-
Ulen temperaturat, reshje lokale në disa zona...parashikimi i motit për sot
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët kryesisht në veri e qendër të vendit.
28 Korrik 2025, 07:34 -
Trump dhe Von der Leyen arrijnë marrëveshje për tarifat doganore në 15%! Presidenti i SHBA: Ato për çelikun dhe aluminin do mbeten në 50%
Është arritur një marrëveshje mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për tarifat doganore, të cilat do të jenë 15%. Trump shtoi se tarifat doganore mbi çelikun dhe aluminin do të mbeten në 50%.
27 Korrik 2025, 17:22 -
Ekskluzive/ Nga 2026-ta s'ka më çek për bebin, qeveria me skemë të re! Pagesë nga 5-10 mijë lekë çdo muaj deri në moshën 5 vjeç
Nga viti i ardhshëm nuk do të ketë më bonus për bebet që do të lindin, por pagesë mujore deri në moshën 5 vjeçare. Qeveria planifikon që të japë 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për të dytin dhe 10 mijë lekë për të tretin e në vijim.
27 Korrik 2025, 15:38 -
Efektivi dhunoi kamerierin, Rama: Të përjashtohet nga Policia! Zyrtarëve s’do tu tolerohen shkeljet që cenojnë komunitetin apo qytetarin
Kryeministri kërkon përjashtimin për efektivin që bashkë me mikun e tij dhunoi kamerierin 18-vjeçar në Vlorë. Rama thotë se në reformën e re për kontrollin e territorit do të rritet përgjegjësia para ligjit për çdo punonjës shtetit. Ndjekje penale e përjashtim nëse zotërojnë një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo shfrytëzojnë një hapësirë publike për të nxjerrë fitim.
27 Korrik 2025, 15:26 -
-
-
Në Pogradec mbahet Maratona ‘Enkelana’, mbledh 600 atletë nga 40 vende! Mesazhe edhe për Liri në Palestinë
Në Pogradec është zhvilluar dje maratona e vrapimit, Enkelana, ku morën pjesë rreth 600 sportistë dhe amatorë nga 40 vende të ndryshme. Aktiviteti që i shërben promovimit të zonës, nga ana tjetër mbarti edhe mesazhe pro Palestinës.
27 Korrik 2025, 12:56 -
-
S’ka më ‘leverdi’ për paraburgimin, Kodi i ri Penal e barazon me burgun! ‘Shtrenjtohet’, shkon në 7 mijë lekë një ditë
Personat e arrestuar, që ende nuk janë dënuar, nuk do të përfitojnë më nga koha e paraburgimit. Kodi i ri penal ka hequr shpërblimin ku 1 vit i kaluar në paraburgim konsiderohej si 1 vit e gjysmë burgim, çka nxiste të pandehurit të zvarrisnin me qëllim me vitet të tëra proceset e gjykimi.
27 Korrik 2025, 12:21 -
-
-
-
Nard Ndoka tallet me Berishën pas humbjes së zgjedhjeve: Vetëm çelësi ka ndryshuar, bravat dhe justifikimet njëlloj si të Bashës, dera po e mbyllur ka mbetur!
Ai që duket se nuk mungon edhe të lëshojë ndonjë ‘batutë’ herë pas here, është kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Me një postim të fundit në rrjetin social Facebook, ai ironizon dhe tall Berishën dhe PD, duke thënë se në atë parti as brava nuk ka ndryshuar, pasi çelësi është njëlloj dhe madje dera përsëri mbetet e mbyllur.
26 Korrik 2025, 18:13 -
-
-
SPECIALE/ Gruri shqiptar një “përrallë nga e kaluara”! Pse po ulet prodhimi vendas, fermerët: S’kemi ç’të bëjmë, kaq të ardhura kemi
Më pak tokë po punohet në Shqipëri. Shifrat zyrtare tregojnë se vjet është mbjellë vetëm 677 mijë hektar tokë bujqësore, ndërsa rënien më të madhe të kultivimit e ka gruri. Fermerët tregojnë shkaqet e kësaj situate.
26 Korrik 2025, 16:45 -
'Mbretërit' e kokainës në Evropë/ SPAK zbulon rrjetin me biznesmenë e kriminelë, trafikuan 6 ton drogë! 6 në pranga, mes tyre 'bosi' i 'Cincos', u kapën në Palasë
SPAK arreston 6 shqiptarë të cilët nga Dubai drejtonin trafikun e kokainës gjatë viteve 2020-2021, nga Kolumbia në Evropë dhe Britani. Mbi 6 ton kokainë e hashash iu sekuestrua grupit me vlerë 411 mln €. Mes të arrestuarve biznesmenët Klevis Hoxhosmani dhe Ermir Ndreaj. Akuzë për të penduarin Erion Alibej e Plaurent Dervishajn, sot rivalë, dje ortak në trafik. Sekuestrohen para, makina ora e jaht luksi. Ndreaj u prangos në një skaf luksoz në Palasë.
26 Korrik 2025, 15:08 -
Deri në orën 13:00/ Ministria e Mbrojtjes: 17 vatra zjarri aktive, 9 në monitorim
26 Korrik 2025, 14:34 -
-
-