-
DIVA 2024/ Nesër afati i fundit për deklarimin e të ardhurave personale, fluksi 'ngarkon' sistemin! Tatimet: Shërbimi u ndërpre për 1 orë
Detyrimin për dorëzimin e DIVA e kanë të gjithë të punësuarit që kanë pasur rrogë mujore bruto mbi 100 mijë lekë gjatë vitit të shkuar, të dypunësuarit dhe ata që kanë të ardhura deri 50 mijë lekë të patatuara të fituara nga të ardhurat nga qira ditore, Air BnB apo booking. Tatimet njoftuan se nga ora 20:00 - 21:00 pati një ndërprerje të planifikuar të shërbimit në sistemin tatimor e-Filing.
31 Mars 2025, 10:40 -
-
Rihapet çështja e vrasjes së ish-Presidentit të SHBA Kennedy, thirret për dëshmi regjisori Oliver Stone krijuesi i filmit që u tentua të ndalohet
Oliver Stone, i njohur për filmin e tij "JFK" të vitit 1991, i cili sugjeronte ekzistencën e konspiracioneve të nivelit të lartë në lidhje me vrasjen e Kennedy-t, pritet të ofrojë perspektivën e tij mbi këto dokumente të reja. Filmi i Stone ka qenë subjekt i debateve të shumta për shkak të interpretimit të tij mbi ngjarjet historike dhe duhet theksuar se është tentuar të ndalohet.
31 Mars 2025, 09:54 -
Musk shpërndan çeqe prej një milion dollarësh për votuesit, shfaqja e fundit e pronarit të 'X' (VIDEO)
Musk dhe grupet që e mbështesin kanë shpenzuar mbi 20 milion dollarë për të ndihmuar Brad Schimel, kandidatin e preferuar nga konservatorët, në garën e së martës, e cila do të përcaktojë drejtimin ideologjik të gjykatës. Kjo gjykatë pritet të vendosë për çështje kyçe në një shtet që shpesh ka qenë vendimtar në zgjedhjet amerikane.
31 Mars 2025, 09:34 -
Trump 'zbutet' me Putin: Nuk mendoj se s'do ta mbajë fjalën! Kërcënon Zelenskyn: Do të ketë probleme të mëdha nëse tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla
Trump duket se ka zbutur retorikën e tij ndaj Putin pasi e kërcënoi me naftën ruse nëse nuk pranon marrëveshje armëpushimi në Ukrainë. Nga ana tjetër, ai ka kërcënuar Zelenskyn se do të ketë probleme të mëdha nëse do që të tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla.
31 Mars 2025, 08:45 -
Kryeministri i Groenlandës i prerë: Nuk i përkasim askujt tjetër, SHBA nuk do të na marrë kurrë
Gjatë një interviste me NBC të shtunën, presidenti i SHBA tha “Ne do të marrim Groenlandën, 100 % i sigurt. Ka një mundësi të mirë që ne mund ta bëjmë atë pa forcë ushtarake … unë nuk heq asgjë nga tavolina."
31 Mars 2025, 08:35 -
-
Francezët nisin bojkotin tregtar/ Braktisin McDonald's, Coca-Cola dhe Tesla në shenjë proteste ndaj Trumpit
Një sondazh, i cili zuri ballinën e gazetës Libération javën e kaluar, zbuloi se më shumë se gjashtë në 10 francezë mbështesin shmangien e produkteve amerikane dhe pothuajse një në tre tashmë po i shmang ato.
30 Mars 2025, 22:50 -
Ndahet nga jeta Richard Chamberlain, një nga aktorët më të famshëm të kinemasë amerikane
Në vitin 1961, Chamberlain fitoi famë ndërkombëtare për rolin e tij si Dr. James Kildare në serialin televiziv "Dr. Kildare", një serial që bëri historinë dhe u bë një hit global. Ky rol i dha atij statusin e një ylli të madh të ekranit dhe e bëri një nga fytyrat më të njohura të televizionit të atij periudhe.
30 Mars 2025, 22:37 -
Elon Musk zbulon datën kur do largohet nga "DOGE"
Në një intervistë me "Raportin Special me Bret Baier" të Fox News, Elon Musk tha se ai ishte i bindur se DOGE e tij mund të gjente 1 trilion dollarë kursime, duke ulur nivelet aktuale të shpenzimeve totale federale prej rreth 7 trilion dollarë në 6 trilion dollarë. Musk, i cili është gjithashtu njeriu më i pasur në botë, u caktua nga Shtëpia e Bardhë si "punonjës i posaçëm i qeverisë", post që ia kufizojë punën në 130 ditë.
30 Mars 2025, 21:58 -
-
Vdekja e Oktapodit 36-vjeçar të Pogradecit! Amarcord, Report Tv
Ish Oktapodi në Pogradec është një ish restorant shumë i njohur me shakanë e pastër se tashmë në liqen ka edhe oktapod anës tij i cili ishte shumë popullor për ushqimin e tij social dhe për pamjen e bukur që ofronte mbi liqenin e Ohrit, ose atë Pogradecit për ne. Pas mbylljes ose ndryshimeve që kanë ndodhur në këtë bar dhe restorant, ai është quajtur tani "Ish Oktapodi".
30 Mars 2025, 21:33 -
Turistët izraelitë: Mezi presim muzeun hebre në Vlorë! Mirënjohës shqiptarëve për strehimin gjatë luftës
Vlora është një qytet që vizitohet në çdo stinë të vitit pasi përpos plazhit ka shumë atraksione natyrore e historike. Të shumtë janë turistët izraelitë, të cilët shprehen të kënaqur se së shpejti do të hapet një muze për të kujtuar hebrenjtë që kanë jetuar në qytetin bregdetar.
30 Mars 2025, 20:18 -
Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit nxit protesta në Berlin, mbështetësit e tij të veshur me të bardha përcollën mesazhin e Imamoglu për reformën në drejtësi
Sipas gazetës gjermane Borkener Zeitung, shumë prej protestuesve mbanin maska me fytyrën e Imamoglu, duke simbolizuar solidaritetin e tyre me politikanin e arrestuar rreth dhjetë ditë më parë. Një pjesë e madhe e demonstruesve kishin veshur rroba të bardha, një gjest që sipas organizatorëve përfaqësonte mesazhin e Imamoglu për reformë dhe drejtësi.
30 Mars 2025, 20:07 -
Tkurrja e euros ‘mposhti’ Bankën e Shqipërisë! Vjet u blenë 932 mln euro por zhvlerësimi nuk ndaloi! Rezerva në shifra rekord
Banka e Shqipërisë ka blerë rreth 932 milionë euro vjet nga tregu valutor me qëllim stabilizimin e monedhës evropiane dhe rritjen e rezervës valutore. Megjithëse shifra e blerjeve ishte në rekord historik, përsëri ka rezultuar e pasuksesshme për të stabilizuar kursin, pasi monedha evropiane vijojë të zhvlerësohet.
30 Mars 2025, 20:03 -
-
-
Media greke: Klani i ndërtimit në Mykonos dhe vrasja në burg e Alfons Doçit! Çfarë fsheh audio-dëshmia e shqiptarit?
Shkrimi investigues flet për një audio-dokument që Doçi e kishte dorëzuar në policinë greke, prej gati 2 vitesh, por asnjë veprim hetimor nuk është kryer lidhur me të. Sipas informacioneve të "Datajournalist" bëhet fjalë për një bisedë pesë-orëshe mes Doçit dhe një kryekontraktori nga Mykonosi, të cilin ai e kishte denoncuar si porositës të vrasjes së një agjenti të njohur të pasurive të paluajtshme nga Mykonosi.
30 Mars 2025, 16:28 -
-
Renditja/ Vora humbje 'të ëmbël', katër skuadra zyrtarisht në play-off e Kategorisë së Parë! Erzeni dhe Valbona rrëzohen në të Dytën
Vora, Flamurtari, Besa dhe Burreli do jenë pjesë e play-off, ndërsa do vijojë gara për titullin kampion dhe dy vendet e para që të dërgojnë direkt në Superligë.
30 Mars 2025, 16:00 -
Netanyahu 'sfidon' sërish urdhër arrestin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, pritet të zhvillojë një vizitë në Hungari
Ky do të jetë udhëtimi i dytë i Netanyahut jashtë vendit që kur gjykata shpalli urdhrat, pas një vizite në Uashington në Shkurt për të takuar presidentin e ri të SHBA Donald Trump.
30 Mars 2025, 15:49