Hasani vizitë zyrtare në Ankara, takohet me homologun turk: Avancim i shkëmbimeve tregtare
27 Shkurt 2025, 14:15Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Ankara, Turqi.
-
Zgjedhjet/ Diaspora edhe 5 ditë kohë për regjistrim, 238 mijë aplikime, miratohen 192 mijë
27 Shkurt 2025, 14:04KQZ duket se nuk është larg objektivit për 250 mijë emigrantë të regjistruar deri më 4 mars që është afati i fundit.
-
'Në primaret e PD-së emra të njollosur', Lapardhaja: Në fund vendos Berisha! Për sulmet ndaj Yuri Kim duhet të mbajë përgjegjësi
27 Shkurt 2025, 13:33Sa i përket listës së primareve të Berishës, Lapardhaja thekson se nuk ka standard dhe opozita nuk po sjell një alternativë që ta tejkalojë mazhorancën.
-
Fitorja e Gëllçit në Strasburg, avokati për Report Tv: SPAK po i kthen arrestet në modë, drejtësi represive! Bie ndesh me standardet e BE
27 Shkurt 2025, 13:35Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi fitoi çështjen e tij në Strasburg, ku u vlerësua se SPAK e mbajti në paraburgim pa prova të mjaftueshme dhe nuk shqyrtoi mundësinë e masave më të lehta sigurie. Avokati i Gëllçit thotë në një intervistë për Report Tv se SPAK po i kthen arrestet në modë dhe sipas tij kjo është një drejtësi represive që bie ndesh me standardet europiane.
-
Kryeministri Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar: Mbyllet në fund të vitit, do jetë më i bukuri në Europë! Ishte godinë nostalgjike dhe pa vlerë (VIDEO)
27 Shkurt 2025, 13:18Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, punimet për të cilin priten të përfundojnë brenda këtij viti. I shoqëruar edhe nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, përfaqësues të institucioneve dhe drejtuesit teknikë të punimeve, kreu i qeverisë u njoh me projektin, ecurinë e punimeve dhe afatet
-
GJKKO lehtësoi masat për stafin e UBT, reagon Rama: Nuk mund të merret peng jeta universitare! Luftë korrupsionit, por me standarde europiane
27 Shkurt 2025, 13:12Në X, Rama theksoi se këto masa sigurie kishin pasoja traumatike për jetën personale dhe familjare të individëve të pafajshëm dhe se jeta universitare dhe reputacioni i institucioneve nuk duhet të preken. Kryeministri garantoi mbështetje për drejtësinë e re dhe shprehu besimin se ajo do të jetë e barabartë për të gjithë, në përputhje me normat e BE-së.
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Vendimi i Këshillit të Ministrave, Ministrja Pirdeni: Nga 3 marsi nuk lejohen më punësime në administratë! Vetëm për nevoja urgjente
27 Shkurt 2025, 13:01Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka deklaruar se, duke nisur nga data 3 mars, do të ndalohet çdo procedurë rekrutimi të re në administratën shtetërore gjatë periudhës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të vitit.
-
Delina Fico: Berisha gënjen! EWMI nuk ka marrë asnjë financim nga Soros, fondet nga DASH dhe USAID s’kishin asnjë rol për reformën në drejtësi
27 Shkurt 2025, 12:52Kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili është prej më shumë se një viti nën akuzë nga SPAK për aferën “Partizani”, përsëriti sot nga foltorja e Parlamentit akuzat se një nga shoqatat që ka përfituar fonde nga USAID dhe Soros për reformën në drejtësi, ishte edhe ajo e drejtuar nga Delina Fico. Drejtuesja e EWMI, me reagim në Facebook, i ka rrëzuar këto akuza
-
Çfarë nuk u pa nga seanca/ Pikëtakimi i së enjtes: Në foltore me ‘këmbë e duar’, në karrige ‘përqafuar’ (FOTOT)
27 Shkurt 2025, 12:50Kur ulen në vendet e tyre, ligjvënësit shfrytëzojnë momentin e bisedave gazmore mes kolegëve, siç shfaqen në këto foto të LSA të buzëqeshur, herë duke shtrënguar duart, e herë me llafe “veshi”
-
Zgjedhjet/ Celibashi, Dumani dhe Çela nënshkruajnë protokollin e përbashkët: Synohet parandalimi, identifikimi dhe ndjekja e veprave penale që lidhen me zgjedhjet
27 Shkurt 2025, 12:37KQZ, SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruan një protokoll për forcimin e integritetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.