-
Trump ‘tall’ Musk: Qesharake të mendosh për një palë të tretë! Bannon e ofendon: Është një idiot! Miliarderi i përgjigjet: I trashë, do përfundosh në burg
Partia Amerikane ka lindur, ka zyrat e SpaceX dhe arkëtarin e Teslës. Qëllimi janë zgjedhjet e mesit të mandatit: "Ne do t'i rikthejmë lirinë vendit". Por qeveria amerikane paralajmëron: "Mendoni për kompanitë tuaja".
7 Korrik 2025, 09:33 -
Dyshohet se tentoi të grabiste një banesë, qëllohet me armë zjarri 44-vjeçari në Konispol! Policia: Ishte në kërkim për keqtrajtim të të miturve
Një plagosje me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Markat. I plagosuri u dërgua në spitalin e Sarandës rreth orës 02:00 dhe më pas u transportua për mjekim të specializuar në spitalin e Vlorës.
7 Korrik 2025, 09:27 -
-
Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Policia bën bilancin: 1230 shezlongë e çadra të sekuestruara nga Durrësi në Sarandë! 2 të arrestuar
Prej 2 javësh, strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në zbatim të planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025
7 Korrik 2025, 09:01 -
McLaren shkëlqen në Silverstone, 'dopietë e artë' me Norris dhe Piastri! Hulkenberg surprizon me podiumin historik
McLaren merr dy vendet e para në Çmimin e Madh të Silverstone me Lando Norris dhe Oscar Piastrin. Historike për Nico Hulkenberg, që pas 238 garash në Formula 1 ngjitet për herë të parë në podium.
7 Korrik 2025, 08:22 -
Moti i keq në Italinë veriore, 1 viktimë dhe 3 të plagosur! Alarmi mbetet në 12 rajone, meteorologu: Në një ditë, në Milano ra gjysma e shiut që bie zakonisht në një muaj
Italia është e ‘ndarë’ nga moti. Në veri pati reshje shiu dhe stuhi, ku u shkaktua edhe një viktimë, ndërsa në jug mbizotëron vapa përvëluese. Alarmi mbetet në 12 rajone.
7 Korrik 2025, 08:20 -
Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur (VIDEO)
Ndërsa disa vende përballen me temperatura të larta dhe zjarre, e kundërta ndodh në Milano pasi është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta. Autoritetet raportojnë për një viktimë dhe dy të plagosur, pasi një pemë ka rënë pas stuhive të forta.
6 Korrik 2025, 21:13 -
Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane
Marrëdhëniet midis Pekinit dhe Brukselit janë rritur, pasi Bashkimi Evropian vendosi tarifa doganore mbi automjetet elektrike të ndërtuara në Kinë dhe Kina vendosi taksa mbi importet e alkoolit nga BE-ja.
6 Korrik 2025, 14:46 -
Përplasja me armë zjarri, zbardhet ngjarja në Greqi/ Në pranga 12 shqiptarë e grekë, sekuestrohen armë e para
Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar në Policinë Greke, hetoi një konflikt të armatosur që ndodhi në shtator 2024 jashtë një klubi nate në Pire, midis dy grupeve kriminale.
6 Korrik 2025, 14:17 -
Tokat 'djerrë', sipërfaqja e mbjellë ulet në 677 mijë hektarë! Tregu 'tremb' kultivuesit e grurit, prodhuan 22% më pak! Bankat strikte, dhanë vetëm 6 mln euro hua
Më pak tokë po punohet në Shqipëri. Shifrat zyrtare tregojnë se vjet është mbjellë vetëm 677 mijë hektarë tokë bujqësore, me tkurrje prej 20 mijë hektarë në dekadën e fundit. Shkaqet janë disa, por emigrimi dhe mungesa e financimit po godasin prodhimin shqiptar.
6 Korrik 2025, 14:14 -
-
Organizatorja e ‘Giro d’Italia’ letër falenderimi Policisë: Shprehim konsideratën për strukturat tuaja, rezultati i arrirë në sigurinë e garës ka qenë maksimal
RCS Sport & Events, organizatorja e “Giro d’Italia” ka shprehur falenderimet ndaj policisë shqiptare për mbarëvajtjen e mirë të eventit. Në një letër drejtuar policisë, theksohet se rezultati i arrirë, si në aspektin sportiv ashtu dhe në sigurinë e garës, ka qenë maksimal.
6 Korrik 2025, 13:29 -
Finiq/ Ndezën zjarr për të djegur barërat, por u doli nga kontrolli dhe dogjën pemë frutore, 2 në pranga (EMRAT)
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Finiq pasi ndezën zjarr për të djegur barërat, por u doli nga kontrolli dhe dogjën rreth 450 m² me bimësi dhe pemë frutore
6 Korrik 2025, 13:19 -
Tiranë/ Prodhonin dokumente false në banesë, babë e bir e kishin krijuar laboratorin në një dhomë të fshehtë! Dera hapej me sistem inteligjent
Babë e bir që prodhonin dokumente false në banesë, e kishin krijuar laboratorin brenda një dhome të fshehtë. Për hapjen e derës, përdornin një mekanizëm të fshehtë me karikues. Report TV siguron foton e këtij mekanizmi, që iu jepte mundësinë babë e bir të punonin në fshehtësi.
6 Korrik 2025, 10:38 -
Draft-marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Netanyahu: Ndryshimet e kërkuara nga Hamasi janë të papranueshme, por do të negociojmë në Doha
Telefonatë mes kryeministres italiane dhe Netanyahut, i cili sot do të ndodhet në Uashington. Dje, 70 të vrarë nga sulmet e IDF. Militantët plagosin dy kontraktorë amerikanë.
6 Korrik 2025, 07:55 -
‘Partia Amerikane do rikthejë lirinë’, Musk themelon partinë e tij dhe sulmon Trump: Kështu po përfundojmë të falimentuar
Lindja e forcës së tretë politike vjen pas një ankete me 1.2 milion njerëz në X. Ajo po proteston kundër buxhetit: "Me një rritje të deficitit, vendi do të përfundojë në faliment".
6 Korrik 2025, 07:04 -
Italia ekstradon nga Dubai shqiptarin e shumkërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale! Kapo bashkë me kreun e ‘Curva Sud’ (EMRI)
Shqiptari dyshohet se ka vepruar së bashku me ish-udhëheqësin e Curva Sud, Luca Lucci, i cili tashmë ndodhet në burg, pasi u arrestua gjithashtu për trafik droge në prill të vitit 2025. U kap në Dubai më 3 qershor, Emiratet Arabe pranuan ekstradimin drejt Milanos
5 Korrik 2025, 22:43 -
Gazeta gjermane ‘Suddeutsche Zeitung’: Edi Rama, pikturë dhe pushtet! Katër mandate, një rekord
Gazeta e njohur gjermane “Suddeutsche Zeitung” i kushton kreut të mazhorancës shqiptare një artikull, ku përshkruan lidhjen e tij mes artit dhe politikës. "Por a nuk duhet që qyteti të riemërtohet TiRama?", pyet gazeta e njohur gjermane, teksa kreu socialist ka siguruar edhe mandatin e katërt në zgjedhjet e 11 majit me 83 mandate.
5 Korrik 2025, 22:25 -
Botërori i Klubeve/ Dëmtim i frikshëm për Musialën në PSG-Bayern, i del këmba vendit pas përplasjes me Donarumën! Francezët shkojnë në gjysmëfinale (VIDEO)
Në fund të pjesës së parë ka ardhur momenti shokues, kur gjatë një aksioni, lojtari i ekipit gjerman, Jamal Musiala, është përplasur me portierin italian, Donnaruma. Takimi çerekfinal mbyllet me rezultatin 2-0 për kampionët në fuqi të Champions, që pavarësisht 2 kartonëve të kuq që morën, shënuan me anë të Doue dhe Dembele, duke shkuar në gjysmëfinale
5 Korrik 2025, 20:20 -
Kapriçot e motit/ Europa digjet nga i nxehti, por Lombardia në Itali përmbytet pas shirave të rrëmbyeshëm! Edhe liqeni i Komos del nga shtrati (VIDEO)
Që nga mëngjesi i sotëm, shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta kanë goditur të gjithë Lombardinë. Liqeni i Komos doli nga shtrati pas përmbytjes dhe disa familje u evakuan, por nuk raportohen të lënduar apo viktima. Anulohen 13 fluturime në Milano dhe Bergamo
5 Korrik 2025, 19:41 -
Spanjë/ Tronditet qeveria e kryeministrit Sanchez, zyrtari i PSOE dorëhiqet pas akuzave për ngacmime seksuale
Paco Salazar, i PSOE, akuzohet nga disa gra për “sjellje të papërshtatshme”. Kryeministri Pedro Sánchez, i goditur nga raste korrupsioni dhe skandale seksuale të dyshuara të njerëzve të afërt të qeverisë së tij, tha se nuk do të japë dorëheqjen
5 Korrik 2025, 18:52