-
-
8 Marsi dhe e drejta e mundimshme, e gjatë, e lodhshme e grave për të votuar
Të drejtat që kemi sot i marrim të mirëqëna dhe nuk mund ta imagjinojmë se mundimi për t’i fituar, nuk ka të krahasuar me lehtësinë që mund të bëjë që çdo e drejtë e fituar të fshihet në pak sekonda me një deklaratë, apo me një laps nga individë autoritarë. Mjafton të shikojmë se shtete që sot janë në çatinë e vendeve më të përparuara, të pasura, të zhvilluara, nuk është se kanë qenë të kollajshëm apo zemërgjerë sa herë është folur për të pasur gra me të drejta të barabarta në shoqëri.
8 Mars 2025, 18:15 -
Rama pritet në listën e hapur në Tiranë, 7 orë takim me ministrat e drejtuesit! 4 kryebashkiakë duan të bëhen deputetë! Nga slogani i fushatës te diaspora, zbardhen detajet
Mbledhja nisi rreth orës 13:00 në Pallatin e Brigadave dhe u mbyll në 20:00. Jepen orientime për programin dhe retorikën politike. Nesër Rama mbledh drejtuesit e qarqeve, diskutohen emrat potencialë për PS. Deputetët me më shumë se një mandat në listat e hapura. Të hënën mbledh edhe Bordin e Diasporës, 12 mars dorëzohen më KQZ listat për deputetë.
8 Mars 2025, 10:33 -
Trump letër udhëheqësit të Iranit për të negociuar një marrëveshje bërthamore
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se do që të negociojë një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe i dërgoi një letër udhëheqësve të Republikës Islamike këtë javë, duke sugjeruar bisedime me Teheranin.
7 Mars 2025, 20:36 -
Itali/ Shqiptari ‘i pazbutur’ kapet në aeroportin e Veronës, i dënuar me 2,3 vite burg për trafik klandestinësh! I arrestuar dhe dëbuar më parë për drogë, udhëtoi nga Tirana
Më 2014 shqiptari 29-vjeçar ishte kapur dhe dënuar për drogë, më 2015 u dëbua nga vendi për 5 vite. Por më 2018 është rikthyer përsëri duke thyer urdhrin dhe gjithashtu u kap në trafik të emigrantëve të paligjshëm, për të cilin është dënuar në Verona me 2 vjet e 3 muaj izolim
7 Mars 2025, 16:02 -
Gjyqi për Inceneratorin e Tiranës/ Bllako: S’kam patur rol në dhënien e koncesionit! SPAK kërkon dënimin me 5 vite burg, GJKKO vendos më 11 mars
SPAK kërkon dënimin e tij me 5 vite burg, ndërsa Bllako u deklarua i pafajshëm duke thënë se nuk ka pasur asnjë rol në dhënien e koncesionit. GJKKO do të japë vendimin më 11 mars.
7 Mars 2025, 14:40 -
Gjin Gjoni nga veteriner bëhet doktor i të drejtës civile pa arsim të lartë! A do t’a dorëzojë diplomën false në KQZ kur të kandidojë për deputet? Disa fakte për SPAK-un
Po a ka Gjin Gjoni një diplomë të vlefshme të arsimit të lartë? Ka shumë dëshmitarë, ish studentë, të cilët e mbajnë mend Gjin Gjonin student për veterinari në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Por, nuk ka asnjë ish student juridiku, sot gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë, që rrëfejë se Gjin Gjoni ka studiuar për juridik.
5 Mars 2025, 13:53 -
Shqipëri, debate dhe shqetësim mbi numrin e lartë të personave në paraburgim
Shqetësimi mbi nivelin e lartë të të paraburgosurve prej 62% në Shqipëri është disavjeçar. Gjatë dy viteve të fundit, politikat penale janë ashpërsuar, siç konstatohet edhe nga Prokuroria e përgjithshme në raportin e fundit mbi gjendjen e kriminalitetit. Në vitin 2024 organi akuzës kërkoi në gjykatë 3073 masa arrest në burg, ose 4% më shumë se një vit më parë
4 Mars 2025, 20:01 -
Fatos Çoçoli: Pensionistët me shpërblime pesëfish këtë vit?
Është hera e parë në historinë 35 vjeçare të buxheteve pluraliste, që pensionistët marrin shpërblim në pranverë. Me këtë ritëm të ardhurash në buxhet, janë të gjitha mundësitë që në dhjetor 2025, pensionistët të marrin shpërblimin e fundvitit, të paktën në atë masë sa e morën në dhjetor 2024. Ndryshe, këtë vit të marrin pesë herë më shumë shpërblime, nga sa morën në vitin 2023.
4 Mars 2025, 18:42 -
SPAK çon për gjykim kreun e Bashkisë Tropojë, Byberi dhe zv.kryetarin: Lejuan hapjen e dy rrugëve në kundërshtim me ligjin, 277 milionë lekë dëm
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për dërgimin në gjykim të çështjes penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi dhe Zv/Kryetarit të Bashkisë z. Abedin Kërrnaja.
4 Mars 2025, 12:53 -
Derbi i Madridit spostohet në Champions, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në sfidën e kthimit! Simeone: Emocione si ditën e parë
Të martën e 4 marsit duke nisur nga ora 21:00 në ‘Bernabeu’ Real Madrid përballet kundër Atletico Madrid për ndeshjen e parë mes tyre këtë sezon në 1/8 e Champions League.
4 Mars 2025, 12:36 -
-
‘Grupi i zjarrit’ në Lazarat/ Gjykata e Lartë lë në fuqi 2 burgime të përjetshme për vrasjen e specialit Basha! Ulet dënimi për Alban Alikon dhe Erjon Kasmën (VENDIMI)
Albion Aliko dhe Bajram Boçi do të vuajnë dënim me burgim të përjetshëm për sulmin ndaj forcave Speciale RENEA më 2015, ku u vra efektivi Ibrahim Basha dhe u plagosën dy të tjerë. Gjykata e Lartë la në fuqi vendimet, ndërsa uli dënimet për dy të akuzuar të tjerë, duke marrë parasysh ligjin për të miturit. 5 të pandehur në fashikullin e dytë do rigjykohen nga Apeli i GJKKO
2 Mars 2025, 16:59 -
-
E plotë/ Testamenti i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit ( Janullatos )
Sot (1 mars) 40 ditë pas ndarjes nga jeta të Kryepiskopit Anastas, në shërbesën e zhvilluar në Kishën Katedrale 'Ngjallja e Krishtit' në Tiranë', u lexua dhe testamenti i lënë prej Kryepiskopit. Ai ka shkruar testamentin fillimisht më 10 mars 1997 dhe është korrigjuar dy herë, në vitet 2008 dhe 2015
1 Mars 2025, 20:00 -
Hapet testamenti i kryepeshkopit Anastas: Pasuria ime i përket Kishës së Shqipërisë! Amaneti: Përfundoni katedralen! Fal ata që me intriga ma bënë udhëtimin e vështirë
Në një atmosferë thellësisht prekëse, u krye sot në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë, mbushur plot me besimtarë, përkujtimorja dyzetditore e Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit.
1 Mars 2025, 14:38 -
Replika e plotë në Zyrën Ovale/ Trump: Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore! Obama të dha rroba, unë raketa! Zelensky: Do ketë pasoja dhe për SHBA-në! (VIDEO)
Njëzet minuta tronditëse, jashtë rregullave të diplomacisë mes dy krerëve të shteteve. Nëse gjatë këtyre tridhjetë e nëntë ditëve të mandatit të dytë të presidentit të SHBA-së Donald Trump jemi mësuar të shohim të paimagjinueshmen, takimi me Volodymyr Zelenskyn i tejkaloi të gjitha kufijtë.
28 Shkurt 2025, 20:37 -
Tiranë/ Rama inspekton punimet te Terminali i ri i autobusëve: Për 10 vjet puna u zvarrit prej gjyqtarëve të papërgjegjshëm
Kryeministri Rama vijoi sot inspektimet në sheshin ku po ndërtohet terminali i ri te Kthesa e Kamzës, i shoqëruar nga Kryetarja e Deleguar e Bashkisë Anuela Ristani.
26 Shkurt 2025, 16:13 -
-
Arrestet e SPAK/ Rektori i Bujqësorit: Nuk mbroj askënd dhe nuk komentoj vendimet e Drejtësisë! Kam dhënë telefonin dhe informacionet, por të mbështetet universiteti
Rektori i Universitetit Bujqësor të Kamzës, Fatbardh Sallaku, foli sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
26 Shkurt 2025, 09:25 -
Milano/ Prokuroria dhe Guardia di Finanza kërkojnë 12.5 milionë euro nga Elon Musk për evazion fiskal
Prokuroria e Milanos dhe Guardia di Finanza, në bashkëpunim me Agjencinë e të Ardhurave, kanë kërkuar nga Elon Musk një shumë prej 12.5 milionë eurosh, pas dyshimeve për “deklarim të rremë” të kryer nga drejtuesit e mëparshëm të Twitter.
25 Shkurt 2025, 21:53
