Politikë
-
Përgjigja është kthyer nga vetë kreu i institucionit, Holta Zaçaj, pas ftesës që Komisionit Antikorrupsion i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, i ka bërë për pjesëmarrje: "Nuk mund të marrim pjesë në aktivitete që lidhen me procese ligjbërëse, pasi kjo mund të sjellë në të ardhmen konflikt në ushtrim të funksionit të saj, në kontrollin e pajtueshmërisë së ligjeve me Kushtetutën!"
2 Tetor 2024, 12:18 -
Ministri Mbrojtjes: Shqipëria shënjestër e propagandës keqdashëse nga Rusia dhe Irani! Jemi në sulm dezinformimi për ringritjen e industrisë ushtarake
2 Tetor 2024, 11:45Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu thotë se Shqipëria rrezikohet nga fushatat dezinformuese dhe keqdashëse nga vende si Rusia dhe Irani. Vëngu ishte i pranishëm në Komisiomin e Dezinformimit i cili ka nisur dëgjesat me institucionet, ndërsa për rastet e keqinformimit të qëllimshëm dhe që rrezikon sigurinë e vendit, deputeti socialist Bledi Çuçi kërkon hetim të thelluar.
-
PD kaos në Kuvend, Blendi Klosi: Ishte vandalizëm dhe përgjigjja do të jetë si për vandalët! S'ka vend për qeveri teknike
2 Tetor 2024, 11:11Vetëm politikë nuk mund të quhet sjellja e opozitës në kuvend. Ka qënë ky komenti që sekretari i përgjithshëm i PS Blendi Klosi gjatë takimi që zhvilloi në Shkodër në Asamblenë e zgjeruar të kesaj force politike.
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05PD pretendon se janë konsumuar dy vepra penale. Grupi Parlamentar konfirmon se ka depozituar që prej ditës së djeshme kallëzimin për të gjithë grupin parlamentar të socialistëve, përfshirë edhe Kryeministrin Edi Rama, Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Kreun e Grupit të PS, Niko Peleshi, si dhe disa ministra
-
Kaosi në Kuvend, brenda 8 tetorit del fatura e dëmeve! Bardhi, Noka, Hoti dhe Nallbati, 4 deputetët e PD që paguajnë më shumë! U mbahet nga rroga
2 Tetor 2024, 10:31Fatura përfshin dëme për pajisjet elektronike, mikrofonë, tapete, foltore dhe ekrane. Një pajisje votimi kushton 2 mijë euro. Nëse s’i paguajnë vullnetarisht, do u mbahen nga Kuvendi në pagën e ardhshme. Report TV dhe Shqiptarja.com mëson se Flamur Nokës i është mbajtur edhe më parë një faturë prej 70 mijë lekësh të rinj, për prishjen e një monitori në Kuvend.
-
Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Opozita mungon! Mazhoranca miraton Udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, thelbësor për Integrimin
2 Tetor 2024, 09:28Ky udhërrëfyes, që është edhe një nga parakushtet kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, u miratua pa prezencën e opozitës. Një dokument politik dhe strategjik, i cili paraqet masat kryesore që parashikohen të merren në kuadër të procesit të adresimit të gjetjeve të paraqitura nga Komisioni Evropian në raportin e shqyrtimit për Shqipërinë, për sa i përket Kriterit Politik
-
-
Edi Paloka s'pranon të paguajë dëmet nga karriget e djegura në Kuvend: O farë e keqe, do t'ju zhdukim me çdo mënyrë
1 Tetor 2024, 22:36Deputeti Edi Paloka ka reaguar i revoltuar, pas njoftimit të Kuvendit, se deputetët e opozitës do t’i paguajnë nga xhepi paratë për dëmet në Kuvend.
-
-
Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura! Paratë do mbahen nga rrogat e deputetëve
1 Tetor 2024, 22:3210 milionë e 500 mijë lekë të vjetra është dëmi total i përllogaritur nga institucionet e Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të kaosit të shkaktuar dje nga deputetët e opozitës. Fatura e kripur financiare i referohet 30 karrigeve që deputetët nxorën nga salla e seancave plenare dhe i dogjën me benzinë.
-
Shqipëri, mungojnë masat ligjore për fushatat zgjedhore online
1 Tetor 2024, 22:18Në Shqipëri, ekspertë të zgjedhjeve po nxitin autoritetet që të kryejnë rregullime ligjore ose vetërregullime etike mbi fushatat zgjedhore online, ndërsa teknologjitë e reja kanë marrë një zhvillim dhe përhapje të gjerë.
-
-
-
24 deputetë të opozitës në hetim për shkatërrim prone/ Meçe: U futën për t'i vënë flakën parlamentit! Sollën lëndë djegëse me paramendim
1 Tetor 2024, 21:35Rikthimi i kaosit në Kuvend pas arrestimit të Salianjit dhe vënia në hetim e 24 deputetëve të opozitës u diskutuan sonte në Repolitix me Danjela Malokun, Përparim Çaçën, Ibsen Elezin dhe Arben Meçen.
-
Dita e të moshuarve, Spiropali premton: Në dhjetor të rrisim pensionet në mënyrë të konsiderueshme! Ministrja Koçiu premton proteza falas
1 Tetor 2024, 20:00Duke biseduar me të moshuarat e të moshuarit që jetojnë në këtë qendër, Kryetarja Spiropali u angazhua në emër të Kuvendit për përmirësimin e legjislacionit mbi mirëqenien e të moshuarve.
-
-
-
Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre
1 Tetor 2024, 19:04Deputeti i PD-së Asllan Dogjani ishte i ftuar në Frontline Interview mbrëmjen e sotme ku foli për aksionin e opozitës.
-
-
Zhaku me Elena Kocaqin themelojnë parti! Flet për Report Tv: Do bëjmë revolucion, Berisha e Meta e kanë lakun në fyt! Na janë bashkuar intelektualë të diasporës
1 Tetor 2024, 18:39Partia ‘Aleanca Kombëtare Shqiptare’, është partia më e re e themeluar nga Inida Gjata dhe Elena Kocaqi, e cila do të garojë në zgjedhjet parlamentare të viti 2025.
