-
VKM/ Pallati i Kongreseve i kalon në administrim ministrisë së Ekonomisë për projektin e ‘Rivitalizimit’
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të Pallatit të Kongreseve nga Bashkia Tiranë te ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në funksion të realizimit të projektit të investimit “Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve”.
31 Korrik 2025, 20:38 -
-
Ligji për zonat e mbrojtura në fuqi, Kushtetuesja rrëzon PD: S’ka argumente që është në favor të oligarkëve! Zhupa: E çojmë në Strasburg
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD për të shfuqizuar ligjin e zonave të mbrojtura që u miratua në shkurt të vitit të kaluar. PD pretendonte se ligji cenon zonat e mbrojtura pasi lejon ndërtimet, është korruptiv dhe se favorizonte oligarkët. Por, Kushtetuesja ka vlerësuar se nuk ka argumente që faktojnë në gjë të tillë, përsa kohë ligji nuk ka nisur të zbatohet pasi nuk janë miratuar VKM-të.
31 Korrik 2025, 18:29 -
Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030! Vendi do ndahet në 6 rajone turistike, prioritet turizmi elitar, jo më resorte me vila, por hotele me shërbime
Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, përmes një video-mesazhi ku shprehet se është finalizim i një pune dyvjeçare.
31 Korrik 2025, 17:36 -
Bizneset amerikane kritika për klimën e biznesit në Shqipëri: S’ka punonjës të kualifikuar, ka burokraci dhe informalitet
Investitorët amerikanë kanë kritika për klimën e biznesit në Shqipëri. Në Indeksin e Besimit të Bizneseve e realizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për situatën gjatë vitit të shkuar vlerësimi është ulur me 46.47 nga 100 pikë të mundshme. Në krahasim me vitin 2023 treguesi është përkeqësuar me 1.1 pikë.
31 Korrik 2025, 16:28 -
Këshilli i Ministrave shpall Konispolin si Ansambël Arkitektonik Urban, Gonxhja: Vatër rezistence dhe kulture
Me vendim të Këshillit të Ministrave, Konispoli është shpallur Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore. Lajmin e ka bërë të ditur Blendi Gonxhja, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
31 Korrik 2025, 14:52 -
Zjarret/ Qeveria: Paketë mbështetëse për dëmet në fushën e bujqësisë dhe banesat e djegura! Ministri Vengu: Do blejmë 2 avionë zjarrfikës
Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në bujqësi, banesa apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit. Tre ministra të qeverisë, kërkuan që bashkitë të evidentojnë dëmet, ndërsa i bënë thirrje prokurorisë të ndëshkojë zjarrvënësit.
31 Korrik 2025, 13:57 -
Korçë/ Matrikulloi 120 bagëti të kontrabanduara nga Greqia në bashkëpunim me 4 veterinerë, arrestohet tregtari
Policia e Korçës ka vendosur në pranga tregtarin 39-vjeçar i cili së bashku me 4 veterinerë matrikuluan 120 bagëti (gjedhë dhe bagëti të imta) të kontrabanduara nga Greqia.
31 Korrik 2025, 13:35 -
‘Edhe Elbasani po rimerr frymë!’, Rama ndan pamjet nga aksioni i lirimit të hapësirave publike: Së shpejti konsultimi për Projekt-Rregulloren Kombëtare!
Qeveria do të konsultojë së shpejti me biznesin e vogël projekt-rregulloren kombëtare për Hapësirat Publike në vend. “Edhe Elbasani po rimerr frymë”, shprehet kryeministri Rama me një postim në Facebook. Teksa ndan pamjet, ai jep edhe lajmin për konsultimin me sipërmarrësit e vegjël
31 Korrik 2025, 11:06 -
-
Bajram Peçi: 100 vjet nga emisioni i pullave 'Posta Ajrore' dhe lindja e grupit të koleksionistëve Aerofilateli
Të parin shërbim të postës ajrore në Europë njihet ta ketë kryer Gjermania, e cila, në muajin qershor të vitit 1912, vuri në qarkullim enkas për këtë shërbim emisionin e pullave për transport ajror, 1 pamje me 3 vlera. Pulla kishte në pamjen e saj një shpend në fluturim, që mban në sqep një zarf postar.
30 Korrik 2025, 18:12 -
Letra e hapur/ Veliaj ngre 7 pyetje: A u hetua kush i financoi protestat e dhunshme te bashkia? SPAK pushtet pa kontroll në koordinim me aktorë të tjerë për eliminimin tim politik
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, thotë se SPAK mbylli një dosje pa prova ndaj tij, dhe pyet prokurorët nëse i kanë hetuar ndonjëherë se kush i financoi protestat e dhunshme para bashkisë, për të cilat thotë se u koordinuan në të njëjtën kohë me hetimin ndaj tij. Sipas Veliajt, SPAK po ushtron pushtet pa kontroll në mënyrë të koordinuar me aktorë të tjerë për eliminimin e tij politik.
30 Korrik 2025, 11:23 -
DOSJA/ 250 kg kokainë drejt Anglisë, Hoxhosmani i mërzitur pas sekuestros: U shkatërrova, 1.5 mln euro dëm për 1 muaj! Alibej garantori: ‘Paninet’ 100% të sigurta
Grupi i të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej në bashkëpunim me biznesmenët do të trafikonin 250 kg kokainë drejt Anglisë. Garantoi ishte vetë Erion Alibej, i cili në një bisedë u thotë anëtarëve të grupit se kush dëshiron të marrë pjesën e kokainë, të shkojë në port pasi ‘paninet’ janë 100% të sigurta. Por më pas merr lajmin për sekuestron. Biznesmeni Skëndaj ‘përplaset’ me Hoxhosmanin: S’ka siguri kjo punë.
30 Korrik 2025, 10:37 -
-
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen
Tenderi është pjesë e projektit rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit dhe konkretisht për procedurën “Konsulencë për mbikëqyrjen e punimeve dhe të gjitha kontratave të furnizimit dhe instalimeve elektro-mekanike (E&M)”.
29 Korrik 2025, 18:24 -
Fatos Çoçoli: Pula e artë e rivlerësimit të ulët të pronave
Rivlerësimi është procedura që u lejon qytetarëve të ndryshojnë vlerën e pronës (apartament, shtëpi, truall etj.), për efekt të pagesës së detyrimeve ndaj shtetit, për ta afruar me vlerën reale të tregut. Kemi patur në 23 vitet e fundit gjashtë rivlerësime.
29 Korrik 2025, 16:16 -
-
-
-
45 ikona shqiptare udhëtojnë drejt Francës, Gonxhja: Muzeu me koleksionin më të madh në botë, thesar trashëgimie! Do ekspozohen në Chambery
Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry (Shamberi) të Francës, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë do të prezantohen për publikun francez dhe ndërkombëtar.
29 Korrik 2025, 09:22 -
