-
Kosovë/ Siguria në rrezik nga spiunazhi për shërbimet serbe, arrestimet e fundit ngrenë shqetësime
Siguria e Kosovës po rrezikohet nga raste spiunazhi të lidhura me shërbimet sekrete serbe. Arrestimet e fundit ngrenë shqetësime për përmasat e kërcënimit dhe gatishmërinë institucionale për t’u përballur me të.
24 Korrik 2025, 11:08 -
Cilësia e jetës, në fshat e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se në qytet
Në nivel kombëtar, koha mesatare e gëzimit të pensionit arriti 22.4 vite në vitin 2024 me një rënie të lehtë me 4 muaj në krahasim me 2023-n. Koha e gëzimit të pensionit mbeti e pandryshuar në 10 vitet e fundit, pasi edhe në 2015 ishte 22.3 vite.
24 Korrik 2025, 07:45 -
Fluks vendimesh në KPA, shkarkohet ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea dhe dy prokurorë
KPA ka vendosur unanimisht lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish – gjyqtaren e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea, e cila ishte deklaruar fajtore për veprën penale “korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe ishte dënuar me 4 vjet burgim.
23 Korrik 2025, 19:23 -
Bregdeti i 'pakapshëm', çmimi për metër katror në Durrës e Sazan 2000 euro! Ministria e Financave publikon referencat e reja
Hovi i çmimeve të kripura të pronave nuk do të ndalet, sidomos pas referencave të reja që Ministria e Financave ka bërë publike. Sikundër Report TV e pati paralajmëruar, çmimet e reja të metrit katror në vend do të rriten me gati 100% në jug dhe deri më 300% në bregdetin e Durrësit (Vollga).
23 Korrik 2025, 16:56 -
Blushi i PL denoncon rritjen e çmimeve: Varfëria po thellohet, ushqimet bazë më shtrenjtë se në BE, të ardhurat 3 herë më pak!
Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, doli sot në një konferencë ku theksoi se që nga viti 2013 kur socialistët erdhën në pushtet, çmimet që ishin 32% më të lira se në BE gjatë nisjes së qeverisjes së tyre, tani janë edhe më të shtrenjta
23 Korrik 2025, 15:15 -
Protesta për Gazën ku merr pjesë dhe Greta Thunberg, aktivistja Duma për Report TV: Uria po përdoret si mjet lufte
Greta Thunberg ndodhet në Tiranë ku do të marrë pjesë në një protestë në mbështetje të popullit palestinez. Ajo do të protestojë për të ndërgjegjësuar mbi krizën humanitare në Gaza. Aktivistja Fjoralba Duma nga “Palestina e Lirë” theksoi se popullsia palestineze po përballet me një luftë urie dhe me pasoja të rënda nga kequshqyerja.
23 Korrik 2025, 13:53 -
-
Tiranë/ Zhvatën 409 mijë euro nga kompania e metrazheve ku punonin, arrestohet shpërndarësi i porosive, në kërkim financierja! Zbulohet skema e vjedhjes
Pas viteve të tëra në një kompani tekstile, 2 punonjës kishin arritur të fitonin besimin e pronarëve dhe ta shpërdoronin atë, duke i vjedhur në 2 vjet me radhë. Shpërndarësi i porosive u arrestua, ndërsa financierja u shpall në kërkim.
23 Korrik 2025, 11:13 -
Skema e pagesës së energjisë për debitorët, OSHEE: Këste mujore nga 1200 lekë! Falje e kamatave nga 50-100% për ata që e paguajnë njëherësh
Faturat e papaguara të energjisë elektrike deri në dhjetor 2023 do mund të paguhen me këste nga familjet, bizneset e vogla apo institucionet. OSHEE sqaron se nuk do të përfitojnë nga kjo lehtësi klientët që kanë fatura të papaguara nga 2024-a e në vijim. Abonentët në nevojë do të kenë këste nga 1200 lekë në muaj
23 Korrik 2025, 10:57 -
Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gazë
Në deklaratën e nënshkruar nga 111 organizata, paralajmërohet se uria në Gazë po përhapet me shpejtësi të madhe, ndërkohë që ndihmat jetike, si ushqimi, uji dhe barnat, qëndrojnë të pashpërndara pranë kufirit, pasi organizatave humanitare u ndalohet të veprojnë.
23 Korrik 2025, 09:11 -
-
-
Shqiptarët ende të fiksuar me Volkswagen dhe Mercedez, Durrësi rekord për numrin e autoveturave
Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi botimin “Karakteristikat e Mjeteve Rrugore” për vitin 2024, i cili ofron një pasqyrë të detajuar mbi mjetet rrugore që qarkullojnë në Shqipëri. Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volksëagen dhe Mercedez Benz.
22 Korrik 2025, 17:41 -
Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm
Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se, në këto rrethana, përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë paraqet një rrezik të vazhdueshëm.
22 Korrik 2025, 15:58 -
SPAK tërhiqet nga shkarkimi, KPA konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës Armida Hamiti
KPA ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës Armida Hamiti. Kolegji i Posaçëm i Apelimit argumenton në vendim se tërheqja nga kërkesa për shkarkim e prokurorit të SPAK Adnan Xholi, i cili përfaqësonte drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në çështjen e vetingut të prokurores së Tiranës, barazohet nga pasojat me heqjen dorë nga ankimi.
22 Korrik 2025, 15:57 -
2 vite nga “alarmi” i KLSH, pak ka ndryshuar në Onkologjik! Të sëmurët me tumor pritje të gjatë, spitali pak mjekë
Pavarësisht rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit që prej vitit 2023, spitali Onkologjik vijon të mos përmbushë kushtet bazike për trajtimin e pacientëve me kancer. Në raportin më të fundit, KLSH evidenton mungesën e shtretërve, probleme të theksuara me lagështirën, ambiente të amortizuara dhe mungesë të stafit mjekësor.
22 Korrik 2025, 15:46 -
Pagesë me këste për debitorët e energjisë deri në dhjetor 2023, OSHEE: Kush paguan shumën menjëherë, i falet kamatvonesa
Të gjithë abonentëve që kanë fatura të papaguara të energjisë elektrike deri më 31 dhjetor të vitit 2023, OSHEE do t’u japë një mundësi të dytë që t’i shlyejnë me këste mujore të lehtësuara.
22 Korrik 2025, 14:16 -
VIDEO/ Ofronin shërbime dentare me preparate të skaduara, në pranga administratori i klinikës dhe stomatologu në Tiranë! 12 punonjës në hetim
Policia e Tiranës ka zbuluar se klinika dentare “Golden Dental & Aesthetic' në Tiranë, ofronte shërbime dentare me preparate të skaduara që në vitin 2023. Në pranga ra administratori i Klinikës dhe një stomatolog, ndërsa 12 punonjës janë në hetim.
22 Korrik 2025, 09:47 -
Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë
Gjysma e dytë e vitit 2025 pritet të ulë vlerën e kredisë që do të japin bankat për blerje banese, si dhe do të shoqërohet me rritje të kushteve për të dhënë hua. Kështu thuhet në një vrojtim të Bankës së Shqipërisë, ku bankat kanë paralajmëruar ‘ngadalësim’ të kredisë për blerje pronash, ndikuar prej kufizimeve të huasë për qytetarët që duan të blejnë banesë.
21 Korrik 2025, 19:48 -
-
Vrasja e Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva përballet sërish me dëshmitarët në Gjykatën e Lezhës
I afërmi i Edmond Haxhisë ka deklaruar se e ka takuar atë në Velipojë dhe mban mend që në atë kohë ka parë një person me ngjyrë, por nuk mundi ta identifikojë nëse bëhej fjalë për Ruben Saraivën apo dikë tjetër.
21 Korrik 2025, 15:32
