-
-
Shkelje me tenderin 22 mln euro për Lotin 1 të 'Unazës së Re' në Tiranë, SPAK çon në gjyq 6 zyrtarë të ARRSH! Favorizuan 'Salillarin', dëmtuan shtetin
SPAK ka arritur në përfundimin se 6 zyrtarë të ARRSH kanë shkelur barazinë në tenderin me fond limit 22 mln euro të Lotit 1 në segmentin e Unazës së Re nga Pallati me Shigjeta në vendin e quajtur Shqiponja në vitin 2019. SPAK i ka dërguar për gjykim, ndërsa thotë se zyrtarët favorizuan 'Salillarin', pasi kishin skualifikuar oferta më të ulëta.
19 Qershor 2025, 09:59 -
Gjyqi për shpifje mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit! Më 3 korrik paraqiten konkluzionet përfundimtare
Përfundon seanca për shqyrtimit gjyqësor të padisë për shpifje mes Albana Vokshit e Vilma Nushit. GJKKO u vendos në lëvizje pas padisë për shpifje të biznesmenes Vilma Nushi, ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi, lidhur me deklaratat që kjo e fundit ka bërë në komisionin hetimor paralamentar në adresë të saj.
19 Qershor 2025, 08:37 -
Bien shtrimet e përgjithshme në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji
Sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiar, të Ministrisë së Shëndetësisë për janar-prill 2025 numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është pakësuar me 3.4%, pas një rritjes së shënuar në 2023.
19 Qershor 2025, 07:50 -
Brad Pitt s’lë gur pa lëvizur, por fëmijët s’e duan më
Gjatë xhirimeve të filmit F1, Brad Pitt rigjeti pasionin për aktrimin dhe po përjeton një rilindje profesionale dhe personale, mes projekteve të reja dhe një lidhjeje të qëndrueshme. Megjithatë, marrëdhënia me fëmijët mbetet e tensionuar, pasi shumica prej tyre janë distancuar publikisht prej tij.
18 Qershor 2025, 23:04 -
Trafikimi i qenieve njerëzore, raporti i KiE për Shqipërinë: 700 raste të dyshuara, 184 çështje në hetim, 450 fëmijë të mitur
Fëmijët, veçanërisht vajzat dhe ata nga komunitetet e margjinalizuara, janë më të ekspozuar ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri. Sipas raportit të fundit të GRETA-s në Këshillin e Evropës janë rreth 450 të miturit në raste të dyshuara trafiku. Raporti nënvizon nevojën për masa të forta për mbrojtjen e fëmijëve dhe punëtorëve migrantë.
18 Qershor 2025, 19:56 -
Komenti i Kurtit irriton administratën e Trumpit
Një zyrtar amerikan brenda administratës së presidentit Donald Trump tha se toni dhe përmbajtja e deklaratës së Kurtit janë interpretuar si vendosje kushtesh ndaj një aleati që po shpreh gatishmëri për të ndihmuar Kosovën në një moment kyç diplomatik
18 Qershor 2025, 15:57 -
Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë
Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, thotë se deklarata e fundit e presidentit amerikan, Donald Trump, për Kosovën dhe Serbinë, duhet parë në kontekstin e një lideri që po përpiqet ta rikthejë vëmendjen e opinionit publik mbi rolin e tij si “negociator i shkëlqyer”
18 Qershor 2025, 15:42 -
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thirrje investitorëve: Kujdes, platforma NetherexPro për promovimin e monedhave digjitale është e palicensuar
AMF bën me dije se investitorët duhet të jenë të kujdeshëm në investimet që mund të kryejnë në platforma që këmbejnë interesa të monedhës digjitale. Konkretisht autoriteti bën me dije se platforma NetherexPro është e palicensuar.
18 Qershor 2025, 15:14 -
3 mijë euro për të favorizuar autorin e një plagosjeje në Dibër, SPAK çon në gjyq 4 persona! Dy prej tyre oficerë të Policisë Gjyqësore (EMRAT)
Katër persona janë dërguar për gjykim pasi tentuan të favorizonin autorin e një plagosjeje në Dibër në vitin 2020 në këmbim të 3 mijë eurove. Dy prej tyre janë oficerë të policisë gjyqësore.
18 Qershor 2025, 12:04 -
Itali/ Grabitje bankash me armë dhe pjesë e një organizate të madhe droge, arrestohet shqiptari i dënuar me rreth 11 vite burgim!
I përfshirë në grabitje në seri të bankave, sipërmarrësve dhe bizneseve prej vitit 2020, shqiptari ishte bërë pjesë aktive edhe e një rrjeti të narkotrafikut në Bolonja më 2022. Më 2023 Gjykata e Ferrarës e dënoi me 10,6 vite burgim, por ai u arratis dhe u fsheh në Shqipëri. Kapet në Itali pas rikthimit, aksioni më 13 qershor
17 Qershor 2025, 12:42 -
-
-
‘Plumbi i artë’/ Alibej në GJKKO: Kishim Biznes kokaine me Dritan Gjikën, Suel Çela donte eliminimin tonë! Talo, trim që rrinte vetëm në Dubai! I pandehuri Hoxha: O Tommaso Buscetta!
Kreu i organizatës së fuqishme në Elbasan, Erion Alibej, rrëfen pse ndërmori sagën e hakmarrjes pas 'Masakrës së Bradasheshit' dhe aleanca me Nuredin Dumanin për eliminimin e kundërshtarëve. Bujar Çelën thotë se e vrau për hakmarrje ndaj të vëllait, Talo Çela. Misteri i ngarkesës me 530 kg kokainë që po vinte nga Ekuadori në Turqi, biznesi me Dritan Gjikën dhe pse u vranë i vëllai dhe miku turk. Tension me të pandehurin Xhuljan Hoxha, e krahason Alibejn me të penduarin Buscetta të 'Cosa Nostrës'
17 Qershor 2025, 11:11 -
Jakin Marena: Albin, je në rregull?! Bota në prag të luftës, Kurti i vë kushte SHBA-ve
Ndërkohë që Kosova dhe Serbia që nga shtatori i vitit 2023 nuk kanë zhvilluar asnjë takim për dialogun në nivel të lartë politik. Më vonë, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë me dije se po bëhen përgatitje për një takim të ri të dialogut në nivel të lartë politik
16 Qershor 2025, 18:57 -
Turqia kërkon 35 vite burg për Liridon Rexhepin, shqiptari 'furnizonte' me para shërbimin izraelit të spiunazhit
Një padi që kërkon deri në 35 vjet burgim u ngrit kundër të pandehurit shtetas kosovar Liridon Rexhepi, për të cilin ishte përcaktuar se po menaxhonte rrjetin financiar të MOSSAD-it në Turqi.
16 Qershor 2025, 18:47 -
Haga vendos vijimin e paraburgimit edhe për dy muaj për Hashim Thaçin
Gjykata e Hagës vendosi vijimin e paraburgimit edhe për dy muaj tjerë për Hashim Thaçin. Bëhet fjalë për rastin ku ai është akuzuar për krime lufte bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Edhe për tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së u dhe i njëjti vendim.
16 Qershor 2025, 18:39 -
Kurti reagon pas deklaratës së Trump për marrëdhënien Kosovë-Serbi: T’i bëhet trysni Beogradit!
Kurti përsëriti qëndrimin se Kosova dhe Serbia veçse e kanë arritur një marrëveshje për normalizim, që tha se po shkelet nga Beogradi, teksa përsëriti kërkesat e Kosovës për këtë proces
16 Qershor 2025, 11:33 -
Iran/ Fotot satelitore të centralit bërthamor të Natanzit të dëmtuar nga sulmet izraelite
Në tre ditët e para të ofensivës izraelite kundër programit bërthamor të Teheranit, numri i dëmeve është alarmues. Imazhet satelitore të publikuara nga Maxar të vendit të Natanzit flasin qartë: bastisjet e kanë dëmtuar atë.
15 Qershor 2025, 22:21 -
Ermal Onuzi u dorëhoq, Simon Zereci komandohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës
Pak ditë pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, ministri Ervin Hoxha ka komanduar Simon Zerecin si drejtorin e Përgjithshëm të Gardës së Republikës. Zereci mbante detyrën zv. drejtor i Përgjithshëm i Gardës.
15 Qershor 2025, 10:50 -
Abuzoi me fondet dhe punësoi familjarët e tij, në pranga ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut! Gjykata: Mund të prishë provat, rrezik largimi
Policia e Tiranës ekzekutoi vendimin e gjykatës për arrestimin e ish-kreut të Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda. Vendimi erdhi pas një kallëzimi të kreut aktual Almiro Gurakuqi për shpërdorim detyre. Ai pretendon se Deda ka rritur në disa vjet buxhetin e Urdhrit dhe e ka shpërdoruar atë.
14 Qershor 2025, 11:59
