-
U zgjodh deputete më 11 Maj, Romina Kuko dorëhiqet si zv/ministre Brendshme
Romina Kuko është dorëhequr nga posti i zëvendësministres së Brendshme pas fitores si deputete në listën e sigurt të PS në qarkun e Korçës. Ajo i ka drejtuar një kërkesë Kryeministrit Edi Rama, duke falënderuar për besimin dhe duke i hapur rrugë angazhimit të saj në Kuvend.
27 Maj, 17:29 -
-
Edhe kushëriri i Elvis Roshit dyshon se iu vodhën votat nga kandidatët e tjerë të PD, kërkon pamjet filmike nga KQZ
Kushëriri i ish kryebashkiakut Elvis Roshi, Elton Roshi, i cili kandidoi nën siglën e PD-AShM për deputet në Qarkun Tiranë në zgjedhjet e 11 majit, i ka kërkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve vënien në dispozicion të pamjeve filmike për të gjitha Qendrat e Numërimit të Votave, përkatëse për çdo Komision Zonal të Administrimit Zgjedhor në Qarkun Tiranë, përjashtuar KZAZ-të që i përkasin bashkive Rrogozhinë dhe Kavajë.
27 Maj, 17:19 -
Kandidatja e PD-së Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojas, dërgon ankimim në KQZ për kuotën gjinore në Durrës
Andia Ulliri, kandidate në qarkun Durrës nga Partia Demokratike, ka ankimuar në KQZ shpalljen fitues të Arjan Ndojës, duke pretenduar se nuk është respektuar kuota gjinore e përcaktuar në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor. Ajo i referohet një amendamenti të miratuar nga Kuvendi dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkojnë që një në tre fitues të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar.
27 Maj, 17:15 -
Lapaj kërkon në KAS rinumërim të votave në Fier e Vlorë për 2 mandatet e humbura: Ka mospërputhje votash në 6 raste, përgjegjësit në Prokurori! (DOKUMENTI)
Kreu politik i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, që siguroi vetëm mandatin e tij për deputet nga qarku i Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, dorëzon ankimim në KAS, për rinumërimin e votave në qarqet e Fierit dhe Vlorës. Adriatik Lapaj: Për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota ne do çojmë në prokurori çdo person përgjegjës. Kërkesa për rinumërim do paraqitet sot në KQZ!
27 Maj, 17:14 -
Zgjedhjet/ PD kërkon përsëritjen për Kukësin, KAS i rrëzon 3 kërkesat, pranohen 2! ‘Provë’ lajmi i portalit të familjes Berisha! Mbledhja e radhës më 30 maj
KQZ nisi të shqyrtojë kërkesat e PD për përsëritjen e zgjedhjeve të 11 majit. Një foto që media e familjes Berisha pretendon të jetë një presion i PS ndaj policëve për vota, është publikuar nga vetë Eduard Shalsi Ditën e Dëshmorëve, në nderim të një polici të rënë në krye të detyrës.
27 Maj, 16:24 -
SHBA ‘certifikon’ 11 majin/ Ambasada: Urime për zgjedhjet, presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë
Në një deklaratë të shpërndarë nga ambasada amerikane, SHBA urojnë për mbajtjen e zgjedhjeve duke konfirmuar vijimin e partneritetit me Shqipërinë, e cila do të drejtohet dhe për 4 vitet e ardhshme nga kryeministri Edi Rama. Përgjigja vjen pak orë pasi Berisha tha se SHBA heshti për zgjedhjet, por në fakt përgjigja është e qartë.
27 Maj, 16:01 -
"Energji elektrike, naftë e minerale"/ Eksporti i prodhimit vendas, përmirësim të lehtë. Në krizë, ndërtimi e fasoneria
Eksporti i prodhimit shqiptar ka njohur një rritje të lehtë, në katër muajit e parë të këtij viti. Bilanci pozitiv u ndikua kryesisht nga energjia, ndërsa ndërtimi dhe fasoneria vijojnë të jenë në krizë
27 Maj, 15:36 -
Afera ‘Partizani’/ Dhëndri i Berishës tjetër kërkesë për revokim të ‘arrestit shtëpiak’, Malltezi i kërkon Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka depozituar sot një kërkesë tjetër në Gjykatën e Lartë, për rrëzimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’, e dhënë nga GJKKO-ja e shkallës së parë që prej muajit nëntor 2023 për dosjen e aferës “Partizani”
27 Maj, 13:02 -
-
-
Eduard Zaloshnja: Nga 1.91 milionë zgjedhës brenda vendit, 450 mijë nuk votuan! Nga 1.8 milionë jashtë vendit, 1.6 milionë nuk votuan
Rënia e pjesëmarrjes së këtushme pati efekt dramatik për partitë përbërëse të Aleancës për Shqipërinë Madhështore (PD+LSI+etj,). Ato krijuan një gropë të madhe elektorale prej 250 mijë votash të këtushme, krahasuar me 2021-shin.
27 Maj, 11:40 -
KQZ certifikoi zgjedhjet, PD ankimon rezultatin edhe në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër! (DOKUMENTET)
Pas Kukësit dhe Beratit, PD ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve edhe në qarkun e Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës. për Vlorën PD nëpërmjet përfaqësuesit Franc Nuri, ka dorëzuar në KAS rreth 160 faqe materiale, kurse për Gjirokastrën rreth 30 faqe, ku pretendon shkelje gjatë dhe pas procesit të votimit
27 Maj, 10:18 -
-
8 vite nga ikja e ish-deputetit socialist Gjovalin Kadeli, i biri kujton përvjetorin: Je larg syve, por përherë në zemrën time
Gjovalin Kadeli u nda nga jeta në moshën 53 vjeçare, në vitin 2017, ndërsa dy vite para ikjes së tij kishte ndërruar jetë dhe bashkëshortja. Admiri vendosi të ndiqte rrugën e të atit dhe në zgjedhjet e 11 Majit arriti të merrte mandatin e deputetit nën siglën e PS.
27 Maj, 09:55 -
-
-
-
PD do t'i marrë mandatin, Agron Shehaj: Bërtasin për vjedhje, por duan të grabisin mandatin tonë
Berisha pohoi se do kërkonte numërimin e votave të pavlefshme dhe tek PD po tentojnë t’i marrin mandatin e dytë Mundësisë në qarkun e Tiranës, për të mundësuar hyrjen e Ilir Alimehmetit në Kuvend. Agron Shehaj i përgjigjet kreut të selisë blu me hipokrizinë që po shfaqin
26 Maj, 18:54 -
Zelensky telefonatë me Ramën: E ftova të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore! Mirënjohje për mbështetjen, Rusia s’e do paqen
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Vetë presidenti ukrainas e ka njoftuar lajmin me një postim në rrjetin social X. Diskutohet bashkëpunimi mes dy vendeve, partneriteti dhe uniteti me Evropën, një presion më i fortë ndaj Rusisë për ta ndalur përfundimisht. Rama i ka konfirmuar pjesëmarrjen në Samit presidentit ukrainas
26 Maj, 16:48 -
Çmimet rriten, por apartamentet shiten! BSH ndërhyn të “frenojë” shtrenjtimin e banesave: Jo më 100% të vlerës me kredi
Çmimet e apartamenteve në Shqipëri po rritën frikshëm, e gati gjysma e banesave të shitura, janë me kredi. Banka e Shqipërisë nga ky korrik do të kufizojë kreditë për shtëpi sipas disa kritereve, me shpresën se ky hap do të frenojë ndërtuesit të shtrenjtojnë edhe më tej çmimet nga siguria se blerësi 100% të vlerës e merr me kredi
26 Maj, 16:32
