-
Hajnaj do mandat të dytë në BKH, pas 7 majit nis vlerësimi! Dumani drejton komisionin, nëse drejtorja aktuale s’kalon rinis procesi
Pas 7 majit në Prokurorinë e Posaçme, drejtorja aktuale e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnaj do t’i nënshtrohet testimet për rizgjedhjen edhe 5 vite të tjera në krye të BKH. Komisioni i SPAK, që drejtohet nga Altin Dumani do të kalojë në sitë dokumentacionin e saj, ndërsa procesi është paraprirë nga një shkëmbim shkresash që çuan deri në ankim të Hajnat në KLP.
1 Maj 2025, 16:13 -
1 Maji e gjen Shqipërinë me ulje të papunësisë e rritje punësimi por mes ‘halleve’ të vjetra! Mungesa e stafit dhe nëndeklarimi i pagave vijon
1 maji e gjen Shqipërinë me ulje të papunësisë në 8.8%, dhe me mbi 1.3 milionë të punësuar, por përsëri nevoja për staf është në shifra të larta. Ekspertët vlerësojnë se pagat e ulëta, mungesa e vlerësimit dhe kushtet e punës janë faktorë që po largojnë punëtorët jashtë vendit.
1 Maj 2025, 15:10 -
Gjyqi ndaj kopshtarit Bexhdili për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës, SPAK: Kemi zbërthyer bisedat në SKY ECC të Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentjan Funiqit! Na i solli Franca, janë të ligjshme
Merr një kthesë të fortë dosja për një nga ngjarjet më të rënda, e ndodhur më 17 janar 2020 në Kamëz-Shijak. Në gjyqin e Apelit të GJKKO ndaj kopshtarit Festim Bixhdili, që nuk tregon se ku u dërgua trupi, prokurorët treguan provat e reja të forta. Sipas tyre, Rexhepi ka folur me dy të tjerët për rrëmbimin dhe letër-porositë franceze e konfirmojnë. Avokatët kundërshtojnë, marrin kohë për njohje me provat. Ja kur mbahet seanca e radhë
30 Prill 2025, 11:45 -
Tiranë/ Djali i arrestuar për rekrutim dhe trafikim vajzash për prostitucion drejt Italisë, Prokuroria sekuestron një apartament dhe 2 makina të babait (EMRAT)
Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një familjeje në kryeqytet, djali i të cilës ishte arrestuar për trafikim femrash me qëllime prostitucioni. I riu akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë rekrutonin vajza për prostitucion në drejtim të Italisë dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore, në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, i caktoi atëkohë edhe masën e sigurimit ‘arrest në burg’
30 Prill 2025, 11:12 -
Drejtonte trafikun e kokainës me SKY ECC, Madridi i dorëzon Italisë shqiptarin e kërkuar! Në Bolonja trafikoi 80 kg drogë me vlerë 2 mln euro! U kap me plantacion hashashi në Spanjë
Policia italiane mbyll në qeli 37-vjeçarin e dënuar me rreth 3 vite burg në mungesë po për drogë. Operacioni në muajin mars, zbërthimi i kodeve të platformës SKY ECC zbuloi grupin shqipfolës, edhe 5 të tjerë të arrestuar. Shqiptari ishte zhvendosur më 2022 në Spanjë, u kap me plantacion kanabisi dhe drogë të cilësisë së lartë THC. Ishte arrestuar e dënuar edhe më 2019
28 Prill 2025, 18:57 -
Kosovë/ Pa gradime, zyrtarë policorë mbajnë pozita në të cilat s’janë emëruar
Raporti i fundit i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) konstaton se 185 zyrtarë policorë janë sistemuar në pozita për të cilat nuk e kanë gradën përkatëse. Një vit më parë kishin qenë 39 sosh. Por, Policia e Kosovës insiston se kjo situatë nuk ka ndikuar në punën e këtij institucioni.
28 Prill 2025, 15:38 -
-
Liverpooli kampion dhe Mohamed Salah rekordmen, egjiptiani kalon Sergio Aguerro-n në Premier League
Liverpool rishkruan historinë e Premier League. “The Reds” u shpallën kampionë në Angli për herë të 20, duke barazuar rekordmenët e Manchester United, ndërsa Mohamed Salah hyri në librin e artë të golashënuesve.
28 Prill 2025, 11:05 -
Fatos Çoçoli: Pse FMN vlerëson sektorin bankar?
Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë mundësuan frenimin e inflacionit dhe nuk e lejuan atë të kalonte në një inflacion shumë të rrezikshëm dyshifror, sikurse ndodhi në vendet e tjera të rajonit, gjatë periudhës gati dyvjeçare mars 2022-dhjetor 2023.
27 Prill 2025, 18:14 -
Lobimi 6 milionë dollarë në SHBA, pikat e errëta të kontratës së PD! Fondacioni që nuk gjendet dhe pse Noka firmosi si përfaqësues i koalicionit
Kontrata 6 milionë dollarëshe e Partisë Demokratike për lobim në ShBA, e firmosur në fillim të këtij muaji, ka jo pak pika të errëta. Shpjegimi zyrtar i forcës kryesore të opozitës, i bërë mbrëmë me urgjencë, nuk është se ka ndihmuar të shpërndajë mjegullën rreth këtij akti, deri më tani më i shtrenjti në historinë e lobimeve shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Përkundrazi, ka shtuar pikat e errëta.
27 Prill 2025, 15:35 -
-
PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Maliqit për ‘asfalt, tendera dhe punësime elektorale’, Ivi Kaso: Askush të mos përdorë burimet shtetërore për vota( VIDEO)
PD ka denoncuar në SPAK kryetarin e bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu për aktivitete të paligjshme si asfalti elektoral, tenderat dhe punësimet elektorale, me qëllim ndikimin te votuesit gjatë fushatës zgjedhore. Në kërkesën drejtuar Prokurorisë së Posaçme, përmenden raste që sipas PD janë kryer nga Topçiu.
25 Prill 2025, 13:42 -
-
-
-
-
-
Rrëmbimi dhe vrasja e Prengës, Dritan Rexhepi dëshmon në GJKKO: S’jam porositësi, isha në burg në Ekuador! SPAK me prova të reja, dorëzon përgjimet mes tij dhe Altin Hajrit në SKyECC
Dritan Rexhepi dëshmon për herë të parë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Në GJKKO, Rexhepi mohoi të jetë porositësi, si edhe lidhjen me Gentin Doçin (Funiqin), i cili dyshohet se dha urdhrin për rrëmbimin e Prengës. Rexhepi mohoi edhe njohjen me Altin Hajrin, por SPAK depozitoi si prova të reja komunikimet mes tyre në SkyECC për vrasjen e Prengës. Seanca e radhës më 7 maj.
23 Prill 2025, 09:50 -
-
-
