-
Punime në hekurudhën Durrës-Tiranë, ja cilat segmente rrugore do të bllokohen sot dhe nesër
Policia Bashkiake e Durrësit informoi sot se në kalimin hekurudhor Fusha Sportive, Sukth do të jetë totalisht i bllokuar nga të dyja anët për shkak të ndërhyrjeve në infrastrukturën hekurudhore.
28 Gusht, 17:07 -
Rama fiton debatin me politikanin britanik? Nigel Farage nuk e përfshin Shqipërinë në listën e vendeve për emigrantët e paligjshëm
Lideri i partisë “Reform UK”, Farage, të martën shpalli planin e tij për deportimin nga Angli të mijëra emigrantëve të paligjshëm. Dhe në listën me 10 shtete të shpallur prej tij, nuk bën pjesë Shqipëria.
28 Gusht, 17:05 -
13 të vdekur deri në gusht, INSTAT nxjerr shifrat: Korriku 2025, më pak aksidente por më shumë viktima e të plagosur! Bien shifrat e 7-mujorit
15 aksidente më pak u regjistruan në korrik 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të shkuar. Të dhënat nga INSTAT flasin për rënie të aksidenteve edhe në periudhën janar-korrik të këtij viti me 16%. Nga 1 gushti u regjistruan 13 viktima në rrugë, ndërkohë gushtin e një viti më parë, 16 persona humbën jetën.
28 Gusht, 16:31 -
-
-
-
Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, Spiropali nga Shkodra: Thirrje për kujtesë dhe ndërgjegjësim, s'është kurrë vonë për të bërë drejtësi!
Kryeparlamentarja mori sot pjesë në veprimtarinë e Autoritetit të Dosjeve, mbi të zhdukurit gjatë diktaturës në kufirin e Shkodrës, duke thënë se askund tjetër më tepër se në atë qytet nuk mund të kishte kuptim kjo ceremoni. Të pranishëm ambasadori i BE, Gonzato, i OSBE-së Tarran, kryetarja e Autoritetit Sula dhe përfaqësues të tjerë
28 Gusht, 15:14 -
Presidenti Begaj pret në takim luftëtarët e parë të UÇK-së: Shqipëria do të jetë gjithmonë mbrojtëse e Kosovës
Duke i cilësuar ata si “njerëz që kanë shkruar një faqe të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar”, Begaj u shpreh se akti i vitit 1991 duhet vlerësuar për rëndësinë historike si dhe të mësohet në shkolla për të mos mbetur në harresë.
28 Gusht, 15:14 -
-
-
-
Blushi mbron kryetarin: Avokati i Popullit faktoi shkeljen e ligjit nga SPAK dhe Policia për rrëmbimin e Metës! U zhdukën provat (VIDEO)
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, teksa iu referua hetimit të Avokatit të Populit për rastin, u shpreh se Policia zhduku provat dhe tre prokurorë të SPAK nxorën urdhër të paligjshëm. Deklaron hetim ndërkombëtar deri në Strasburg
28 Gusht, 14:43 -
-
-
Policia nis hetimet për ‘firmën piramidale’ online TXEX! Investime në kriptovaluta?! KUJDES, është mashtrim
Drejtoria e Krimit Kibernetik dhe Ekonomik në Policinë e Shtetit, njoftoi zyrtarisht se ka nisur hetim mbi një skemë të dyshuar investimesh piramidale nëpërmjet platformave online.
28 Gusht, 14:03 -
U vranë civilë dhe gazetarë, del video e re nga sulmi në spitalin Nasser të Gazës! Ministri i Jashtëm izraelit-Rubios: Jo shtet palestinez
Në një kohë kur Benjamin Netanjahu ka intensifikuar agresionin në Gaza, një video e re e sulmit të së hënës në spitalin Nasser, tregon se bombardimi ishte i mirëllogaritur dhe i dyfishtë. Ndërkohë vetëm gjatë orëve të fundit janë vrarë 12 persona në Gaza dhe 4 kanë vdekur nga uria.
28 Gusht, 13:48 -
-
-
Pas sulmit të Trump për George dhe Alex Soros, Berisha ‘krenohet’: ‘Monstra’ të njerëzimit, të shpallen ‘non grata’ (por harron si e lavdëronte)
Deklarata e djeshme e Donald Trump ku sulmonte filantropistin George Soros me të birin Alex, se janë përfshirë në protesta të dhunshme, mjaftoi që Sali Berisha të krenohet me qëndrimet që ka mbajtur kundër ‘armikut’ të tij.
28 Gusht, 13:16 -
‘Para në gotë kafeje’/ ‘Kurthi’ ku ranë inspektorët e IMT-së në Tiranë, s’prishën tendën për 1 mijë euro! I denoncoi pronari i lokalit
Padia e një pronari lokali se i kishin kërkuar 1 mijë euro për të mos i prishur një tendë pa leje, fundosi përfundimisht 3 inspektorë të IMT-së. Pasi pronari denoncoi në polici, SPAK autorizoi uniformat blu që të kryenin përgjime ambientale dhe të simulonin dhënien e parave. Në pranga ra punonjësi i IMT-së që kërkoi paratë, ndërsa u shpall në kërkim ai që i mori.
28 Gusht, 12:59 -
