-
Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 157 vite burg për vëllezërit Duka dhe 4 të tjerët
SPAK kërkon 157 vite burg për të përfshirët në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në vitin 2019. 32 vite burg për Leonard Dukën, i ekstraduar nga Belgjika një vit më parë, për vëllain e tij Erlis Dukën kërkon 25 vite burg.
21 Korrik 2025, 13:22 -
Skënder Minxhozi: Tërheqja amerikane nga punët e brendshme të Shqipërisë (dhe të botës)
Në vazhdën e zgjedhjeve relativisht të qeta të 11 majit, sipas standartit shqiptar të zgjedhjeve, një temë e mbajti ndoshta më shumë se të tjerat të tendosur debatin postelektoral për shumë ditë. Ishte “heshtja që fliste” e ambasadës amerikane në Tiranë në lidhje me rezultatin, fitimtarët dhe humbësit.
21 Korrik 2025, 13:15 -
Fier/ U kapën me mbi 21 kg eksploziv, prokuroria kërkon 46 vite burgim në total për 3 të pandehurit
Kërkesa u bë në Gjykatën e Fierit, gjatë seancës së radhës ditën e sotme. Të pandehurit e dosjes janë Albi Mecini, Ervis Cukali dhe Arafat Manërkolli. Pasi lexoi konkluzionet e dosjes, organi i akuzës kërkoi 46 vite burgim në total për të dyshuarit. Albi Mecini është i dyshuar edhe për rrëmbimin dhe zhdukjen pa gjurmë të dy personave në Sarandë, Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit.
21 Korrik 2025, 12:31 -
-
-
Lapaj nuk heq dorë nga mandati, shkresa KQZ-së: Dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur konsiderohen të miratuara në heshtje (DOKUMENTI)
Adriatik Lapaj i Nismës “Shqipëria bëhet” insiston për të marrë mandatin e deputetit. Për herë të dytë, ai iu drejtua sot me një letër KQZ-së, ku kërkon që të konfirmohet dorëheqja e të gjithë kandidatëve të listës së mbyllur.
21 Korrik 2025, 11:34 -
-
-
-
I njohur si ‘Fito’, Ekuadori ekstradon në SHBA bosin famëkeq të drogës
I njohur si "Fito", ai u rikap në qershor, më shumë se një vit pasi u arratis nga një burg i sigurisë së lartë, ku po vuante një dënim me 34 vjet burg për një sërë krimesh. Ai do të paraqitet në një gjykatë federale amerikane të hënën.
21 Korrik 2025, 10:31 -
Izraeli zhvillon ofensivën tokësore në Gazën qendrore! 26 vende nënshkruajnë deklaratën e përbashkët: Lufta të ndalet tani! Telefonatë mes Papa Leonit dhe Abu Mazenit
Forcat izraelite kanë nisur një ofensivë tokësore dhe ajrore në qytetin Deir al-Balah, në Rripin qendror të Gazës, duke shkaktuar valë të reja zhvendosjeje të civilëve.
21 Korrik 2025, 10:25 -
Sulmet izraelite në Siri, çfarë fshihet pas ndërhyrjes në konfliktin e brendshëm sirian
Me sulmet e tij ndaj Sirisë, Izraeli nuk përpiqet vetëm të mbrojë minoritetin e druzëve, thonë vëzhguesit. Çfarë fshihet realisht pas ndërhyrjes së qeverisë izraelite në një konflikt të brendshëm sirian?
21 Korrik 2025, 10:00 -
-
-
Shqiptari në Itali arrestohet me 11 kg kokainë, brenda furrës në shtëpi i gjendet pistoletë e municion
Efektivët e ndoqën dhe në banesë iu gjetën 10 'tulla' kokaine, kurse brenda furrës pistoleta me mulli, me fishek në fole, si dhe municioni i fshehur brenda çorapeve. Shqiptari rezultoi i dënuar me 14 vjet burg për vrasje me dashje, e kryer në vitin 2011 në Bolonja, por u lirua në maj 2024, pas vitesh paraburgimi, edhe për krime që lidhen me shfrytëzimin e prostitucionit.
21 Korrik 2025, 08:14 -
Djegia e fushës së mbetjeve të Inceneratorit në Elbasan, kontrolle në 14 banesa e zyra! 2 në pranga, vëllai i deputetit të PS kapet me fishekë
Denis Hasalla, shefi i kabinetit në Peqin njeheresh vëllai i deputetit të PS, Saimir Hasalla ka rene sot ne prangat e policise. Në banesën e tij u gjet municion luftarak, gjatë një kontrolli të autorizuar nga gjykata. Hasalla eshte ne hetim për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet e shoqërisë “Eco-ELB”. Në të njëjtën dosje jane dhe 13 zyrtarë te tjere, të 7 bashkive në qarkun e Elbasanit.
21 Korrik 2025, 08:13 -
Raporti/ Detyrimet e prapambetura të bashkive arritën 33 milionë euro në vitin 2024
Në total për 2024 niveli i detyrimeve të prapambetura për 61 bashkitë në rang vendi ka arritur në vlerën e rreth 3,2 mld lekëve apo rreth 33 mln euro sipas të dhënave të publikuara në raportin “Qeverisja vendore në Shqipëri- Raport mbi situatën 2024” të Institutit për Bashkitë të Shqipërisë.
21 Korrik 2025, 07:49 -
Gaza/ Po prisnin ushqim, 85 të vrarë nga sulmet izraelite! Papa Leone: T’i jepet fund barbarisë së luftës
85 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite teksa prisnin kamionët me ndihma të OKB-së në veri të Gazës. 71 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja që prej fillimit të luftës.
20 Korrik 2025, 21:59 -
-
Tradhti, xhelozi dhe beteja ligjore për fëmijët! Historia e vrasjes së profesorit amerikan në Athinë
Vrasja e Przemyslaw Jeziorski, ndodhi në periferi të Athinës, në një lagje zakonisht të qetë. Jeziorski u qëllua disa herë nga afër dhe vdiq në vendngjarje, ndërsa autori i maskuar u largua me shpejtësi. Pas një hetimi 12-ditor, policia arrestoi partnerin e ri të ish-gruas së viktimës,
20 Korrik 2025, 21:32 -
Ilir Yzeiri: Regjia e së keqes
Si ka mundësi që ndërtimin më të madh në Theth, në shkelje të të gjitha ligjeve dhe duke sfiduar shtetin, e bën një super i kërkuar nga policia? Prekë Kodra, personi që donte t’i bënte atentat Albin Kurtit, ndërton në zonën më të bukur në Shqipëri sikur në këtë vend të mos kishte as polici, as Shërbim Informativ, asgjë
20 Korrik 2025, 20:59