-
Masakra e Gërdecit/ Shtyhet sërish seanca për Mediun, ish-ministri kundërshton gjetjet e ekspertëve ushtarakë për demontimin e municioneve
Shtyhet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për datën 18 mars, ora 12:00. Shkak u bë kërkesa e prokurorëve Arben Kraja dhe Klodian Braho, të cilët duhej të merrnin pjesë në procese të tjera gjyqësore.
4 Mars 2025, 14:10 -
SPAK çon për gjykim kreun e Bashkisë Tropojë, Byberi dhe zv.kryetarin: Lejuan hapjen e dy rrugëve në kundërshtim me ligjin, 277 milionë lekë dëm
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për dërgimin në gjykim të çështjes penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi dhe Zv/Kryetarit të Bashkisë z. Abedin Kërrnaja.
4 Mars 2025, 12:53 -
Hyjnë në fuqi tarifat doganore amerikane për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika
Shtetet e Bashkuara vendosën të martën tarifa të reja doganore prej 25% për eksportet nga Meksika dhe Kanadaja, duke injoruar provat se vendet fqinje kufizuan migrimin e paligjshëm dhe rrjedhën e drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, siç kishte kërkuar Presidenti Donald Trump
4 Mars 2025, 12:27 -
Profesionet e lira nuk 'shpëtojnë': Nëse kanë 80% të të ardhurave nga një klient do tatohen 13-23%
Profesionistët e lirë që iu gëzuan rrëzimit të pjesshëm të ligjit për tatimin mbi të ardhurat dhe i shpëtuan tatimit deri në 23% në vitin 2024, këtë vit do të duhet të paguajnë njësoj si të punësuarit, nëse 80-90% të të ardhurave të tyre i kanë nga më pak sesa 3 klientë.
4 Mars 2025, 11:44 -
Zgjedhjet/ Në mesnatë mbyllet regjistrimi, s'ka shtyrje afati për diasporën! Debate në KQZ, rrëzohet kërkesa e PD për shtyrje të aplikimeve
Sonte në mesnatë mbyllet afati për regjistrimin e diasporës për zgjedhjet e 11 majit. PD kërkoi zgjatjen deri më datë 9, por nuk u gjet dakordësia në mbledhjen e Komisionit Rregullator të KQZ. PS e Celibashi ishin me një mendje që t’iu jepnin një shans vetëm 41,841 të refuzuarve dhe t’i ndihmonin për t’u regjistruar.
4 Mars 2025, 11:24 -
'Shkëmbimi 2'/ Dy shqiptarë arrestohen në Gjermani, njëri akuzohet për shitje kokaine, tjetri vjedhje (EMRAT)
Njëri akuzohet se në vitin 2022, ka shitur kokainë në mënyrë të përsëritur në lokalin e tij, në Pogradec, tjetri rezulton i dënuar si bashkëpunëtor për vjedhje të kryer në Paskuqan, në vitin 2023.
4 Mars 2025, 11:20 -
Kosovë/ Kurti si Berisha shpërfill Gjykatën, s'paraqitet në prokurori: Më shumë luftojnë qeverinë sesa krimin! Reagon Akuza: Përpjekje për degradim të institucioneve
Prokuroria Speciale e Kosovës i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në Prokurori. Por kryeministri nuk ka shkuar, ai kërkon që të merret në pyetje në zyrën e tij. Nëse refuzon rrezikon dënimin me gjobë, mund dhe të paraburgoset
4 Mars 2025, 10:23 -
Operacion antidrogë në Sarandë e Delvinë, lëshohen 10 masa sigurie! Policia kontrolle në disa banesa
Një operacion antidrogë është ndërmarrë në Sarandë, për goditjen e një grupi të dyshuar për trafik droge. Operacioni është shtrirë në Sarandë dhe Delvinë. Mësohet se janë shoqëruar 3 persona në Sarandë, si dhe 9 persona në Delvinë.
4 Mars 2025, 09:52 -
-
-
-
Vlorë/ Banorët e Tragjasit kundër ndërtimit të ujësjellësit për zonat bregdetare: S’lejojmë të marrin ujin e burimit! Përplasen me policinë, disa të shoqëruar
Banorët e fshatit Tragjas janë ngritur në protestë, pasi orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mbërritur forca të shumta të policisë të cilat kanë ndërhyrë për prishjen e një stacioni të pompave të ujit, i cili shërbente për të furnizuar me ujë bazën e Pasha Limanit, po ashtu janë prishur dhe disa tubacione të tjera që shërbejnë për furnizimin me ujë të banorëve të fshatit.
4 Mars 2025, 09:16 -
Çështja ‘Gjoka’/ A u ndikua vendimi i Kushtetueses për SkyECC? SPAK përgjon një anëtar kushtetues e avokatë! Gjykata: S'kemi pasur presion të jashtëm! Ligji lejon survejimin pa autorizim gjykate
Të paktën një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, avokatë por edhe persona të tjerë janë vënë në përgjim nga SPAK, i cili ka nisur hetimet se një vendim i Gjykatës Kushtetuese është i ndikuar. Bëhet fjalë për çështjen e të pandehurit Pëllumb Gjoka, i cili kërkoi pavlefshmëri të përgjimeve të SkyECC. SPAK dyshon se vendimi i Kushtetueses mund të jetë bërë nën ndikim.
4 Mars 2025, 08:31 -
Raportuesi i PE-së për Serbinë fajëson Vuçiçin për mosrealizimin e takimeve
Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, pas vizitës së tij në Beograd, gjatë së cilës nuk u takua me zyrtarët më të lartë shtetërorë, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kishte planifikuar një gjë të tillë
3 Mars 2025, 22:11 -
-
Pse nuk është e vërtetë teoria e Trump që Europa ja ka me hile SHBA (por mund ta bëjë gjithmonë, nëse është e nevojshme)
Europa është në fakt edhe dhe më e fortë se e mendon Donald Trump. Ajo është gjithnjë e më pak e fortë në nivelin tregtar, por është më e fortë në nivelin financiar.
3 Mars 2025, 18:39 -
Të ardhurat rriten ndjeshëm, 100 mln € më shumë se janar 2024! Por shpenzimet sërish me 'kursim'
Administrata tatimore dhe doganore mblodhën 646 milionë euro të ardhura në janar të këtij viti. Ministria e financave thotë se janë 100 milionë euro më shumë se vjet, dhe kontributin kryesor e ka dhënë konsumi dhe tatimi mbi pagat. Ndërkohë investimet publike përsëri rezultojnë me ecuri të ngadaltë.
3 Mars 2025, 17:00 -
Sëmundjet e zemrës nuk kursejnë të rinjtë, mjekja në Korçë: 323 pacientë në 2024, mes tyre 30-vjeçarë në koronare
Korça është qarku me numrin më të lartë të pacientëve me sëmundje kardiovaskulare. Shefja e Kardiologjisë thotë ndër faktorët kryesorë janë plakja e popullsisë, jeta sedentare, ushqimi, etj. Infarkti i Miokardit ndeshet më shpesh në moshat 50 vjeçare, por nuk përjashtohen dhe rastet në moshat e reja.
3 Mars 2025, 16:04 -
Pronat e konfiskuara të krimit dhe korrupsionit përgjatë 2022-2024, ja sa arrin vlera e tyre vetëm në Tiranë
Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për vitet 2022-2024 llogariten në vlerë rreth 7,3 mln euro.
3 Mars 2025, 12:25 -
Shqipëria 'Vendi i Nderit' në Panairin e Turizmit në Berlin, Rama: 11 mln vizitorë në 2024-ën, do hapim aeroport sezonal përballë Korfuzit! Më të larmishëm se Zvicra
Shqipëria këtë vit është zgjedhur "Vendi i Nderit" në Panairin e Turizmit në Berlin. Kryeministri Rama tha se vjet nga Rinasi hynë 11 milionë turistë, shifër që më parë nuk imagjinohej. Ai theksoi se ka rritje edhe të turistëve gjermanë, ndërsa u shpreh se Shqipëria është një vend më i larmishëm se Zvicra. Përballë Korfuzit, kreu i qeverisë tha se do hapet aeroport sezonal.
3 Mars 2025, 10:00 -
Tiranë/ I dënuar në Itali për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 45-vjeçari
Një 45- vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi është i dënuar në Itali për kanosje dhe për armëmbajtje pa leje. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e tij në Itali.
3 Mars 2025, 09:37
