-
Beteja për Tiranën, përballen
Erion Veliaj dhe Halim Kosova do të jenë dy emrat që do të përballen në garën për Bashkinë e Tiranës. Dy emrat u prezantuan thuajse në të njëjtën kohë nga krerët e partive, përkatësisht Edi Rama dhe Lulzim Basha. "Kandidati ynë për Tiranën do të jetë Erion Veliaj."- tha kryeministri Rama. Ndërsa Partia Demokratike ka shpalluar zyrtarisht Halim Kosovën, si kandidatin e opozitës për Bashkinë më të madhe në vend, atë të Tiranës. FOTO
Erion Veliaj dhe Halim Kosova
Profilet
16 Prill 2015, 18:26
