-
-
Kryemadhi e akuzoi se përçau partinë, Tedi Blushi e merr me të qeshur: S’do harxhoj energji, prioriteti im është mbrojtja e Ilir Metës!
Monika Kryemadhi akuzoi përsëri sot Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, për qëndrimet përçarëse të tij dhe për sjellje të dyshimta brenda partisë, në një kohë kur kreu i saj Ilir Meta, ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Por deputeti i ri i zgjedhur më 11 maj e mori me të qeshur, duke theksuar se fokusi i tij është mbrojtja e kryetarit
3 Korrik 2025, 18:34 -
Qeveria si 'investitor', do të importojë vetë naftë dhe do t’ua shpërndajë kompanive! Ekspertët: Lajm i mirë, do të ulë çmimin
Qeveria do të dalë në bursat e huaja dhe do të blejë naftë e më pas do ua shpërndajë kompanive në vend, me synim që të ulet çmimi për qytetarët shqiptar. Ky hap i njoftuar nga Kryeministri Edi Rama, vlerësohet nga ekspertët, të cilët pohojnë se mund të sjellë ulje të çmimit e rritje të konkurrencës në treg.
3 Korrik 2025, 17:26 -
Debat për buxhetin në Kuvend/ Tabaku e Braçe i drejtohen Malajt: Bujqësia në krizë! Ministri: 4-fishuam buxhetin, në 2024 përfitoi 146 mln euro
Rishikimi i dytë i buxhetit u shqyrtua këtë të enjte në Kuvend, ku nuk munguan debatet. Opozita por edhe deputetë të PS-së kërkuan më shumë vëmendje për bujqësinë, ndërsa ministri i Financave tha se ky rishikim shpërndan paratë në projekte prioritare.
3 Korrik 2025, 17:02 -
-
Ilir Meta nga burgu, letër të hapur Ahmetajt: Të paragjykova kur u arratise, mendova kushedi ç’ka bërë tigri?! Më hoqën PIN-in! Dëgjohemi së shpejti, je aktor i madh
Kryetari i Partisë së Lirisë, i paraburgosur që prej 21 tetorit 2024 me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së për dosjet e lobimit të LSI në SHBA, pasurisë dhe CEZ-DIA, ka nisur një strategji të re mbrojtëse dhe opozitarizmi nga qelia e Burgut 313 në Tiranë. Çfarë thotë në autorrëfimin e tij kreu i PL-së, për ditën e arrestimit, pse e quan Ahmetajn një "aktor të madh" dhe mesazhet që ish-ministri i jepte dikur
3 Korrik 2025, 15:36 -
Goditet sërish organizata e Suel Çelës, i sekuestrohen 4 mln € pasuri në Itali! SPAK: Paratë e drogës dërgoheshin nga Shqipëria, investoheshin në ndërtim
2 godina, njëra me 30 zyra e biznese, në Verona, një llogari bankare ku merrte qiratë dhe një biznes i janë sekuestruar në Verona të Italisë organizatës kriminale të Suel Çelës e vëllait të tij Marjo Çela. Operacioni u krye nga SPAK dhe autoritetet italiane, që konkluduan se Suel Çela i çonte paratë nga Elbasani përmes një biznesi të organizatës drejt Italisë për të investuar atje në ndërtim e pasuri të paluajtshme.
3 Korrik 2025, 13:40 -
SPECIALE/ Një legjislaturë në tym e flakë! Ngjarjet që shënjuan parlamentin e këtyre 4 viteve (VIDEO)
3 korriku përmbyll një legjislaturë jo të zakontë të Kuvendit të Shqipërisë. Në 4 vite, salla e Parlamentit u dominua nga një opozitë agresive dhe një maxhorancë që përdori numrat në parlament për fituar jo pak herë betejat politike ndaj pakicës.
3 Korrik 2025, 13:30 -
Zbulimet arkeologjike në Durrës, dëshmi të reja për qytetin! Vula e mbretit Monun dhe letërkëmbimi mes titullarëve ilirë
Një thesar arkeologjik mund të cilësohen gjashtë objekte të zbuluara në Forumin Rrethor në Durrës dhe të restauruara së fundmi nga Frederik Stamati. Objektet sjellin të dhëna të rëndësishme për qytetin në periudha të ndryshme të tij, jo vetëm të antikitetit të vonë.
3 Korrik 2025, 13:12 -
Bankers nuk pagoi tatimet për 20 vite, Prokuroria jep detajet: Shiti 532 mld lekë naftë, por deklaroi 11.7 mld lekë humbje! Miliona euro dëm shtetit nga kthimi i TVSH
“Bankers”, kompania që prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë, sipas Prokurorisë së Fierit ka shmangur gjatë gjithë ekzistencës së saj taksat në vend. Hetimi zbuloi se kompania krijoi skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat, duke deklaruar 20 vite rresht se dilte me humbje, në total 11.7 miliardë lekë, ndërsa gjatë kësaj kohe eksportoi apo shiti 532 miliardë lekë naftë. 14 urdhër-arreste, 9 të ekzekutuar, 4 në kërkim.
3 Korrik 2025, 11:20 -
Humbi jetën në aksident, Diogo Jota u martua 10 ditë më parë! La pas tre fëmijë
3 Korrik 2025, 10:40 -
-
VIDEO/ Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë Diogo Jota dhe vëllai i tij! Sulmuesit të Liverpool i shpërtheu goma e Lamborghinit, u martua 10 ditë më parë dhe la pas tre fëmijë
Diogo Jota, sulmuesi 28-vjeçar portugez i Liverpoolit dhe vëllai i tij, Andre (25 vjeç, futbollist i Penafiel), vdiqën këtë mëngjes në një aksident në provincën e Zamorës në Spanjë. Lamborghini ku ata udhëtonin doli nga rruga pasi një nga gomat i shpërtheu dhe më pas mjeti luksoz u përfshi nga flakët me vëllezërit brenda.
3 Korrik 2025, 10:15 -
Mbyllet pa ‘paqe’ seanca e fundit e Kuvendit, mungojnë Rama e Berisha! Tabaku: Integrimi, vetëm në letra! Gogu: Jemi afër 'agimit' të 2030
Deputetët e legjislaturës së 10 u mblodhën në seancën e fundit të Kuvendit. As në takimin e fundit, tonet mes tyre nuk u ulën dhe paqja nuk u gjet. Ata që nuk do të kthehen më në shtator, e shfrytëzuan për mesazhet e fundit.
3 Korrik 2025, 07:03 -
Përplasjet me shtetin dhe 'skemat' e 'Bankers', në qershor 2024 Shqipëria fitoi Arbitrazhin
Kinezët e blenë në vitin 2016, por dhe më herët Bankers Petroleum ka pasur histori përballjesh me autoritetet fiskale. Një përplasje e nisur në 2015-ën përfundoi në arbitrazh dhe vetëm në 2024 u dha vendimi në favor të shtetit. Arbitrazhi nuk i njohu Bankersit shumën e plotë 236 mln $ që kishte deklaruar si shpenzime për t’i shpëtuar tatim fitimit.
2 Korrik 2025, 20:44 -
VKM/ Këshilli i Ministrave miraton tavanet përfundimtare të shpenzimeve buxhetore 2026-2028
Këshilli i Ministrave miratoi sot tavanet përfundimtare të shpenzimeve buxhetore për programin afatmesëm 2026-2028, të cilat do të zbatohen nga të gjitha njësitë e qeverisjes qendrore. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në 'Fletoren Zyrtare'.
2 Korrik 2025, 18:38 -
Blushi merr në mbrojtje kryetarin Ilir Meta: Nuk ka asnjë lidhje me lobimet, SPAK të tregojë emrin se kush i pagoi faturat nga LSI-ja!
Në mbrojtje të Ilir Metës ka dalë sot me një deklaratë edhe Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, për çështjen e lobimit në SHBA. Ai i kërkoi SPAK-ut që të deklarojë të vërtetën mbi çështjen e lobimit dhe personin që ka bërë pagesat në emër të LSI-së
2 Korrik 2025, 16:59 -
-
Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO-së rrëzon ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu! Akuzohet për lidhjet me grupin e Suel Çelës (VENDIMI)
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në qeli ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Në përfundim të seancës, gjyqtari Dhimitër Lara vendosi rrëzimin e kërkesës së ankimueses, mbi afatet e kohëzgjatjes së paraburgimit, duke e lënë në qeli. pretendonte humbjen e fuqisë së paraburgimit. I janë rrëzuar disa kërkesa për lirim, që nga arrestimi më 2024
2 Korrik 2025, 13:27 -
Asambleja Parlamentare e OSBE/ Berisha nuk heq dorë: Shqipëria narkodiktatura e vetme në Europë, kullat monumente të drogës (VIDEO)
Berisha vijon me ‘fushatën’ për nxirjen e vendit tonë në sy të ndërkombëtareve. Në Asamblesë Parlamentare të OSBE e quan sërish Shqipërinë si narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë.
2 Korrik 2025, 12:52 -
“Walk on by” dhe “Cantata”, dy pjesë baleti në një mbrëmje! Kryevepra e koreografit italian Mauro Bigonzetti në TKOB
Dy shfaqje baleti: “Walk on by” dhe “Cantata” janë interpretuar brenda një mbrëmjeje, duke sjellë emocion dhe ritëm në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në një përvojë ku përplasen dy universe koreografikë, pasioni dhe reflektimi, në një përvojë unike artistike.
2 Korrik 2025, 11:28
