-
-
-
-
Kërkohej nga Italia për trafik droge, arrestohet në Durrës Rando Murataj, nisin procedurat e ekstradimit (VIDEO)
25-vjeçari Rando Murataj është arrestuar nga policia në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike. I riu pritet të ekstradohet drejt shtetit fqinj.
3 Shtator 2025, 11:21 -
-
-
-
Nga janari, Operator Kombëtar për Ujin! Rama: 58 ndërmarrjet ‘çeta’, katastrofë e vërtetë! Burg kujt vjedh ujin (VIDEO)
Nga janari i vitit të ardhshëm 15 shoqëritë rajonale të ujit në vend do të integrohen nën drejtimin e një institucioni të vetëm, Operatorin Kombëtar të Ujit. Reforma e thellë u prezantua nga Kryeministri Rama, i cili kritikoi ashpër situatën e tanishme, sidomos në qytete si Vlora. Rama njoftoi edhe një aksion në vijim për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet.
3 Shtator 2025, 11:07 -
Shkodër/ Pas denoncimit të 30-vjeçares për vjedhjen e të dhënave personale, vihet nën hetim ish përgjegjësi i Gjendjes Civile në fshatin Gruemirë
Një ish përgjegjës në Zyrën e Gjendjes Civile në fshatin Gruemirë është vënë nën hetim nga policia pasi dyshiohet se ka vjedhur të dhënat personale të një 36-vjeçareje dhe prindërve të saj, që më pas janë përdorur nga persona të tjerë për të aplikuar për dokumente identifikimi.
3 Shtator 2025, 10:57 -
-
-
'Kontrata e vdekjes'/ Zbardhet vrasja e shqiptarit në Athinë, 47-vjeçari u ekzekutua për 15 mijë euro
Më 18 gusht 2025, Artur Bashimi alias Artur Turabi, 47 vjeç, u ekzekutua me plumb në kokë në Athinë. Sipas mediave vendase, autori i krimit është një 27-vjeçar grek, përdorues droge, i cili, siç i tha policisë pas arrestimit, mori përsipër të kryente krimin për 15.000 euro.
3 Shtator 2025, 10:37 -
UNIFIL akuzon Izraelin për sulm ndaj paqeruajtësve në Liban: Çdo veprim i tillë përbën shkelje të Rezolutës 1701 dhe ligjit ndërkombëtar
Sipas UNIFIL, 4 granata u hodhën pranë forcave paqeruajtëse në Vijën Blu, vijës së demarkacionit të OKB-së midis Izraelit dhe Libanit. Në deklaratë thuhet se sulmet janë të papranueshme dhe shkelin ligjin ndërkombëtar.
3 Shtator 2025, 10:19 -
‘Jena tek për tek, po të mbys’, 61-vjeçari në Shkodër u vra nga kryeplaku pasi i zbuloi parcelën me kanabis! Zbardhet dëshmia
Ndoc Maçaj ka pranuar vrasjen e Piro Pirronit, por në dëshminë e tij ka pretenduar se vrasjen e ka bërë për vetëmbrojtje. Pirroni kultivoi 80 rrënjë kanabis në tokën e kryeplakut Maçaj.
3 Shtator 2025, 10:18 -
20 vjeç “terrorizoi” Tiranën me vjedhje me dhunë, sot 30-vjeçari kapet me armë në brez (PAMJET)
Silvester Sylaj 30 vjeç u arrestua nga policia në Tiranë, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë me fishekë në fole. Në vitin 2015 kur ishte vetëm 20 vjeç, ai ishte arrestuar dhe dënuar për kryerjen e të paktën 8 vjedhjeve nën kërcënimin e armës, po në kryeqytet.
3 Shtator 2025, 10:17 -
Kërcënoi në rrjetet sociale kryeministrin e Kosovës, del para togave të zeza Faton Klinaku, në gjyq i pranishëm dhe vetë Kurti (VIDEO)
Albin Kurti, mbërriti sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku u mbajt seanca paraprake e çështjes gjyqësore ndaj Faton Klinakut, ish-sekretari i OVL UÇK-së, i cili akuzohet për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë.
3 Shtator 2025, 09:30 -
Një tjetër incident i nivelit të lartë me bllokim të GPS mbi Bullgari ngre alarmin! Rasti i Osmanit në 2023 u mbajt sekret
Avioni i Bujar Osmanit pësoi një ndërprerje të plotë të sinjalit GPS në hapësirën ajrore bullgare në shkurt të vitit 2023, teksa kthehej nga një mision zyrtar i OSBE-së në Moldavi.
3 Shtator 2025, 09:27 -
Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Osmani telegram ngushëllimi familjes së regjisorit të madh: Frymëzim për gjeneratat që vijnë
Në mesazhin e saj drejtuar familjes së regjisorit, Osmani vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Anagnostit në fushën e artit dhe kulturës. Ajo theksoi se vepra e tij shumëvjeçare ka pasuruar trashëgiminë kulturore shqiptare dhe i ka dhënë identitet të veçantë kinemasë sonë në arenën ndërkombëtare.
3 Shtator 2025, 09:22 -
-
Në kërkim për kultivim kanabisi në Lezhë, 31-vjeçari arrestohet në Mal të Zi! Në prill, gjatë operacionit u sekuestruan rreth 34 kg drogë (EMRI)
Arrestohet në Malin e Zi një 31-vjeçar, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike në Lezhë. Arrestimi i tij lidhet me operacionin policor të koduar “Vakumi”, i zhvilluar në prill të këtij viti, ku u sekuestruan rreth 34 kg kanabis.
3 Shtator 2025, 08:27 -
Raporti alarmues/ Ndryshimet e klimës, zjarret dhe përmbytjet rrezikojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë
Zjarret shkrumbuan verën që sapo lamë pas rreth 57 mijë hektarë pyje e kullota në të gjithë vendin, situatë që një raport i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për vitin 2024 e kishte paralajmëruar. Disa lloje drurësh në kufijtë e zhdukjes.
3 Shtator 2025, 07:44