-
Berisha mbyll fushatën: I shfazuari Rama do i bjerë tavolinës me kokë, më 11 maj rrëzojmë diktaturën! LaCivita: Pushojeni nga puna kryeministrin! Pamjet me dron
Nga Tirana mbylli fushatën elektorale edhe Partia Demokratike dhe aleatët e saj. Berisha tha se do të rrëzojë diktaturën dhe hodhi akuza ndaj qeverisë. Konsulenti La Civita, ftoi shqiptarët të votojnë një doktor për të shëruar vendin nga vuajtja 12-vjeçare. Aleatët asnjë fjalim.
9 Maj, 19:17 -
Rama mbyll fushatën: Më 11 maj firmosim marrëveshjen për Shqipërinë evropiane! Marrim të paktën 78 mandate! Bufi i rrjedhur, ‘Latifi’ do ikë edhe më i pasur
Vrapi i fundit i socialistëve drejt vijës së finishit, pas një një fushate të gjatë 30 ditore ishte në Parkun Olimpik. PS mbylli aty fushatën elektorale me kandidatët e Tiranës, ndërsa Edi Rama i mëshoi premtimit kryesor të kësaj fushate, atë të Shqipërisë në Europë. Kreu i PS u ngjit në podium bashkë me bashkëshorten Linda Rama.
9 Maj, 19:12 -
Dita e fundit e fushatës, Ilir Meta kërkon votën me AUDIO-mesazh nga qelia: Merrni pjesë në zgjedhjet e 11 majit, mos e lini vendin në dorën e krimit
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë sot, në ditën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, një mesazh audio nga qelia e paraburgimit. Ai ftoi për pjesëmarrje masive të qytetarëve në votime, me qëllim dhënien fund të shpopullimit të vendit dhe keqqeverisjes
9 Maj, 17:59 -
Ligji për faljen e gjobave, Këshilli i Ministrave miraton vendimin: Ja procedurat që do të ndiqen! Kush përfiton
Pas miratimit nga Kuvendi të ligjit për faljen e gjobave të papaguara për ndërtimet pa leje dhe moszbatimin e rregullave gjatë pandemisë së Covid-19, të vendosura nga 1 janari 2015-30 nëntor 2024, Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe vendimin që përcakton procedurat që do të ndjekin institucionet përkatëse.
9 Maj, 16:51 -
Blushi i PL thirrje në ditën e fundit të fushatës: 11 maji referendum popullor për të larguar narkoregjimin, votoni aleancën madhështore dhe Ilir Metën
Partia e Lirisë i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në votime më 11 maj dhe të votojnë aleancën PD-ADSHM. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Tedi Blushi, doli në një deklaratë për mediat, ku e cilësoi referendum ditën e diel
9 Maj, 16:08 -
-
-
'Qytetarët janë të mbushur me shpresë për ndryshim', Basha: Vota për numrin 4 është garanci për luftë kundër korrupsionit
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidaten për deputete, Oriola Pampuri, kanë vijuar takimet me qytetarë dhe biznese në ditën e fundit të fushatës. Ai u ndal sot në Njësinë 1 në Tiranë, ku tha se qytetarët janë të mbushur me shpresë dhe kjo ndihet në çdo takim.
9 Maj, 13:27 -
Mbyllet Etapa e Parë e 'Giro d'Italia' nga Durrësi në Tiranë, Mads Pedersen fiton me 'foto-finish' në kryeqytet! Aksident në Fresk
Pas 3 orësh, 36 minutash dhe 14 sekondash danezi Mads Pedersen është fituesi i Etapës së Parë të edicionit të 108 të "Giro d'Italia" duke marrë edhe fanellën rozë, ndërsa nuk munguan edhe incidentet në zonën e Freskut në kilometrat e fundit të xhiros.
9 Maj, 13:11 -
-
Kreu i grupit që trafikoi 3.3 mln euro drogë në Gjermani, SPAK kërkon dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën
SPAK ka kërkuar dënimin e Islam Sefës për trafikim lëndësh narkotike me 17 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar 11.4 vite burgim. Ai dyshohet si drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerën e 3.3 mln eurove.
9 Maj, 10:21 -
BBC: Shqipëria mes 9 vendeve europiane për t’u vizituar në 2025, ideale për plazh dhe eksplorim
Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga destinacionet më të nënvlerësuara të Evropës, por kjo po ndryshon me shpejtësi. Falë kërkesave të lehtësuara për viza dhe zgjerimit të itinerareve ndërkombëtare të fluturimeve, vendi po ngrihet shpejt në radarin e udhëtimeve.
9 Maj, 08:57 -
'Giro d'Italia' në Shqipëri, gara e çiklizmit nis sot me Etapën e Parë nga Durrësi në Tiranë, ja rrugët që bllokohen
Veç ditës së sotme kur Etapa e Parë përfundon në Tiranë, nesër më 10 maj Etapa e Dytë me karakter kronometri do zhvillohet e gjitha në kryeqytet. Ditën e nesërme ndalimi i parkimit dhe qarkullimit në disa akse do fillojë që në orën 08:00 të mëngjesit.
9 Maj, 07:40 -
Berisha i shmanget dhe bën sikur nuk kupton pyetjen e drejtpërdrejtë të gazetares së Report TV se sa kushton konsulenca e LaCivita-s për PD-në! Ja si bën sikur nuk e kupton (VIDEO)
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, kreu i PD, Sali Berisha u pyet edhe në lidhje me kontratën e lobimit me Chris LaCivita. Ai u përpoq të fitonte kohë për të menduar përgjigjen evazive duke bërë sikur nuk dëgjonte pyetjet e gazetares së Report Tv.
8 Maj, 23:09 -
Blushi në Report Tv: Do kemi një fitore madhështore! Përfaqësuesi i PL-së në gjurmët e Metës: Takova nënë Selvien, pensioni i është rritur 2 mijë lekë
Më tej ai zuri shembuj të disa pensionistëve, të cilët jepnin opinionet e tyre rreth përballimit të situatës ekonomike, ku hasnin vështirësi. Nga ana tjetër, Blushi, po njësoj si ish-Presidenti Meta, i cili ndodhet në qeli, solli në vëmendje dhe nënë Selvien, e cila ende kishte një pension të ulët.
8 Maj, 22:48 -
Berisha në Lezhë, “shënjestron” kryebashkiakun Ndreu: Pjerin do shpalleni terroristë dhe do trajtoheni me ligjet e terrorizmit! LaCivita: Ne do ta pushojmë nga puna Edi Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të enjte takimin përmbyllës elektoral të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Lezhë.
8 Maj, 21:50 -
FOTO/ Berisha mbledh fare pak njerëz në ‘bastionin’ e Shkodrës, në fushatë me Paul Manafort! Thirrje shkodranëve: Mos votoni Doshin, skllav i Ramës
Në Shkodër bastionin e të ashtuquajtur të djathë, pjesëmarrja në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike ishte e vakët. Për herë të parë fushatës së PD në Shqipëri ju bashkua edhe amerikani Paul Manafort, vetëm si spektator pa mbajtur fjalë.
8 Maj, 19:05 -
'Qytetarët e kanë kuptuar agoninë e Ramës dhe rrangallave të tranzicionit', Basha: Të dielën dilni masivisht të votoni Koalicionin Euroatlantik
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, u ndal sot në Njësinë 11 në Tiranë ku zhvilloi takime me qytetarë dhe biznese. Basha thotë se qytetarët janë të lodhur nga tranzicioni i pafund dhe korrupsioni, por tashmë po rikthejnë shpresën dhe besimin përmes alternativës së Koalicionit Euroatlantik.
8 Maj, 15:30 -
-
Ralf Gjoni ironizon kandidatët në listat e mbyllura me lëpirëse: Shkojnë në parlament pa kontribut! Do të kandidoja nëse sistemi do ishte maxhoritar
Në një intervistë për Report TV, ai kishte marrë disa lëpirëse në studio, teksa tha se duhet t'u jepen të gjithë atyre që janë në listë të mbyllur, dhe që shkojnë në parlament pa dhënë asnjë kontribut.
8 Maj, 14:54 -
