-
Në kërkim se përndiqte ish-bashkëjetuesen, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan
Policia vendore bëri me dije sot se pas aksionit të koduar “The end”, lokalizoi dhe prangosi 52-vjeçarin e dënuar me 7 muaj burgim, vendim i dhënë katër muaj më parë nga Gjykata e Elbasanit, për përndjekjen e ish-bashkëjetueses së tij.
8 Korrik 2025, 11:42 -
GJKKO vendosi lirimin nga arresti shtëpiak, avokati i Jamarbër Malltezit dorëzon në SPAK vërtetimin për garancinë pasurore
Një ditë pasi GJKKO vendosi për lirimin e tij nga arresti shtëpiak, avokati i Malltezit ka dërguar në SPAK vërtetimin për garancinë pasurore prej 3 mln lekësh.
8 Korrik 2025, 09:41 -
Fatos Çoçoli: A ndihmohen fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?
30 milionë euro siguri nga shteti mund të përbëjnë një levë Arkimedi për të çliruar sektorin bankar dhe për të dhënë edhe 100 milionë euro hua të buta për bujqit tanë. Garancia mbulon deri në 70 për qind të huasë për fermerin. Ajo duhet shoqëruar fort me trajnime dhe ndihmë këshillimore.
7 Korrik 2025, 20:11 -
Jakin Marena: SPAK dhe GJKKO i liruan nga arresti, paçi fatin e Berishëve
Por me sa duket ‘dhuratat’ nga drejtësia e re për familjarët e Berishës nuk paskan të sosur. Gjithë ai korrupsion me përfitime madhore dhe për më tepër me involvimin e tërë strukturave të shtetit në këtë aferë, si ajo e “Partizanit”, kishte një ‘çmim’ ordiner, vlente as më pak dhe as më shumë por vetëm 3 mijë euro. Para xhepi. Kush nuk i paguan kaq lekë për të gëzuar 5.4 milionë euro!
7 Korrik 2025, 18:56 -
Rivlerësimi 5-të i pronave u ‘arkivua’ bashkë me legjislaturën e 10 të Kuvendit. Në 2026-ën referencat e reja do t’i dyfishojnë çmimet
Vitin e ardhshëm vlera e pronës në Shqipëri pritet të rritet deri në 100% për shkak të referencave të reja. Për të frenuar këtë rritje, ekspertët e tregut gjykojnë se është domosdoshmëri një tjetër rivlerësim pronash, duke qenë se nisma e depozituar vjet në kuvend tashmë konsiderohet e djegur.
7 Korrik 2025, 16:31 -
Beleri nga Korça mbështet tezën e aleatit Berisha: Zgjedhjet u manipuluan! Çështja e Detit? Dy shtetet t’i përmbahen marrëveshjes së 2009-ës!
Eurodeputeti grek Fredi Beleri, ish-kryebashkiaku i Himarës i arrestuar dhe dënuar me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, ka qenë i pranishëm në përurimin e Konsullatës së Greqisë në Korçë, ku bëri edhe komente politike. Thotë se zgjedhjet nuk ishin të standardit të një vendi që aspiron BE-në dhe raporti OSBE-ODIHR e konstatoi. Kërkon që t'i qëndrohet marrëveshjes së detit të vitit 2009, që Kushtetuesja e rëzoi
7 Korrik 2025, 12:06 -
Afera Partizani/ Pasuria ‘shpëton’ Malltezin, GJKKO e liron nga arresti shtëpiak, 3 mln lekë garanci! Gjyqtares Ulliri iu rrëzua kërkesa për dorëheqje
Pas 20 muajve në arrest shtëpie, GJKKO ndryshoi masën dhe liroi me garanci pasurore, Jamabër Malltezin, të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash në aferën Partizani. Gjyqtarja Ulliri është në krye të trupës që do të drejtojë procesin për aferën “Partizani”, ku i pandehur është dhe ish-kryeministri Berisha. Kërkesa e saj për dorëheqje, u rrëzua nga drejtuesi i Gjykatës.
7 Korrik 2025, 11:06 -
Tokat 'djerrë', sipërfaqja e mbjellë ulet në 677 mijë hektarë! Tregu 'tremb' kultivuesit e grurit, prodhuan 22% më pak! Bankat strikte, dhanë vetëm 6 mln euro hua
Më pak tokë po punohet në Shqipëri. Shifrat zyrtare tregojnë se vjet është mbjellë vetëm 677 mijë hektarë tokë bujqësore, me tkurrje prej 20 mijë hektarë në dekadën e fundit. Shkaqet janë disa, por emigrimi dhe mungesa e financimit po godasin prodhimin shqiptar.
6 Korrik 2025, 14:14 -
Gazeta gjermane ‘Suddeutsche Zeitung’: Edi Rama, pikturë dhe pushtet! Katër mandate, një rekord
Gazeta e njohur gjermane “Suddeutsche Zeitung” i kushton kreut të mazhorancës shqiptare një artikull, ku përshkruan lidhjen e tij mes artit dhe politikës. "Por a nuk duhet që qyteti të riemërtohet TiRama?", pyet gazeta e njohur gjermane, teksa kreu socialist ka siguruar edhe mandatin e katërt në zgjedhjet e 11 majit me 83 mandate.
5 Korrik 2025, 22:25 -
Ylli Pata: Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?
Përkatësisht, Bido ishte një kandidat qartësisht kundër rastit apo kauzës “Beleri”, me të cilën Partia Demokratike e Sali Berishës, apo opozita aktuale e koalicionit të saj, u “armatos” që me zgjedhjet vendore të 14 majit 2023
5 Korrik 2025, 19:58 -
Luan Rama: Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë falje popullsisë shqiptare të çamërisë për krimet e bëra
Ata jo vetëm kanë heshtur, por kanë bërë ç’është e mundur që çështja çame të mos përmendet, të heshtet, të harrohet dhe të mos flitet më kurrë për afro 3000 shqiptarët e pafajshëm të Çamërisë që u prenë dhe u vranë vetëm pse ishin çamë muslimanë, duke e spastruar kështu Epirin nga popullsia çame dhe duke i shpërngulur me dhunë.
4 Korrik 2025, 21:57 -
Jakin Marena: PD-në e ‘zuri’ mallkimi i Olldashit dhe veteranëve, selia si vend ‘vakëf’
Por PD ka humbur zgjedhjet vendore të vitit 2015, ka humbur zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ka djegur mandatin e deputetëve duke shënuar rrënimin total të saj, pasi doli jashtë sistemit në vitin 2019, për t’i vënë ‘vulën’ me bojkotin e zgjedhjeve vendore po të vitit 2019 pasi i ka lënë tërë hapësirën e pushtetit vendor mazhorancës socialiste.
4 Korrik 2025, 20:33 -
INTERVISTA/ Banka e Shqipërisë përjashton një valë rritjeje të çmimeve! Turizmi 'motor' për rritjen ekonomike
Inflacioni më i ulët se objektivi dhe forcimi i lekut bënë që Banka e Shqipërisë të ulë normën bazë të interesit. Drejtori i Politikës Monetare thotë për Report TV se nuk pritet të ketë një valë rritje të çmimeve. Turizmi sipas tij pritet të jetë motor kryesor në rritjen ekonomike edhe pse në ngadalësim krahasuar me vitet e kaluara.
4 Korrik 2025, 15:41 -
-
U shkarkua se i bënte gjyqet shpejt, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Shkodrës! Andri Ymeri largohet, apeloi duke ironizuar me fabulën e Kafkës
Pas dy dekadash si magjistrat, edhe pse Ymeri e kishte ankimuar vendimin e KPK të marrë në dhjetor 2022 për problemet në të tre shtyllat e vlerësimit, me një aplim prej 420 faqesh, ku nuk mungonte ironia duke portretizuar trupën gjykuese me fabulën e Kafkës për lepurin dhe ariun, KPA e gjeti të ligjshëm vendimin e shkallës së parë, duke e lënë në fuqi. Më 2014, KLD iu nënshtrua dhe procedimit disiplinor, mori masën e ‘vërejtjes me paralajmërim’
4 Korrik 2025, 11:45 -
Ekskluzive/ U ‘dogj’ nga dekriminalizimi, Kajmakut do i paguhen rrogat për 4 vite nga Bashkia Vorë dhe Këshilli i Qarkut! Fiton edhe 30 mijë € dëmshpërblim nga KQZ
Agim Kajmaku, ish-kryetari i PS në bashkinë Vorë, ka fituar betejën financiare me institucionet, 6 vite pasi u shkarkua si i prekur nga ligji i dekriminalizimit. Bashkia e Vorës dhe Këshilli i Qarkut Tiranë detyrohet t’i paguajnë Kajmakut të gjitjha pagat e një mandati 4 vjeçar. Ndërsa, KQZ detyrohet të paguajë 30 mijë euro dëmshpërblim. Gjykata: KQZ tejkaloi kompetencën, shkarkimi pa vendim të formës së prerë.
4 Korrik 2025, 10:27 -
Stadiumi i ri Durrësit/ Tërhiqet FSHZH, e financon Korporata e Investimeve! Debate në Këshill, opozita kundër, miratohet vetëm me votat e PS
Në Durrës, projekti për rijetëzimin e stadiumit “Niko Dovana” ka sjellë përplasje politike. Demokratët në Këshillin Bashkiak akuzuan Bashkinë për mungesë transparence dhe votuan kundër transferimit të pronës publike te Korporata e Investimeve Shqiptare, e cila do të jetë zhvilluese e projektit.
4 Korrik 2025, 10:20 -
Ylli Pata: Si shpjegohet aleanca e një pjese të PD-së me mazhorancën?
Zhvillime që ish-drejtues të PS-së, ndoshta me arsyet e tyre i konsiderojnë si kooptime të panatyrshme. Ish-ministri i Financave në kohën e Fatos Nanos, Arben Malaj ka qenë mjaft kritik për këtë zhvillim. E gjasat janë që këto kritika të vazhdojnë, pasi parë në këndvështrime të ndryshme mund te gjenden normal arsye për ta parë me sy kritik.
3 Korrik 2025, 19:55 -
-
Ja si Gallipoli, Santorini dhe Palma de Majorka u “gllabëruan” nga turizmi (dhe pse Shqipëria u ngjan atyre)
Parajsat e Mesdheut të shndërruara nga turizmi masiv, mes krizës ekologjike dhe qyteteve të zbrazura. Ndërsa Shqipëria përjeton bum-in e saj turistik, sinjalet nga jugu i Europës tregojnë çfarë ndodh kur suksesi bëhet i paqëndrueshëm.
3 Korrik 2025, 16:05 -
