-
REPLIKAT/ Deputeti britanik: 1 në 48 shqiptarë në Britani është në burg! Rama: Ke humbur bastin, në Britani janë 140 mijë shqiptarë, vetëm 1 në 100 prej tyre janë në burg
Përplasje me shifra mes Ramës dhe Farage: Sa shqiptarë ka realisht në burg në Britani? Farage pretendon se një në çdo 48 shqiptarë ndodhet në burg në Britaninë e Madhe. Rama e kundërshton, duke thënë se shifra reale është 1 në 100.
29 Qershor 2025, 18:11 -
Nesër nis rinumërimi për qarkun e Fierit, do të hapen 587 kuti votimi! Lapaj 'kërkon' t'i marrë një mandat PS
Pas përfundimit të procesit të Tiranës, nesër pritet të nisë rinumërimi për 587 kutitë e Fierit. Administrata e KQZ do të rivlerësojë çdo fletë votimit për partitë dhe kandidatët e këtij qarku.
29 Qershor 2025, 14:55 -
-
-
-
-
-
Nëndeklarimi i pagave e puna në të zezë godasin pensionet, rreth 317 mijë pensionistë nuk e marrin të plotë! Mesatari vjet u rrit me vetëm 42 lekë në ditë
Informaliteti po godet xhepin e moshës së tretë. Shifrat zyrtare tregojnë se pensionet e reja që u lidhën vjet ishin vetëm 1400 lekë më të larta se në 2023-shin. Nëndeklarimi i pagave po bën që pensionet të dalin gjithnjë e më të ulta, kurse vitet e punës në të zezë po rrisin pensionet e pjesshme.
28 Qershor 2025, 20:53 -
-
-
Rinumërimi i Tiranës nuk e ndryshoi humbjen e thellë të Berishës, ish-deputeti i PD-së: I detyrohemi një ndjesë numëruesve
Ish-deputeti i PD, Keltis Kruja, e cilëson rinumërimin në Tiranë si një fyerje ndaj integritetit të numëruesve të opozitës, duke kërkuar ndjesë publike për akuzat e pabazuara. Procesi, i cili nuk solli asnjë ndryshim në rezultatin përfundimtar, u pa si konfirmim i drejtësisë së numërimit fillestar dhe integritetit të strukturave zgjedhore.
28 Qershor 2025, 15:28 -
-
A do ta përfundojë tani Trump edhe luftën në Gaza? Zbulohet plani me 5 pika për Izraelin dhe palestinezët
SHBA dhe Izraeli kanë rënë dakord për një plan me 5 pika për paqen në Lindjen e Mesme, që synon përfundimin e luftës në Gaza brenda dy javësh, dorëzimin e administrimit të Gazës shteteve arabe. Plani parashikon gjithashtu mundësinë për një zgjidhje me dy shtete, reforma në Autoritetin Palestinez dhe njohje të pjesshme të kontrollit izraelit mbi Bregun Perëndimor nga SHBA.
28 Qershor 2025, 14:50 -
Europa ‘digjet’ nga temperaturat e larta, deri në 40 gradë celsius! Shqipëria në zonën e kuqe (HARTA)
Evropa po përballet me një valë të pazakontë të nxehti. Një hartë e publikuar në britaniken “The Telegraph tregon kontinentin e mbuluar me ngjyrë të kuqe, që tregon temperatura mjaft të larta, 3-40 gradë Celsius. Pjesë e hartës me të kuqe, edhe Shqipëria.
28 Qershor 2025, 14:49 -
Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës! Dyqane, troje, apartamente, lokale, 10 prej tyre të Visit të Pojës (FOTOT)
21 pasuri me vlerë afro 12 milionë euro që u përkasin të arrestuarve të Operacionit “Ura” u sekuestruan këtë fundjavë me kërkesë të SPAK. Gjysma i përkasin “Visit të i Pojës’ dhe pjesa tjetër Juxhin Drazhit e Ervin Zeqirit. Grupet kriminale të drogës ku ata bënin pjesë u goditën në maj, në bashkëpunim me Antimafian italiane.
28 Qershor 2025, 13:15 -
-
Myslym Murrizi ironizon rinumërimin për Tiranën: U nisën të marrin një mandat shtesë për PD, por e vetmja fitore ishte ‘rrëzimi’ im nga froni
Myslim Murrizi ka bërë një reagim me ironi, pas përfundimit të rinumërimit të votave në Qarkun e Tiranës, ku ai kandidoi për deputet. Asllan Dogjani kaloi në renditje Mylsym Murrizin.
28 Qershor 2025, 12:50 -
Eduard Zaloshnja: Opozita (e vjetër dhe e re) dështoi keqazi me pjesëmarrjen në këto zgjedhje!
Më 11 majt të këtij viti, pjesëmarrja në zgjedhje mezi arriti nivelin 44.8%, krahasuar me 46.3% në zgjedhjet paraardhëse. Dhe tani (ndryshe nga më parë), zgjedhësit e diasporës mund ta dërgonin votën me postë falas, pa patur nevojë të vinin me autobuzë, tragete, etj, për të votuar këtu…
28 Qershor 2025, 12:29 -
Tenton të grabisë 1500 m2 tokë në Qeparo, 65-vjeçari ‘shpik’ gjyq për pronën! Lihet në arrest shtëpie, Report Tv siguron vendimin (Dokumenti)
Një tjetër histori falsfikimi me dokumenta pronësie është regjistruar në zonat e bregdetit të jugut. Këtë herë protagonist është një 65-vjeçar nga Qeparoi, Gjergj Kokëdhima, i cili është vendosur në arrest shtëpie. Report tv ka siguruar dosjen, ku thuhet se Kokëdhima u zbulua, pasi kërkoi të rregjistronte një vendim gjykate të falsifikuar, përmes të cilit tentoi të merrte pronësinë e një sipërfaqeje prej 1500 metrash katrorë.
28 Qershor 2025, 11:43 -
-