-
-
-
-
U ekstradua nga Belgjika, Mario Çela kërkon nga GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë! Mungon në seancë, pretendon probleme shëndetësore
I ekstraduar pak ditë më parë nga Belgjika, vëllai i Suel Çelës, Mario Çela, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë për shkaqe shëndetësore. Sot ai nuk është paraqitur vetë në seancën që po zhvillohet dhe po përfaqësohet nga avokati Artan Gjermeni.
20 Shkurt, 12:33 -
-
Koçiu: 65 mln euro pasuri të krimit të sekuestruara e konfiskuara, i vëmë në dispozicion të shtetit dhe familjeve të dëshmorëve
Koçiu sqaron se asetet e konfiskuara janë vendosur në dispozicion të institucioneve publike. Këto asete gjithashtu janë vendosur dhe në dispozicion të familjeve që kanë një dëshmor, apo punonjës policie që ka humbur jetën në detyrë.
20 Shkurt, 12:19 -
-
-
Molotovët kundër efektivëve, Policia nuk ‘aprovon’ tubimin e Berishës! Koçiu: Përgjegjësit e akteve të dhunshme përballen me drejtësinë
Ndonëse policia nuk e ka marrë përsipër zhvillimin e protestës, ligji për tubimet detyron efektivët të dalin në terren dhe të garantojnë sigurinë. Por, nëse ka akte dhune dhe bllokime rrugësh, përgjegjës do të jenë drejtpërdrejtë organizatorët e protestës. Tubimi zhvillohet sot në 18:00.
20 Shkurt, 11:28 -
-
Pas vendosjes së bustit të Enver Hoxhës, forcat destruktive goditën me gurë dhe armë zjarri ato të rendit, raportet sekrete të 20 shkurtit ’91, për Tiranën e rrethet
Rrëzimi i monumentit të diktatorit Enver Hoxha në Tiranë, pati efektin “domino”, pasi që atë ditë, apo dhe të nesërmen, nxiti mitingje dhe protesta të tjera në disa qytete e rrethe të vendit
20 Shkurt, 11:09 -
-
-
Kërkoi të lirohej sot, Apeli rrëzon Jurgis Çyrbjan: Ke dhe disa orë burg! Ish-deputeti i PS lirohet nesër, shumicën e dënimit e shleu me paraburgim
Qëndrimi i gjatë në paraburgim e ka favorizuar ish-deputetin Jurgis Çyrbja, i cili pritet të dalë nesër nga qelia. Çyrbja u dënua me 2 vjet heqje lirie, në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa kishte kaluar pak më më shumë se 12 muaj si i paraburgosur, periudhë që i njihet e barabartë me më shumë se 1 vit e gjysmë burgim.
20 Shkurt, 10:04 -
-
Gonzato: Sulmet e politikanëve ndaj SPAK nuk duhet të vazhdojnë! Po monitorojmë propozimet e PS për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale
Ambasadori Silvio Gonzato e vlerëson punën e SPAK, një ndër institucionet e drejtësisë ku Bashkimi Europian ka investuar më së shumti në Shqipëri. Gjithashtu shprehet se nisma ligjore për ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale po vëzhgohet imtësisht.
20 Shkurt, 09:32 -
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliaj për shpalljen e pavlefshmërisë të veprimeve hetimore të SPAK
Kryetari i bashkisë së Tiranës ka pretenduar se hetimet e SPAK janë kryer në shkelje të ligjit pasi SPAK tejkaloi afatet hetimore, dhe se Prokurori që kreu hetimet, Ols Dado ishte emëruar në mënyrë të paligjshme. Në kërkesë, kryebashkiaku pretendon se nuk i është dhënë e drejta për mbrojtje efektive, pasi i është refuzuar koha e nevojshme për njohjen e akteve.
20 Shkurt, 09:20 -
Alarm në Kombëtare, Armando Broja dëmtohet sërish! E konfirmon trajneri i Burnleyt: Do jetë jashtë për disa javë
24-vjeçari i sulmit ka futur në panik edhe stafin e kombëtares shqiptare në prag të ndeshjes play-off për Kupën e Botës 2026. Broja mund të jetë gati vetëm në mesin e marsit.
20 Shkurt, 09:10 -
-
-