-
-
-
Meta audio-mesazh nga qelia: Të dërrmojmë me vota sektin e pabesë që shpopulloi vendin
Meta thekson rëndësinë e votës për të sjellë rotacion politik dhe për të garantuar një të ardhme më të mirë për familjet, të rinjtë dhe pensionistët. Presidenti i PL-së e konsideron 11 majin si një moment historik për bashkimin e shqiptarëve në mbrojtje të së ardhmes europiane të vendit.
1 Maj 2025, 21:39 -
Lobimi në SHBA, 4 të pavërtetat e Sali Berishës që vërtetohen nga kontrata 6 mln dollarëshe
Sali Berisha komentoi kontratën e shumëpërfolur të lobimit në SHBA. Kreu i opozitës, ndonëse këmbënguli disa herë se bëhet fjalë për një marrëveshje transparente, në fakt ofroi variante të deformuara të disa të vërtetave publike. Sipas tij, PD nuk është palë kontraktuese, në një kohë kur në akte ajo paraqitet si Klienti. Berisha tha se fondacioni është krijuar nga patriot shqiptarë, ndërkohë që rezulton të jetë vetëm i familjes Seci. Ai po ashtu shmangu pagesën tashmë të kryer të 750 mijë dollarëve të para.
1 Maj 2025, 20:45 -
-
Berisha: Lobimi 6 mln dollarë s’ka lidhje me zgjedhjet, LaCivita po! PD jo partner kontraktual! Fondacioni 'MAGA' u themelua nga patriotë, PD s’jep asnjë lekë
Berisha flet për kontratën e lobimit në SHBA. Kreu demokrat devijon disa të vërteta publike. Mohon që PD të jetë palë, ndërsa në kontratë konsiderohet klient. Thotë se fondacioni që ka marrë përsipër pagesën u themelua nga patriotë, por në fakt, rezultojnë vetëm 3 anëtarët e familjes Seci. Shmang pagesën e 750 mijë dollarëve të parë.
1 Maj 2025, 17:52 -
Skandali me bisedat në Signal, Trump shkarkon këshilltarin për sigurinë Waltz dhe e transferon në OKB! Detyra përkohësisht i kalon Rubios
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Michael Waltz, në qendër të polemikave për shkak të çështjes së bisedave në aplikacionin Signal, largohet nga detyra. Ai është shkarkuar nga Donald Trump, së bashku me zëvendësin e tij, Alex Wong. Kështu bie, pas vetëm 100 ditësh nga inaugurimi, koka e parë e administratës Trump.
1 Maj 2025, 17:40 -
Itali/ Dy ‘turistët’ shqiptarë kapen në trafik kokaine, u sekuestrohen 102 gramë drogë dhe 2100 euro cash! Qëndronin në motele “B&B”
Dy 25-vjeçarët u pikasën teksa qarkullonin në Piza me makinë, droga në derën e shoferit, u zbulohet lëndë narkotike dhe euro cash në dhomën e motelit. Bashkë me ta kapet edhe baristi italian, me precedentë në fushën e drogës
1 Maj 2025, 17:00 -
1 Maji/ Hasalla: Në Shqipëri, paga të ulëta dhe kushte të vështira pune! Cenollari: Rroga mesatare është rritur! Muçaj: Jemi në momentin më të mirë sa i përket formalizimit
Për të folur lidhur me trajtimin që u bëhet të punësuarve në vendin tonë, ishin të ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, Gertjana Hasalla, Qendra për të Drejtat në Punë, Arben Cenollari, Sekretar i shoqatës së Bujtinave dhe Eljo Muçaj, Drejtor i Inspektoriatit të Punës.
1 Maj 2025, 16:32 -
Hotelet nga sot pa kontrolle, 1 mijë subjekte pranojnë deklarim 65% të totalit të shtretërve
Referenca e shfrytëzimit nga qeveria për hotelet, resortet dhe strukturat akomoduese erdhi si një masë për të frenuar fenomenin e mosdeklarimin real numrit të pushuesve dhe të dhomave të shfrytëzuara.
1 Maj 2025, 16:22 -
Nesho për Report Tv: Marrëveshja e mineraleve SHBA-Ukrainë, garatuese për të mbyllur luftën me Rusinë! Arritja më e madhe në 100 ditët e para për Trump
Nesho ka folur për Report Tv lidhur me marrëveshjen e mineraleve si një arritje qoftë dhe në biznes, por edhe politikë në raportet shtetërore mes dy vendeve. Më tej ai e ka komentuar marrëveshjen si arritjen më të madhe të 100 ditëve nga Trump. Për Neshon ky raport i ri mes SHBA dhe Ukrainës do të jetë dhe një privilegj për marrëveshjen e mbylljes së luftës me Rusinë.
1 Maj 2025, 15:50 -
Basha në Njësinë 5 në Tiranë: Koalicioni Euroatlantik është alternativa që të korruptuarit të shkojnë tek 7x7=313 dhe buxheti t’u kthehet qytetarëve
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatja për deputete, Shpresa Fasllia, zhvilluan takime me qytetarë dhe biznese në Njësinë 5 në Tiranë.
1 Maj 2025, 15:19 -
1 maji/ Punëtorët në Tiranë në skela pa masa mbrojtëse (FOTOT)
Në sheshin ‘Skënderbej’ po ngrihen strukturat e organizmit dhe pritjes së liderëve të Bashkimit Evropian dhe Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Më 1 Maj Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, janë punëtorët e ngjitur nëpër skela pa masa mbrojtëse në punë.
1 Maj 2025, 13:35 -
Lamine Yamal, bota e futbollit ka në fushë një gjeni! Thierry Henry i kërkon fanellën, batuta e 17-vjeçarit (VIDEO)
E mërkura ishte speciale për Lamine Yamal, pasi në barazimin 3-3 kundër Interit në Champions League ai bëri paraqitjen e 100-të me Barçën dhe sigurisht që shënoi duke qenë ndër më të mirët në fushë.
1 Maj 2025, 13:20 -
1 Maji/ Festë dhe protestë modeste në Tiranë! Qytetarët i bashkohen takimit të Lapajt: S’e dinim se ishte miting
1 maji është mundësia që punëtorët të ngrenë zërin për kushte më të mira pune, por të paktë ishin ata që e shfrytëzuan. Në një protestë në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, punëtorët u ankuan për pagat dhe kushtet e sigurisë në punë. Shumë të tjerë iu drejtuan parkut të Liqenit Artificial për të kaluar kohë më familjen.
1 Maj 2025, 12:07 -
-
-
-
Si e ‘sabotoi’ Trump ekonominë amerikane në 100 ditë, PBB-ja bie me -0.3% në tremujorin e parë
Frika nga tarifat doganore ka shkaktuar një nxitim nga kompanitë amerikane për të importuar produkte dhe depot e logjistikës janë plot. Shtetet e Bashkuara janë zhytur në nivele deficiti në bilancin e tyre tregtar të mallrave. Nga ana tjetër, investimet janë në rritje. Por me taksat e reja, a do të vijë recesioni?
1 Maj 2025, 08:13 -
Berisha nga Astiri: Rama, dil në debat, njëshat e Shqipërisë do të japin përgjigje më 11 maj! Kjo zonë është lënë pa kopshte dhe çerdhe
Nga Astiri, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje kryesocialistiti Edi Rama që të përballet me të në debat. Kreu i PD-së e akuzoi Ramën për mungesë transparence dhe pasuri të pajustifikuara. Ai akuzoi qeverinë se e ka lënë këtë zonë në harresë.
30 Prill 2025, 20:20 -
Qeveria miraton ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike në Fier dhe në Kolonjë
Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 30 MW në fshatin Povelçë, në Fier. Projekti do të realizohet nga shoqëria “EZ-5 ENERGY” sh.p.k dhe centrali duhet të ndërtohet dhe të vihet në punë brenda 36 muajve.
30 Prill 2025, 17:33