-
Rama dhe 'Rama IV'!
Diskutimet e mëdha janë për çfarë do të ndodhë në shtator. Një gjë është e sigurt se në shtator nuk do të ndodh "Kiameti", por do të jetë një rutinë e zakonshme e Republikave Parlamentare: Rama do të vendos kush do të jetë ministër dhe kryetar Kuvendi dhe ky i fundit me një shumicë thuajse absolute do e votojë pa e menduar dy herë!
7 Shtator 2025, 11:26 -
Konferenca vjetore Diplo2025 mbledh në Tiranë ambasadorët shqiptarë nëpër botë, në fokus anëtarësimi drejt BE-së! Hapja do të bëhet nga Rama
Me titull “Shqipëria 2030 në Evropë, e ndërlidhur me botën”, konferenca do të zhvillohet në formën e paneleve me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë. Diskutimet do të fokusohen në integrimin evropian të Shqipërisë dhe të rajonit, diplomacinë ekonomike, si edhe në çështjet e sigurisë rajonale e globale.
7 Shtator 2025, 10:42 -
'Pikë referimi për informacionin e pavarur', Italia nderon karrierën e Carlo Bollinos! Botuesi: Gazetaria, mision për shoqërinë e demokracinë
Gazetari dhe botuesi, Carlo Bollino është nderuar mbrëmjen e kësaj të shtune, me çmimin prestigjioz të karrierës në kuadër të Edicionit të 14-të të Çmimit Kombëtar të Gazetarisë në Itali. Gazetar prej 40 vitesh, Bollino është vlerësuar për vendosmërinë, guximin, sfidat e kaluara përgjatë 4 dekadave si dhe pasionin për gazetarinë. Një pikë referimi për informacionin e pavarur e cilëson Bollinon Urdhri i Gazetarëve në Itali.
7 Shtator 2025, 10:26 -
Rusia sulmon me 805 dronë e 13 raketa Ukrainën, 4 të vdekur! Goditet dhe një ndërtesë qeveritare, BE e Macron: Putin po shpërfill diplomacinë, logjikë lufte e terrori (VIDEO)
18 qytete ukrainase u goditën nga 805 dronë dhe 13 raketa. 4 u vranë, përfshirë një fëmijë. U dëmtua edhe ndërtesa e Këshillit të Ministrave në Kiev. Moska: Dialogu është i vështirë. Zelensky: Bota të ndalojë kriminelët e Kremlinit. Reagon BE dhe Macron.
7 Shtator 2025, 07:17 -
-
'Do pranoje nëse Rama do të ftonte për t'u bërë ministër?' Noizy: Po, 100% do ta bëja
I pyetur nëse do t’i përgjigjej ftesës së kryeministrit, nëse ai do t’i kërkonte të drejtonte Ministrinë e Kulturës, reperi Noizy është përgjigjur se do ta pranonte, duke thënë se është, sipas tij, një njeri që e mban fjalën dhe se nuk i ka bërë të ardhurat e tij si reper nëpërmjet parave ilegale.
6 Shtator 2025, 21:20 -
Regjistrimet në universitete, studentët rrëfejnë zgjedhjet dhe pasionet në këtë vit që sapo nis
Regjistrimet në universitete vijojnë. Shumica e të rinjve që nuk kanë fituar në raundin e parë, shpresojnë për kuota të lira gjata fazave në vijim. Report Tv bisedoi me dy studentë, të cilët kanë arritur të plotësojnë ëndrrat e kahershme të tyre për studimet e larta.
6 Shtator 2025, 18:22 -
‘Medicare’ 1 milion euro evazion fiskal/ Ndërhyrjet estetike vetëm me cash, administratori edhe kuzhinier i klinikës (DETAJET)
Policia dhe prokuroria kanë zbuluar një skemë mashtrimi me përmasa miliona euro, të klinikës estetike “International Medicare”, ku administrator figuronte kuzhinieri i Klinikës. Në qendër të skemës dyshohet se janë dy aksionerët kryesorë të shpallur tashmë në kërkim ndërkombëtar.
6 Shtator 2025, 17:22 -
Peqin/ Çmenduria e Bashkisë, rrethon me asfalt Rrugën Egnatia! Tare apel Ramës! Kryetari Maçi s’pranon kritikat: Keqdashës që s’na lënë të punojmë
Studiuesi Auron Tare ka ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset Rrugës Egnatia nga Bashkia e Peqnit. Kryebashkiaku Bukurosh Maçi, beson se asfaltimi i 2 anëve të rrugës historike është restaurim dhe në të mirë të ekzistencës së mëtejshme të “Via Egnatia”. Në një reagim për Report Tv, kreu i bashkisë nënkupton se për të është e mjaftueshme realizimi i ideve, pa kuptuar efektet që sjellin ato. Vendet fqinje e ruajnë me fanatizëm (FOTOT KRAHASUESE)
6 Shtator 2025, 16:49 -
Farage provokon sërish, njofton drekën me Ramën: Avionin mund ta mbush me të burgosur shqiptarë që deportohen
Dy muaj pasi pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama, deputeti britanik Nigel Farage deklaroi se do të drekonte me kreun e qeverisë së Shqipërisë për të folur rreth deportimit të kriminelëve të huaj, pasi sipas tij ky është një kërcënim për sigurinë kombëtare britanike.
6 Shtator 2025, 12:59 -
Instituti i Mjekësisë Ligjore me laborator të ri, Manja: Teknologji moderne sipas standardeve të BE-së
Instituti i Mjekësisë Ligjore tashmë është pajisur me një laborator të ri toksikologjik. Laboratori është i ndërtuar dhe pajisur me teknologji moderne, sipas standardeve më të larta europiane.
6 Shtator 2025, 12:35 -
-
-
Sot dhe nesër homazhet në Milano për Giorgio Armanin! Mijëra njerëz në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit ikonës së modës
Trupi i pajetë i Giorgio Armanit do të përcillet për në banesën e fundit të hënën, më 8 shtator, në një ceremoni krejtësisht private, sipas dëshirës së tij.
6 Shtator 2025, 09:40 -
Ceremonia mortore e Giorgio Armani-t, qindra qytetarë presin radhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit ikonës së modës
Via Bergognone është mbushur me admirues, turistë dhe qytetarë, që kanë ardhur për të nderuar “Mbretin George”. Giorgio Armani ndërroi jetë më 4 shtator. Lajmi tronditi të gjithë, pasi Armani kishte punuar deri në ditët e fundit.
6 Shtator 2025, 09:36 -
Shpëtoi delen nga zjarret në Greqi, fotoja e shqiptarit në listën e BBC si më e mira për 2025-ën
Fotoja e 33-vjeçarit shqiptar, Olsien Muçobega, i cili u kthye në simbol të humanizmit teksa transportonte një dele në krah me motorin e tij, duke e shpëtuar nga flakët që përfshinë rajonin e Patrës në Greqi është përzgjedhur nga BBC si një nga 12 fotot më të mira të realizuara për vitin 2025.
5 Shtator 2025, 18:47 -
-
Skema e pensioneve gjithnjë e më e ‘kripur’, vitin e ardhshëm do të marrë 2 mld € shpenzime! Rritet deficiti, kontributet s’mjaftojnë
Shpenzimet për skemën e pensioneve do të rriten edhe më shumë në 3 vitet e ardhshme, për këtë arsye do të shtohet edhe më shumë financimi nga buxheti i shtetit për të mbuluar deficitin. 2 miliardë euro do shpenzohen në vitin 2026 për pensionet, nga të cilat 38 milionë euro janë për bonusin e fundvitit.
5 Shtator 2025, 15:11 -
VIDEO/ Të gjithë shtrihen në fushë, 'vizitorët e paftuar' ndërpresin ndeshjen e futbollit në Tanzani
Lojtarët, gjyqtarët dhe kameramanët u shtrinë në tokë pas sulmit të bletëve, ndërsa tifozët qëndruan në pozicionet e tyre. Ndeshja rifilloi pas disa minutash dhe nuk raportohet për të lënduar.
5 Shtator 2025, 12:08 -
-
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujton 9-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës me mbrëmje poetike: Krenaria më e madhe për shqiptarët
Me rastin e 9-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave hapi dyert për një mbrëmje poetike, që përmes krijimeve të publikut, risolli në kujtesë jetën dhe veprën e nobelistes shqiptare.
5 Shtator 2025, 11:39