-
Itali/ Dy shqiptarët kapen me 4,6 kg kokainë në qendrën tregtare, nervozizmi i tradhtoi! Njëri me precedentë si trafikant, kërkohej prej 2021-it
Droga u gjet e fshehur brenda ndarjes së pasagjerëve, në një qese plastike që përmbante 5 blloqe kokaine, me një peshë totale prej 4,6 kg kokainë. Vlera e saj shkonte në mbi 500 mijë euro pasi të përgatitej dhe ndahej në doza
28 Maj 2025, 18:38 -
Ekskluzive/ Gjobë 500 mijë € shtetit për një aksident me plagosje në kantierin e rrugës Vlorë –Peshkëpi, FSHZH nuk siguroi sinjalistikën! Zbulohet vendimi
Report TV ka arritur të sigurojë vendimin e Gjykatës së Vlorës që detyron shtetin të paguajë 500 mijë euro për një aksident me të plagosur. Vendimi është vulosur dhe nga Apeli, ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit u gjet fajtor për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe mbikëqyrjes së punimeve kantier. Ngjarja ka ndodhur 8 vite me parë në rrugën Vlorë-Peshkëpi dhe e plagosur ka mbetur një grua, ndërsa të afërmit e saj morën lëndime të lehta.
28 Maj 2025, 18:18 -
Shqipëria në qendër të Ekonomisë Kreative, ministri Gonxhja: Po afirmohemi me dinjitet në ekonomi, turizëm, inovacion e teknologji
Në takimin ministerial të Procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor mbi Ekonominë Kreative në Kotor të Malit të Zi, u shpall edhe Paketa e Përkrahjes për Ekonominë Kreative. Mund të gjenerojë 700 mln euro dhe mbi 70 mijë vende pune
28 Maj 2025, 17:31 -
A firmosën votuesit në Greqi për zarfet? KQZ i ofron PD-së provat e DHL-së
Materialet voluminoze KQZ tashmë i ka, dhe është e gatshme t’ia ofrojë PD-së, por me kushtin që përfaqësuesi ligjor i tyre të nënshkruajë një deklaratë konfidencialiteti, pasi aty janë të dhënat personale të afro 50 mijë shqiptarëve të Greqisë.
28 Maj 2025, 16:34 -
32 episode, me autobusë u transportuan rreth 3 milionë euro! Si ‘Visi i Pojës’ përdori ‘Hawala’, për të paguar 505 mijë $ për 500 kg kokainë në Ekuador
Rreth 3 milionë euro përmes 32 episodeve të dokumentuara transportoi grupi kriminal i Elvis Doçit, i njohur si ‘Visi i Pojës’ përmes autobusëve nga Italia në Shqipëri. SPAK ka zbardhur të gjithë skemën, ndërsa veçohet edhe një episod i transferimit të 505 mijë dollarëve përmes sistemit ‘Haëala’ për të blerë një dërgesë drogë prej 500 kg kokaine në Ekuador.
28 Maj 2025, 16:18 -
VIDEO/ 'Ku s’hyn gjoba, hyn karrotreci!' Në 1 javë, 38 makina të bllokuara në Tiranë (Parkime 'dysh' dhe në stacione)
Shoferët që parkojnë në stacione autobusësh apo “dysh”, s’po ndërgjegjësohem vetëm me gjoba. Me një trafik që sa vjen e rëndohet në Tiranë, Policia po ndërhyn duke i hequr me karroatrec. Vetëm në javë u bllokuan 38 makina.
28 Maj 2025, 15:56 -
-
GJKKO ndan dosjen e 'Sterilizimit', Beqaj gjyq i zakonshëm, 8 të tjerët gjykim të shkurtuar! Ish-ministri: Inkuizicion pa prova ndaj meje
Seanca e radhës për gjyqin mbi dosjen e sterilizimit në Gjykatën e Posaçme, i pranishëm ka qenë si i pandehur edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, që në këtë proces ndiqet në gjendje të lirë, por është i arrestuar për fondet e ‘SASPAC”. Beqja hodhi akuza ehde ndaj SPAK-ut që nuk i vuri në dispozicion vendimin e ish-Krimeve të Rënda: E gjeta te Kuvendi, se ia kishin çuar Komisionit Hetimor, ka dhe vendim të unifikuar të Gjykatës së Lartë
28 Maj 2025, 13:43 -
-
Sikur të isha ... grua! Kandidatët që u mundën me kuotë gjinore e jo me votë
Në garën e 11 majit, shumë kandidatët u dogjën, sepse nuk morën vota mjaftueshëm për tu bërë deputetë. Por ka edhe nga ata që, edhe pse siguruan vota më shumë se rivalët brenda partisë, sërish humbën, e kjo për shkak të gjinisë. Kodi Zgjedhor ju jep përparësi grave, që të fitojnë vende në Kuvend edhe nëse nuk kanë votat e duhura.
28 Maj 2025, 13:04 -
Fraksioni II i dosjes 5D/ GJKKO dënon drejtoreshën e Klubit të Tiranës dhe 3 të tjerët! Asnjë nuk shkon në qeli, të gjithëve u konvertohet në shërbim prove
Jepet vendimi për fraksionin e dytë të dosjes 5D. Drejtoresha e klubit të Tiranës dhe tre të tjerët, të cilët ndodheshin në masën ‘detyrim paraqitje’, nuk do të shkojnë në qeli pasi dënimet konvertohen në shërbim prove.
28 Maj 2025, 12:19 -
-
'Jam tifoz, Milanin e kam ndjekur që fëmijë', Igli Tare flet si kuqezi: Xhaxhallarët ishin me këtë ekip, kthejmë lavdinë (VIDEO)
Igli Tare ka folur për 'Milan Tv' pasi u zyrtarizua si drejtori i ri sportiv i Milanit. Tare rrëfen se futbollistët duhet ta dinë mirë se çfarë bluze veshin.
28 Maj 2025, 11:26 -
-
Dështon testi 9 i anijes kozmike SpaceX! Ëndrra e Elon Musk zgjati tre çerek ore, Marsi mund të presë (VIDEO)
Në testin e nëntë, pas dy shpërthimeve spektakolare radhazi gjatë fluturimeve të fundit provë, dështon edhe ky lëshim i mega-raketës Starship të SpaceX, e lartë 123 metra dhe e madhe sa një pallat 40-katësh, që sipas planeve të Elon Musk duhet të çojë astronautët në Planetin e Kuq.
28 Maj 2025, 08:02 -
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë ja akset që do të bllokohen nga Elbasani në Vlorë
Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, një prej garave më të vjetra në botë përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë. Turi i Shqipërisë do të përfundojë të premten me etapën e pestë dhe të fundit me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të.
28 Maj 2025, 08:01 -
-
KPA ndryshon vendimin për Altin Abdiun, konfirmohet në detyrë
Në seancën e zhvilluar më 27 maj 2025, trupi gjykues i përbërë nga Ina Rama (kryesuese), Sokol Çomo (relator), Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, shqyrtoi ankimin e Abdiut kundër vendimit nr. 543 të datës 28 qershor 2022, me të cilin KPK kishte vendosur më parë për subjektin.
27 Maj 2025, 19:46 -
U mor i pandehur nga SPAK, Meta nga qelia: Me urdhër të Edi Ramës! S'ka asnjë episod të ri përveç fletërrufesë pa asnjë fakt
Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish nga qelia pasditen e kësaj të marte pasi iu komunikua se është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK nën akuzat për korrupsion, pastrimit parash dhe fshehje të pasurisë, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
27 Maj 2025, 19:10 -
Kandidatja e PD-së Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojas, dërgon ankimim në KQZ për kuotën gjinore në Durrës
Andia Ulliri, kandidate në qarkun Durrës nga Partia Demokratike, ka ankimuar në KQZ shpalljen fitues të Arjan Ndojës, duke pretenduar se nuk është respektuar kuota gjinore e përcaktuar në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor. Ajo i referohet një amendamenti të miratuar nga Kuvendi dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkojnë që një në tre fitues të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar.
27 Maj 2025, 17:15 -
Shqipëria drejt anëtarësimit në BE deri në vitin 2030, Komisionerja Kos: Po dorëzon reforma dhe po ecën mirë
Komisionerja e BE-së Marta Kos thekson se anëtarësimi i Ukrainës në BE varet nga shpejtësia e reformave dhe mbështetja e shteteve anëtare, ndërsa siguria mbetet prioritet kyç. Ajo thekson se Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë me sukses dhe mund të bëhen anëtare deri në vitin 2030, nëse vijojnë me reformat. Për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, BE-ja kërkon bashkëpunim ndërkombëtar dhe përfshirjen e kapitalit privat.
27 Maj 2025, 15:50
