-
‘S’kam dalë jashtë shtetit’, SPAK arreston ‘mbretin’ e gabuar të kokainës! GJKKO e liron nga qelia, arrest me burg për bosin e ‘Cinco’ e të tjerët
GJKKO konfirmoi masat e sigurisë për grupin që trafikoi 6 ton drogë nga Amerika Latine në Europë. Një qytetar nga Elbasani u lirua pasi ishte arrestuar gabimisht. Gjeneralitetet dhe vendbanimi i tij përkonin me ato të personit të akuzuar si të përfshirë në trafikun e drogës. Bosi i 'Cinco', Ndreaj kërkoi masë më të butë sigurie, Plaurent Dervishaj u largua nga salla. Report Tv mëson emrin e personit në kërkim që dyshohet se fshihet në Dubai, Elidon Skëndaj.
27 Korrik 2025, 09:54 -
Rrëfimi ndryshe i Linda Ramës: Ja pse refuzova të përfshihesha në politikë dhe t’i qëndroja përballë duke zgjedhur shoqërinë civile!
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, rrëfehet mbi rolin dhe kontributin e saj si akademike në fushën e ekonomisë, në të shkuarën dhe aktualisht. Ajo tregoi edhe një nga motivet përse e refuzoi hyrjen në politikë dhe pse zgjodhi shoqërinë civile, për t’i qëndruar përballë para sfidave të mëdha
26 Korrik 2025, 20:14 -
-
-
'Mbretërit' e kokainës në Evropë/ SPAK zbulon rrjetin me biznesmenë e kriminelë, trafikuan 6 ton drogë! 6 në pranga, mes tyre 'bosi' i 'Cincos', u kapën në Palasë
SPAK arreston 6 shqiptarë të cilët nga Dubai drejtonin trafikun e kokainës gjatë viteve 2020-2021, nga Kolumbia në Evropë dhe Britani. Mbi 6 ton kokainë e hashash iu sekuestrua grupit me vlerë 411 mln €. Mes të arrestuarve biznesmenët Klevis Hoxhosmani dhe Ermir Ndreaj. Akuzë për të penduarin Erion Alibej e Plaurent Dervishajn, sot rivalë, dje ortak në trafik. Sekuestrohen para, makina ora e jaht luksi. Ndreaj u prangos në një skaf luksoz në Palasë.
26 Korrik 2025, 15:08 -
-
Mero Baze: Sinqeriteti i tepëruar i Këlliçit për rastin Veliaj
Belind Këlliçi pretendon se Erion Veliaj është arrestuar për arsye politike, pas protestave të tij para Bashkisë, dhe pas “detyrimit” të Edi Ramës për ta lëshuar atë. Sado që jam përpjekur ta denoncoj arrestimin e dhunshëm dhe linçimin e Erion Veliajt në qeli, ende pa akuzë, nuk kam mundur ta bëj kaq bukur sa Belindi.
25 Korrik 2025, 19:45 -
Dosja 'Toyota Yaris'/ SPAK çon në gjyq dy persona: Tentuan të korruptonin gjyqtarin për të favorizuar grupin që solli 3.4 mln euro nga Belgjika
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale ndaj dy të pandehurve, Astrit Vladi dhe Erida Lazimi në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”, të akuzuar për ndikim të paligjshëm ndaj një gjyqtari.
25 Korrik 2025, 09:16 -
Vendimet e KKTU, turizmi nxit shumëkatëshit në bregdet, shtohen edhe kullat nëpër Tiranë
Pesë mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar i Territorit dhe Ujit tregojnë tendencën që po ndjek sektori i ndërtimit në vend ku duket se vëmendja turistike po e bën bregdetin gjithmonë e më tërheqës për investime shumëkatëshe kurse Tirana vijon të mbetet epiqendra e “kullave” të reja.
24 Korrik 2025, 22:41 -
SHBA-ja e shqetësuar për bashkëpunimin e Malit të Zi me Kinën në fushën kibernetike
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga raportet për bashkëpunim mes Universitetit të Malit të Zi dhe Qendrës Kombëtare Kineze të Superkompjuterëve Gjinan, thotë Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) për Radion Evropa e Lirë.
24 Korrik 2025, 21:31 -
Kur fëmijët bëhen vrasës të prindërve! Ngjarja në Fier, ripërsëritje e skenarëve të krimeve në familje, rastet që tronditën vendin tonë
Një ngjarje rëndë ka tronditur Fierin sot, teksa një 26 vjeçare, Emanilda Rama ka vrarë babanë e saj, duke e mbytur me një tel. Por rastet e krimeve të tilla, kur fëmijët vrasin prindërit, për fat të keq, në vendin tonë janë raportuar edhe më parë.
24 Korrik 2025, 21:05 -
Ankimoi zgjedhjet parlamentare të 2021 pas 4 vitesh dhe kërkoi ‘zhbërjen’ e tyre, Kolegji Zgjedhor gjobit sërish me 50 mijë lekë Selami Jenisherin pasi bëri padi abuzive
Kolegji Zgjedhor, në një seancë të zhvilluar sot në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, ka shqyrtuar kërkesëpadinë e Koalicionit A.B.E.O.K., e përfaqësuar nga Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë dhe kryetari i saj, z. Selami Jenishehri, kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
24 Korrik 2025, 16:19 -
-
Kriza e thellë politike Lapaj-Shabani, këshilltari bashkiak i ‘Nismës’ Thurje largohet nga partia, Pllaha: Idealizmi ka humbur nga egoja personale dhe papjekuria politike!
Largohet nga Nisma Thurje këshilltari bashkiak i Nismës Thurje në Bashkinë e Korçës, Klajdi Pllaha. Lajmin e ka konfirmuar vetë i zgjedhuri vendor nëpërmjet një mesazhi të postuar në llogarinë e tij personale në rrjetin social Facebook. Jep edhe arsyet e këtij largimi dhe pse do vijojë të jetë këshilltar i pavarur i këshillit bashkiak Korçë
24 Korrik 2025, 09:45 -
-
Cilësia e jetës, në fshat e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se në qytet
Në nivel kombëtar, koha mesatare e gëzimit të pensionit arriti 22.4 vite në vitin 2024 me një rënie të lehtë me 4 muaj në krahasim me 2023-n. Koha e gëzimit të pensionit mbeti e pandryshuar në 10 vitet e fundit, pasi edhe në 2015 ishte 22.3 vite.
24 Korrik 2025, 07:45 -
-
-
-
Mero Baze: Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri
Institucionet e reja të drejtësisë, në traditën më të keqe të institucioneve të tjera të shtetit shqiptar, vazhdojnë të mos i marrin seriozisht të drejtat e njeriut, si në proceset penale ashtu edhe në seancat gjyqësore.
23 Korrik 2025, 00:17 -
Enver Robelli: Një autostradë si urë e ferrit dhe disa thasë me gëlqere për Qeverinë e Kosovës
Në Kosovë shoferët i pret edhe një rrezik tjetër. Autostrada mes Vërmicës dhe fshatit Arllat i ngjan një piste të vjetruar diku në ndonjë xhungël afrikane apo latinoamerikane. Autostrada ka kushtuar shumë, sipas disa vlerësimeve rreth 820 milionë euro.
22 Korrik 2025, 20:21
