-
Organizatat mjedisore kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll/ PPNEA: Nuk mund të betonizohen peizazhet e mbrojtura
Përmes një deklarate publike, PPNEA ka shprehur kundërshtinë për këtë projekt, që ndodhet brenda peizazhit të mbrojtur Bunë–Velipojë. PPNEA thotë se Lumi i Bunës – Velipojë është Zonë e Mbrojtur me ligj dhe njëkohësisht Ligatinë me Rëndësi Ndërkombëtare (Ramsar).
13 Shkurt, 13:32 -
-
-
Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, në vend të saj emërohet Igli Tafa
Fillimisht Karçanaj delegoi detyrën tek Romina Kostani dhe tashmë ka dhënë dorëheqjen teksa ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së. Mirlinda Karçanaj është nën hetim nga SPAK për akuzën “shkelje e barazisë në tendera”.
13 Shkurt, 13:17 -
-
-
AKU bllokon 2.4 tonë djathë, sallam dhe fruta të thata pa etiketë te tregu agroushqimor në Tiranë, 1.6 mln gjobë për 5 subjekte
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 197.5 kg produkte të pasigurta djathë kaçkavall dhe fruta të thata, si dhe 2214.2 kg produkte në mungesë etiketimi (sallam dhe fruta të thata) në 5 subjekte tregtare.duke i gjobitur për 1.600.000 lekë.
13 Shkurt, 12:33 -
Ekskluzive/ Shantazhi për gjobëvënien niste me 40 mijë €, bisedat e ‘pazarit’ u përgjuan! Policia kërkon ‘ortakun’ pas Elio Lazes
Të tjerë persona dyshohet se fshihen pas skemës së shantazhit ndaj personazheve të ndryshëm të njohur e të panjohur, për të fshirë lajme nga portali “Priza”, i gazetarit Elio Laze. Policia është duke hetuar në këtë drejtim, ndërsa të shtunën, pritet që drejtuesi i portalit, të dalë para Gjykatës për masë sigurie.
13 Shkurt, 12:18 -
12-vjeçarja në Pogradec mbeti shtatzënë nga përdhunimi, ADN-ja konfirmon lidhjen gjenetike të fetusit me 67-vjeçarin
Analiza e ADN-së ka përputhur materialin gjenetik të fetusit me atë të të dyshuarit, një 67-vjeçar i identifikuar si Rrushan Selko me njohje familjare me familjen e vajzës. E mitura ka dëshmuar në prani të psikologut, duke treguar për kërcënimet e vazhdueshme që i janë bërë për të mos publikuar ngjarjen.
13 Shkurt, 12:13 -
'Milano Cortina'/ Francesca Lollobrigida i jep dy medalje ari Italisë, Gjermania dominon në Lugen ekipore! Norvegjia prin 'të artat'
Pas ditës së gjashtë të Lojërave Olimpike Dimërore, Italia ka 17 medalje në total (6 të arta). Kryesimin e mban Norvegjia me shtatë të arta dhe 14 medalje në total.
13 Shkurt, 12:01 -
Zgjedhorja/ PS-PD ulen bashkë për të kapur “trenin” e BE-së! Rinis puna për financimin e partive, Gjiknuri: Me konsensus! PD: Mos na e “dridhni” si në 2020-ën
PS dhe PD u rikthyen bashkë në tryezën për reformën zgjedhore, pas një mungese të gjatë. Ata dogjën afatin që u kishte dhënë BE për “ligjin për financimin e partive” dhe do ta rinisin punën pikërisht me këtë çështje. PS garanton konsensus, ndërsa PD ka frikë se marrëveshjet prishen në fund, siç ka ndodhur në të shkuarën.
13 Shkurt, 11:49 -
-
Vrau të burgosurin pakistanez, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi
Ngjarja kishte ndodhur më 20 korrik 2019, kur një grup të burgosurish shqiptarë u përplas me një grup pakistanezësh, duke shkaktuar plagosjen e tre personave, njërit prej tyre rëndë, pasi u godit me thikë të improvizuar. I burgosuri luftoi dy ditë për jetën, por vdiq nga plagët e rënda.
13 Shkurt, 11:36 -
9 të arrestuar për mashtrimin 10 milionë eurosh me biletat e Luvrit, mes tyre edhe ‘arkitekti’ i skemës
Arrestimet u kryen të martën si pjesë e një hetimi gjyqësor të hapur pasi muzeu depozitoi një ankesë në dhjetor 2024. Të arrestuarit përfshijnë dy punonjës të Luvrit, disa guida turistike dhe një person që dyshohet të jetë arkitekti kryesor i mashtrimit.
13 Shkurt, 11:25 -
Vdekja e biznesmenit italian në “Trita Hospital”, prokuroria e Tiranës nis hetimet! Sekuestrohen kartelat mjekësore, pritet autopsia
Çështja po hetohet nga prokurori Florian Boriçi. 55-vjeçari Massimo Ferro ndërroi jetë pas operacionit në stomak për humbje peshe, në klinikën private “Trita Hospital” në Tiranë. Paralelisht, hetime po zhvillohen edhe në Itali.
13 Shkurt, 11:19 -
-
Rama vijon retreat, mbledh ministrat në Kryeministri! Diskutohet plani i punës për vitin 2026
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rama ka mbledhur ministrat për të diskutuar mbi vijimin e detyrave të lëna në janar, përfshirë hartimin e një plani pune për 2026-ën mbi dikasteret qe drejton secili prej tyre.
13 Shkurt, 11:01 -
Qasja “Made in Europe” që synon të ndryshojë strategjinë europiane ndaj investimeve të huaja, çfarë është Akti i Përshpejtimit Industrial
IAA synon të forcojë industrinë europiane, të përshpejtojë tranzicionin e qëndrueshëm, të krijojë tregje udhëheqëse për produktet me emisione të ulëta dhe të sigurojë etiketime transparente të karbonit, duke mbrojtur konkurrueshmërinë dhe inovacionin.
13 Shkurt, 10:53 -
Atentati ku u vra krahu i djathtë i Shullazit dhe agjenti i AMP-së, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë dhe i kalon dosjen SPAK: Grup i strukturuar kriminal
Vrasja e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit ka mbetur pa autor. Prokuroria e Tiranës i ka kaluar dosjen SPAK, pasi ka dyshime se grupi që eliminoi krahun e djathtë të Emiljano Shullazit ka vepruar si grup i strukturuar kriminal.
13 Shkurt, 10:42 -
Blinin në subjekte të ndryshme me kartëmonedha false/ Arrestohen dy vëllezërit në Vlorë, në kërkim bashkëpunëtori i tyre
Të arrestuarit, vëllezër, dhe bashkëpunëtori i tyre kanë hedhur në treg kartëmonedha false, duke blerë vazhdimisht me to, në subjekte në ndryshme. Më 10 shkurt, gjykata kishte caktuar për secilin prej tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”.
13 Shkurt, 10:41 -
Berisha nuk po ia vesh dot ‘kostumin’ e tij Ramës dhe kjo është drama e PD
Protestat e Berishës sot, jo me molotovë e fishekzjarre, por edhe sikur të bëhen me antitank siç i bënte në vitin 1998, nuk do të ngjisin kurrë. Ndoshta jo sepse mungon zemërimi, por sepse kemi të bëjmë me frymëzuesin e gabuar.
13 Shkurt, 10:16