-
U kap në Durrës për abuzimin seksual me vajzën e mitur, media italiane zbardh detaje nga dosja e 60-vjeçarit shqiptar: Incesti nisi që prej vitit 2005, do vuajë 5 vite burg
Media italiane zbardh detaje nga dosja e 60-vjeçarit shqiptar që u arrestua dy ditë më parë në Durrës me qëllime ekstradimi, pasi ndaj tij kishtë një urdhër-arresti ndërkombëtar, i bazuar edhe te vendimi i formës së prerë të Gjykatës së Apelit Bolonjë, me rreth 5 vite burgim për abuzim seksual me vajzën e tij të mitur (incest)
28 Maj 2025, 12:08 -
Denoncoi 2 ministre dhe 3 kryebashkiakë të PS për takimin e Greqisë, pas SPAK-ut edhe Prokuroria e Tiranës rrëzon Vokshin (VENDIMI)
Bazuar te pamjet e emisionit të televizionit të familjes në muajin shkurt, PD dhe Vokshi kishin kallëzuar rastin ku pretendonin se zyrtarë të lartë të PS; Balluku, Manastirliu, Subashi, Bufi dhe Sefa, kishin shpërdoruar detyrën për qëllime elektorale në regjistrim të emigrantëve në Athinë. SPAK e rrëzoi fillimisht dhe ia kaloi Tiranës në muajin Maj. Por edhe prokurorja Goxhi nuk gjeti elementë penalë për përvetësim detyre. KQZ tha se regjistrimi bëhej vetëm online
28 Maj 2025, 11:23 -
'LSI 369 mijë $ të padeklaruara për lobim', Meta pranon: Shkelet ligji amerikan e shqiptar, unë s’di gjë! Të pyeten kushëriri i Monikës e Eriol Braimllari! Sulmon dhe Tavon
Një ditë pasi u mor i pandehur, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se asnjë provë e fakt për lobimin e LSI në SHBA, nuk e çon SPAK tek emri i tij. Meta thotë se pagesat e padeklaruara nëse ekzistojnë janë përgjegjësi e ish bashkëpunëtorëve të tij. Kreu i PL I bën thirrje SPAK se duhet të pyesë njerëz të afërt të Kryemadhit, kushëririn e saj Adrian Shatkun, apo edhe ish drejtorin e tij të kabinetit Eriol Braimllari. Shigjeton edhe Vangjel Tavon, pa e përmendur me emër.
28 Maj 2025, 11:10 -
‘Ura’/ Arrestohet në Begjikë Gertin Aliu, ndërmjetësi për trafikun e drogës! Përgjimet zbuluan bisedat me vëllanë e truprojës së Berishës
Gertin Aliu, i akuzuar nga Prokuroria e Barit për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Belgjikë. Në dosje, përmendet edhe një episod teksa Aliu komunikon me Redi Tushën, vëllain e truprojës të Sali Berishës.
28 Maj 2025, 09:32 -
Ekskluzive/ Mandatet, tjetër përplasje mes Gjykatës së Lartë dhe Kushtetueses! Kritikat e forta të Sadushit
Tjetër përplasje mes Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese për çështjen e mandatave të anëtarëve të Kushtetueses. Këtë herë shkas është bërë shqyrtimi në seancë plenare i rastit të Sonila Bejtes, ku Gjykata e Lartë është thirrur si palë e interesuar. Report Tv ka siguruar letrën e Sokol Sadushit, përmes së cilës ai kritikon hapur, procedurën e Kushtetuteses. Sipas tij po zvarritet në mënyrë të panevojshme plotësimi i vakancave dhe përtëritja e përbërjes së Kushtetueses.
28 Maj 2025, 09:20 -
-
-
Kthjellime e alternime vranësirash...parashikimi i motit për sot
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës e pasdite kryesisht në relievet malore në jug e juglindje të territorit.
28 Maj 2025, 07:09 -
U zgjodh deputete më 11 Maj, Romina Kuko dorëhiqet si zv/ministre Brendshme
Romina Kuko është dorëhequr nga posti i zëvendësministres së Brendshme pas fitores si deputete në listën e sigurt të PS në qarkun e Korçës. Ajo i ka drejtuar një kërkesë Kryeministrit Edi Rama, duke falënderuar për besimin dhe duke i hapur rrugë angazhimit të saj në Kuvend.
27 Maj 2025, 17:29 -
-
Edhe kushëriri i Elvis Roshit dyshon se iu vodhën votat nga kandidatët e tjerë të PD, kërkon pamjet filmike nga KQZ
Kushëriri i ish kryebashkiakut Elvis Roshi, Elton Roshi, i cili kandidoi nën siglën e PD-AShM për deputet në Qarkun Tiranë në zgjedhjet e 11 majit, i ka kërkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve vënien në dispozicion të pamjeve filmike për të gjitha Qendrat e Numërimit të Votave, përkatëse për çdo Komision Zonal të Administrimit Zgjedhor në Qarkun Tiranë, përjashtuar KZAZ-të që i përkasin bashkive Rrogozhinë dhe Kavajë.
27 Maj 2025, 17:19 -
Kandidatja e PD-së Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojas, dërgon ankimim në KQZ për kuotën gjinore në Durrës
Andia Ulliri, kandidate në qarkun Durrës nga Partia Demokratike, ka ankimuar në KQZ shpalljen fitues të Arjan Ndojës, duke pretenduar se nuk është respektuar kuota gjinore e përcaktuar në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor. Ajo i referohet një amendamenti të miratuar nga Kuvendi dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkojnë që një në tre fitues të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar.
27 Maj 2025, 17:15 -
Lapaj kërkon në KAS rinumërim të votave në Fier e Vlorë për 2 mandatet e humbura: Ka mospërputhje votash në 6 raste, përgjegjësit në Prokurori! (DOKUMENTI)
Kreu politik i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, që siguroi vetëm mandatin e tij për deputet nga qarku i Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, dorëzon ankimim në KAS, për rinumërimin e votave në qarqet e Fierit dhe Vlorës. Adriatik Lapaj: Për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota ne do çojmë në prokurori çdo person përgjegjës. Kërkesa për rinumërim do paraqitet sot në KQZ!
27 Maj 2025, 17:14 -
Zgjedhjet/ PD kërkon përsëritjen për Kukësin, KAS i rrëzon 3 kërkesat, pranohen 2! ‘Provë’ lajmi i portalit të familjes Berisha! Mbledhja e radhës më 30 maj
KQZ nisi të shqyrtojë kërkesat e PD për përsëritjen e zgjedhjeve të 11 majit. Një foto që media e familjes Berisha pretendon të jetë një presion i PS ndaj policëve për vota, është publikuar nga vetë Eduard Shalsi Ditën e Dëshmorëve, në nderim të një polici të rënë në krye të detyrës.
27 Maj 2025, 16:24 -
SHBA ‘certifikon’ 11 majin/ Ambasada: Urime për zgjedhjet, presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë
Në një deklaratë të shpërndarë nga ambasada amerikane, SHBA urojnë për mbajtjen e zgjedhjeve duke konfirmuar vijimin e partneritetit me Shqipërinë, e cila do të drejtohet dhe për 4 vitet e ardhshme nga kryeministri Edi Rama. Përgjigja vjen pak orë pasi Berisha tha se SHBA heshti për zgjedhjet, por në fakt përgjigja është e qartë.
27 Maj 2025, 16:01 -
Jo më një “armatë” përkthyesish! Një modul nga Inteligjenca Artificiale për integrimin në BE, Kaso: Mbi 95.5% saktësi
Askush nuk do ta kishte menduar deri pak vite më parë, që inteligjenca artificiale do të bëhej pjesë e pandashme e jetëve tona, madje duke dhënë një kontribut të madh në një prej proceseve më të rëndësishme të vendit, siç është integrimi në Bashkimin Europian. Një modul i krijuar me inteligjencë Artificiale që përdoret aktualisht nga më shume se 1400 ekspertë te integrimit, po bën të mundur përkthimin dhe përshtatjen e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së
27 Maj 2025, 15:44 -
"Energji elektrike, naftë e minerale"/ Eksporti i prodhimit vendas, përmirësim të lehtë. Në krizë, ndërtimi e fasoneria
Eksporti i prodhimit shqiptar ka njohur një rritje të lehtë, në katër muajit e parë të këtij viti. Bilanci pozitiv u ndikua kryesisht nga energjia, ndërsa ndërtimi dhe fasoneria vijojnë të jenë në krizë
27 Maj 2025, 15:36 -
Afera ‘Partizani’/ Dhëndri i Berishës tjetër kërkesë për revokim të ‘arrestit shtëpiak’, Malltezi i kërkon Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka depozituar sot një kërkesë tjetër në Gjykatën e Lartë, për rrëzimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’, e dhënë nga GJKKO-ja e shkallës së parë që prej muajit nëntor 2023 për dosjen e aferës “Partizani”
27 Maj 2025, 13:02 -
-
-
Eduard Zaloshnja: Nga 1.91 milionë zgjedhës brenda vendit, 450 mijë nuk votuan! Nga 1.8 milionë jashtë vendit, 1.6 milionë nuk votuan
Rënia e pjesëmarrjes së këtushme pati efekt dramatik për partitë përbërëse të Aleancës për Shqipërinë Madhështore (PD+LSI+etj,). Ato krijuan një gropë të madhe elektorale prej 250 mijë votash të këtushme, krahasuar me 2021-shin.
27 Maj 2025, 11:40