-
Përplasje në kufi mes Tajlandës dhe Kamboxhias, 12 të vdekur! Bangkoku: Sulme të synuara ndaj civilëve
Përafërsisht 40,000 civilë nga 86 fshatra në Tajlandë janë evakuuar. Dy vendet e Azisë Juglindore kanë kohë që janë në mosmarrëveshje për demarkacionin e kufirit të tyre të përbashkët.
24 Korrik, 07:55 -
Sigurim i detyrueshëm i banesave ndaj tërmeteve, do ngrihet Fond Kombëtar! Kush nuk paguan, nuk merr shërbime publike
Sigurimi i detyrueshëm i banesave do të ofrohet nga vetë shteti. Përmes projektligjit të hedhur në Konsultim thuhet se do të ngrihet 'Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet'. Kush nuk bën sigurimin e banesës nuk merr shërbime nga Kadastra, e-Albania dhe QKB.
23 Korrik, 22:04 -
-
VKM/ Qendra multifunksionale në Luginën e Vjosës, qeveria shpronëson me 1.07 milionë lekë pronarin e tokës
Këshilli i Ministrave ka miratuar shpronësimin, për interes publik, të një pasurie private në qytetin e Vlorës, e cila preket nga realizimi i “Qendrës multifunksionale në Luginën e Vjosës”.
23 Korrik, 18:05 -
VKM/ Ndërtimi i 'Expo Albania', qeveria kalon në pronësi të Korporatës së Investimeve Shqiptare tokën 6 ha ku do të ngrihet qendra për koncerte e panaire
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për transferimin në pronësi të Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH) të një pasurie shtetërore me sipërfaqe 6 hektarë në ish-zonën ushtarake të Farkës në Tiranë.
23 Korrik, 17:49 -
Agjenci Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit, zv.ministri Musabelliu: Mbrojmë blerësit online, gjoba kompanive abuzuese
Një Agjenci Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit do të ngrihet në vend dhe do të ketë në fokus kontrolle për cilësinë, sasinë dhe çmimet e produkteve. Përmes një projektligji Ministria e Ekonomisë synon të mbrojë qytetarët nga abuzimet që mund të bëjnë tregtarët.
23 Korrik, 17:07 -
Bregdeti i 'pakapshëm', çmimi për metër katror në Durrës e Sazan 2000 euro! Ministria e Financave publikon referencat e reja
Hovi i çmimeve të kripura të pronave nuk do të ndalet, sidomos pas referencave të reja që Ministria e Financave ka bërë publike. Sikundër Report TV e pati paralajmëruar, çmimet e reja të metrit katror në vend do të rriten me gati 100% në jug dhe deri më 300% në bregdetin e Durrësit (Vollga).
23 Korrik, 16:56 -
-
Nga 1 janar 2026 nis rivlerësimi i pronave, tatimi do të jetë 5%! Përfitojnë bizneset, por edhe banesat në proces legalizimi
Një tjetër rivlerësim i pasurive të paluajtshme pritet të ndodhë, nga 1 janari 2026. Projektligji është hedhur për konsultim publik dhe parashikon normë tatimore 5% për çdo pronë të rivlerësuar, tokë, apartament apo truall nga qytetarët apo bizneset.
23 Korrik, 16:42 -
Mbi 1900 gjoba gjatë dy javëve, Rrugorja në Shkodër bën bilancin: 4 shoferë të arrestuar, për 9 të tjerë nisi hetimi
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e aksidenteve rrugore, ku gjatë kontrolleve janë arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe ka nisur hetimi për 9 të tjerë, për veprat penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
23 Korrik, 16:36 -
-
-
-
Blushi i PL denoncon rritjen e çmimeve: Varfëria po thellohet, ushqimet bazë më shtrenjtë se në BE, të ardhurat 3 herë më pak!
Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, doli sot në një konferencë ku theksoi se që nga viti 2013 kur socialistët erdhën në pushtet, çmimet që ishin 32% më të lira se në BE gjatë nisjes së qeverisjes së tyre, tani janë edhe më të shtrenjta
23 Korrik, 15:15 -
-
Pas pretencës së SPAK për ‘Sterilizimin’, nis mbrojtja e të pandehurve në GJKKO! Ish-zyrtari Kadiu: Kërkoj të mos jem unë gomari!
Në dosjen ku përveç ish-ministrit Ilir Beqja, të gjithë të tjerët po procedohen me gjykim të shkurtuar, ka nisur faza e konkluzioneve të mbrojtjes. Ish-drejtori ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë, Saimir Kadiu, u mbrojt nëpërmjet një rrëfimi me anekdodën e ‘kafshëve mëkatare’
23 Korrik, 14:57 -
BE jep dritën jeshile për çeljen e grupkapitullit të fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet
Bashkimi Europian i ka dhënë “dritën jeshile” Shqipërisë për të hapur edhe grupkapitullin e fundit negociues. Bëhet fjalë për grupkapitullin që përfshin bujqësinë dhe kohezionin.Qeveria pritet që të hartojë pozicionin e saj negociues dhe t’ia dorëzojë prezidencës daneze.
23 Korrik, 14:47 -
-
-
Lufta ndaj krimit të organizuar, kibernetik, terrorizmit dhe trafiqeve, kryepolici Proda vizitë në Stamboll! Takon homologun Demirtas: Intensifikim i bashkëpunimit
Prioritete janë lufta kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve; bashkëpunimi në fushën e antiterrorizmit dhe të sigurisë publike; kapja, arrestimi dhe ekstradimi i personave në kërkim ndërkombëtar; mbështetja logjistike dhe teknologjike pas sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shqiptare; arsimi dhe trajnimi i efektivëve dhe menaxhimi i kufijve
23 Korrik, 12:16 -
