-
Rama nga Berati: E gjetëm Beratin me 30 mijë turistë, sot është me 1 milionë! Kryesocialisti shigjeton Metën: Hante sa andej-këndej deri sa i plasi stomaku
Rama në Berat foli për zhvillimin që Berati ka pësuar ndër vite në turizëm, ku tha se nga 30 mijë turistë është bërë me 1 milionë turistë në 2024. Më tej ai ka 'shigjetuar' partinë e Metës, duke thënë 'se kalonin sa andej këndej deri sa i plasi stomaku nga oreksi i madh'.
1 Maj 2025, 18:47 -
1 Maji/ Në 2024-n vdiqën në vendin e punës 33 shqiptarë! Ndërtimi dhe minierat marrin më shumë jetë punëtorësh
33 shqiptarë humbën jetën vjet në vendin e punës, shifra më e lartë prej vitit 2020, ndërsa në 3 muajt e parë të 2025-s numri i aksidenteve në punë ka qenë 54, me 8 të vdekur. Tre sektorët më problematikë, me numrin më të lartë të fataliteteve janë ndërtimi, minierat dhe industria prodhuese.
1 Maj 2025, 17:05 -
-
1 Maji e gjen Shqipërinë me ulje të papunësisë e rritje punësimi por mes ‘halleve’ të vjetra! Mungesa e stafit dhe nëndeklarimi i pagave vijon
1 maji e gjen Shqipërinë me ulje të papunësisë në 8.8%, dhe me mbi 1.3 milionë të punësuar, por përsëri nevoja për staf është në shifra të larta. Ekspertët vlerësojnë se pagat e ulëta, mungesa e vlerësimit dhe kushtet e punës janë faktorë që po largojnë punëtorët jashtë vendit.
1 Maj 2025, 15:10 -
-
Akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të mituri, Prokuroria e Beratit kërkon 6 vite burg për Romeo Oçon! I dënuar më parë për të njëjtën vepër penale
Prokuroria e Beratit ka kërkuar 6 vite burg për Romeo Oçon, i akuzuar për ngacmim seksual. Sipas organit të akuzës, ky person ka ngacmuar një të mitur në nëntor të vitit të kaluar.
1 Maj 2025, 10:33 -
-
Si e ‘sabotoi’ Trump ekonominë amerikane në 100 ditë, PBB-ja bie me -0.3% në tremujorin e parë
Frika nga tarifat doganore ka shkaktuar një nxitim nga kompanitë amerikane për të importuar produkte dhe depot e logjistikës janë plot. Shtetet e Bashkuara janë zhytur në nivele deficiti në bilancin e tyre tregtar të mallrave. Nga ana tjetër, investimet janë në rritje. Por me taksat e reja, a do të vijë recesioni?
1 Maj 2025, 08:13 -
-
Gonxhja takim me artizanët: Jeni dëshmi e gjallë e trashëgimisë sonë mijëraveçare! Xhubleta një nga arritjet tona historike
Ministri është ndalur te një nga simbolet e njohura, Xhubleta vjeshja e 4-mijë vjeçare e grave shqiptare, të cilën e vlerësoi në fjalimin e tij si një dëshmi të gjallë të historisë.
30 Prill 2025, 17:06 -
-
-
Paratë cash rekord, 4.3 mld euro po qarkullojnë jashtë bankave, 390 milionë euro € më shumë se 2024-a
Gati 4.3 miliardë euro po qarkullojnë jashtë sistemit bankar. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar deri më tani e përdorimit të Cash në ekonomi. Për të kufizuar këtë fenomen që hap shumë shtigje për evazion fiskal, qeveria po punon për kufizimin e pagesave me para në dorë vitin e ardhshëm.
30 Prill 2025, 15:17 -
Autoriteti i Dosjeve publikon raportin për 2024-ën
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka publikur raportin vjetor për vitin 2024, një pasqyrë e thelluar e veprimtarisë institucionale në shërbim të transparencës, edukimit qytetar dhe përballjes me të kaluarën komuniste.
30 Prill 2025, 13:44 -
I dënuar përjetë për masakrën e Urës Vajgurore më 1997, GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për të dalë nga regjimi i sigurisë ‘41 bis’
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fran Marashit, i cili kërkoi të dilte nga regjimi i ashpër ‘41 biss’, aty ku mbahet i izoluar prej 13 dhjetorit të vitit 2024, me vendim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. U dënua si person i përfshirë në masakrën e Urës Vajgurore, të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 policë dhe u plagosën 6 të tjerë
30 Prill 2025, 13:08 -
-
-
-
Korçë/ Trafikuan 56 kg kanabis në Greqi, 2 në pranga dhe 2 në kërkim! Pezullohet punonjësi i DPSHTRR, ja roli i tij në veprimtarinë kriminale
Policia e Korçës ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi dyshohet se tentuan të trafikonin në Greqi vitin e kaluar 56 kg kanabis, që e kishin fshehur në 44 shufra metalike të montuara në tavanin e kamionit
30 Prill 2025, 09:30 -
-
