-
Bletërritësi Arjan Zogu për Report Tv: Punoj prej 30 vitesh, kam më shumë se 300 koshere, mjaltin e shes në Tiranë dhe jashtë vendit
Bletërritësi Arjan Zogu ka 30 vite që merret me bletari. Ai tha se këtë zanat e ka të trashëguar nga tre breza. Arjan Zogu tha se mjaltin e shet tek klientë kryesisht nga Anglia, Gjermania si dhe në Tiranë.
2 Korrik 2025, 17:49 -
-
-
Debati Rama-Farage për emigrantët, Ralf Gjoni në 'Repolitix': Kryeministri po dëmton shqiptarët e integruar në Britani! Manaj: Duhet ta shmangte debatin
Ish- deputeti Ralf Gjoni tha se debati Rama-Farage po dëmton ata shqiptarë që janë integruar dhe kontribuojnë në shoqërinë britanike. Gazetari Arben Manaj, tha se Rama duhej ta kishte shmangur këtë debat me Farage.
1 Korrik 2025, 22:49 -
Lorenc Vangjeli: Rama-Farange, është Wrestling e jo luftë, argëtohuni!
Pyetja sesa real është ky debat, mund të marrë përgjigje të ndryshme. Sepse ky është rasti tipik kur debati në dukje si ushtrim aritmetik dhe për parime sociologjike, shndërrohet në një çështje direkte marketingu. Kur secili shqetësohet kryesisht për tregun vetjak. Ky është gjithashtu rasti klasik kur debati shndërrohet në ndeshje mes faktit dhe opinionit dhe kur opinioni dhe fakti zëvendësojnë njëri-tjetrin, ndërthurren me njëri-tjetrin dhe nuk mund të mbijetojnë dot pa njëri-tjetrin.
1 Korrik 2025, 21:22 -
Frrok Çupi: Kjo zemëratë e kuptimtë mes Rama and Farage
Farage ishte ‘zhdukur’ diku që nga dita e fundit e Brexit, që e ndau Britaninë nga Europa. Por kur u duk? Kur në Amerikë fitoi Donald Trump. Në këtë mënyrë vetë Farage kthehet një ‘emigrant’ ose shtesë në kopështin e fitoreve të Donald Trum si president; me këtë shet mend, jo me veten. Ka shumë nga këta në Europë që janë ngrefosur ‘si konservatorë të Trump’
1 Korrik 2025, 15:44 -
Calhanoglu thyen heshtjen dhe i përgjigjet Lautaros: Udhëheqësi i vërtetë nuk kërkon fajtorë, s'e kam tradhtuar kurrë Interin
Vijon përplasja te Interi. Pasi Lautaro Martinez tha se kush dëshironte të largohej e kishte derën të hapur, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Hakan Calhanoglu në kanalet e komunikimit.
1 Korrik 2025, 14:00 -
Debati për emigrantët në burg në Britani/ Farage pranon ftesën për të vizituar Shqipërinë, Rama: Gabove, shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brexit (VIDEO)
Pas debatit në distancë për shqiptarët në burg në Britani, Farage pranon ftesën për të vizituar Shqipërinë. Rama i përgjigjet duke i thënë se duhet të pranojë se ka gabuar. I përmend se shqiptarët japin një kontribut në shoqërinë angleze, duke shtuar se s’mund të jenë mish i propagandës për Brexit. I kërkon të caktojnë edhe datën e vizitës.
1 Korrik 2025, 07:38 -
-
-
Lezhë/ Ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj, killeri portugez Ruben Saraiva në Gjykatë me masa të forta sigurie! Përballet me 10 dëshmitarë, mohon akuzat (VIDEO)
Sot dëshmuan kamerieri, banakieri i lokalit dhe persona të tjerë. Flet dhe avokati Cakrani, thotë se mohon akuzën. Të paktën 10 dëshmitarë do të flasin në Gjykatën e Lezhës ndaj Ruben Saraivës. Paraqitja e tij është bërë me forca policie dhe masa të larta sigurie. Portugezi u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023 nga Maroku
30 Qershor 2025, 10:58 -
Dëshmia e specialistit të aerodromeve ushtarake: Na kërkuan të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë
Pas prishjes së marrëdhënieve me rusët, Shqipëria komuniste nisi zgjerimin e rrjetit të aerodromeve ushtarake, duke kërkuar mundësi të reja mbrojtjeje. Sipas dëshmive të dhëna nga gjenerali Rrahman Parllaku, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes, në kohën kur nisi ideja e ri-dislokimit, aerodromet kryesore gjendeshin në afërsi të vijës bregdetare, çka do të thoshte se ato mund të goditeshin njëherësh me raketa nga Perëndimi.
29 Qershor 2025, 20:49 -
SPECIALE/ Hapësirat falas në bregdetin e Shqipërisë! Për herë të parë asnjë pagesë edhe në plazhet 'luksoze'
Për herë të parë, gjatë sezonit veror 2025 pushuesit mund të qëndrojnë pa pagesë në hapësirat e dedikuara për publikun në të gjitha plazhet e Shqipërisë. Në çdo 1000 metra vijë lineare, 300 metra prej tyre duhet të jenë të lira. Në hapësirën 2.5 metra nga vija e ujit, publiku mund të qëndrojë ose të kalojë pa pagesë. Report Tv sjell një guidë orientuese mbi këto plazhe.
29 Qershor 2025, 10:02 -
-
-
-
Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës! Dyqane, troje, apartamente, lokale, 10 prej tyre të Visit të Pojës (FOTOT)
21 pasuri me vlerë afro 12 milionë euro që u përkasin të arrestuarve të Operacionit “Ura” u sekuestruan këtë fundjavë me kërkesë të SPAK. Gjysma i përkasin “Visit të i Pojës’ dhe pjesa tjetër Juxhin Drazhit e Ervin Zeqirit. Grupet kriminale të drogës ku ata bënin pjesë u goditën në maj, në bashkëpunim me Antimafian italiane.
28 Qershor 2025, 13:15 -
-
Si i përdori SHBA-ja bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?
Shtetet e Bashkuara hodhën bomba të posaçme depërtuese mbi dy objekte bërthamore në Iran, të zhvilluara për më shumë se 15 vjet nga Pentagon-i. Zyrtarët amerikanë thanë se armët goditën saktë objektivat, por nuk konfirmuan nëse programi bërthamor iranian është shkatërruar plotësisht.
27 Qershor 2025, 18:24 -
SKEDA/ ‘Beteja’ e Vjosës, si mbrohet lumi i fundit i egër në Evropë! Shndërrimi nga Park Natyror në Kombëtar dhe rruga në UNESCO
Njihet si lumi i fundit i egër në Evropë. Lumi Vjosa është shpallur Park Kombëtar në 13 mars 2023, duke i ofruar kështu një mbrojtje, shumë më të lartë se ajo që Vjosa kishte pasur më parë si Park Natyror. Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar nënkupton se në të nuk lejohet asnjë ndërtim që cenon lumin dhe ruajtje të biodiversitetit, si dhe lehtësi në zgjidhjen e sfidave me të cilat përballet ekosistemi, si ndotja e ujit dhe tokës, menaxhimi i mbetjeve dhe shpyllëzimi.
27 Qershor 2025, 16:32 -
