-
-
Denoncon Edmond Spaho: PS shpërndan miell për vota në Maliq, rasti në SPAK! Gazetari dhe Kisha e mohojnë: Janë ndihma humanitare, baltosje e punës sonë
Deputeti i PD Edmond Spaho, ka ngritur një akuzë ndaj PS në Maliq, duke denoncuar se qytetarëve u shpërndahet miell në këmbim të votës. Gazetari Xhensil Shkëmbi është përgjigjur duke sqaruar se ndihmat janë për familjet në nevojë. Edhe Kisha Ungjillore Libonik-Maliq, e cila ka mohuar se ndihmat janë për qëllime vote.
25 Prill, 20:05 -
-
Mori para për të favorizuar një ndërtim pa leje, GJKKO dënon ish-kreun e IMT Elbasan Andri Mehja me 2 vite burg! 3 vite për punonjësin e INUV Gentian Bako
GJKKO ka dënuar ish-kreun e IMT Elbasan, Andri Mehja me 2 vite burg për korrupsion që i konvertohet në 4 vite shërbim prove, pasi mori para për të favorizuar një ndërtim pa leje. Po ashtu, GJKKO ka dënuar me 3 vite burg për korrupsion edhe Gentian Bakon, punonjës i INUV në Elbasan, dënim i cili i konvertohet në 4 vite shërbim prove.
25 Prill, 17:20 -
Dita e zisë në nder të Papa Françeskut ndryshon kalendarin artistik të Teatrit Metropol dhe Kombëtar, shtyhen për të dielën disa nga shfaqjet
Teatri Metropol për shkak të shpalljes së datës 26 prill si ditë zie kombëtare, në nder të ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, ka bërë me dije se janë shtyrë disa shfaqje. Shfaqja për fëmijë "Një letër për stinët" që do të mbahej të shtunën do të shtyhet për ditën e diel, si edhe premiera e shfaqjes ‘Ndodhia e çuditshme e qenit në mesnate’.
25 Prill, 16:15 -
-
Dibër/ Përndoqi kreun e spitalit, Gjykata lë në arrest shtëpie ish-drejtoreshën Irini Shehu! Anëtarja e Këshillit Bashkiak u shkarkua dhe arrestua pas konflikteve me vartësit (VENDIMI)
Gjykata e Dibrës ka lënë në arrest shtëpie Irini Shehun, ish-drejtoreshën e Spitalit Rajonal në këtë rreth dhe njëkohësisht anëtare e Këshillit Bashkiak, pasi e vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë. Shehu u arrestua më 23 prill nga Policia, ndaj saj kishte pasur edhe kallëzime dhe ankesa të tjera. Konfliktet erdhën pas ngjarjes së 11 shkurtit, ku u përplas fizikisht me shefin e Financës së Spitalit
25 Prill, 15:43 -
Zgjedhjet/ Probleme me shpërndarjen e votave në diasporë, AKEP vihet në lëvizje, i kërkon KQZ kontratën me kompaninë postare (DOKUMENTI)
Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka ndërhyrë në procesin e zgjedhjeve në diasporë, duke i kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një kopje të kontratës me operatorin postar
25 Prill, 15:25 -
-
PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Maliqit për ‘asfalt, tendera dhe punësime elektorale’, Ivi Kaso: Askush të mos përdorë burimet shtetërore për vota( VIDEO)
PD ka denoncuar në SPAK kryetarin e bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu për aktivitete të paligjshme si asfalti elektoral, tenderat dhe punësimet elektorale, me qëllim ndikimin te votuesit gjatë fushatës zgjedhore. Në kërkesën drejtuar Prokurorisë së Posaçme, përmenden raste që sipas PD janë kryer nga Topçiu.
25 Prill, 13:42 -
Fatos Çoçoli: Beteja për energjinë
Ulja më herët e çmimit të energjisë elektrike: mundësi apo dëshirë? Partia Demokratike duhet të thotë sa mendon ta rrisë pjesën e prodhimit të energjisë nga dielli dhe era. Nëse energjia nga dielli dhe era shkon në gati një të tretën e prodhimit tonë kombëtar, çmimi për qytetarët mund të zbresë edhe në 6 lekë brenda katër viteve të ardhshme
25 Prill, 13:25 -
-
-
-
GJKKO urdhëroi hetim për Xhaçkën dhe Artan Gaçin, SPAK e ankimon në Apel: S’ka shkelje, trojet nuk i përfitoi për shkak të detyrës së gruas si ministre
Prokuroria e Posaçme thotë se ka kryer veprime të shumta hetimore, të cilat kanë konsistuar ndër të tjera edhe në veprimtarinë e kryer nga Artan Gaçi në kuadër të bashkëpunimit të supozuar apo dhe qoftë dijenisë së tij rreth ekzistencës së dokumenteve të falsifikuara, nëpërmjet të cilëve është përfituar edhe toka e llojit truall.
25 Prill, 09:56 -
-
PS ankesë në KQZ për votën e diasporës: Emigrantëve u shkuan zarfe pa fletë votimi, s'janë respektuar protokollet nga kompania
Partia Socialiste ka bërë një ankesë drejtuar KQZ për proceset e votës së diasporës. Partia Socialiste i ka kërkuar marrjen e masave KQZ-së, përmes një ankese ku evidenton problematika të hasura gjatë procesit të votimit të diasporës.
24 Prill, 18:09 -
Emigranti në shkelje flagrante, deklaron me video-postim votën për Berishën! Ish-gjyqtari ‘sheik’ Gjin Gjoni e mbështet (VIDEO)
Është bërë virale një video në rrjetin social nga një emigrant që me zarfet e votave në dorë deklaron votën për PD-në, nga inati pse “Rama u tha burrave çyrykë”. Kjo video është pëlqyer dhe shpërndarë edhe nga kandidati i PD për qarkun Lezhë, ish-gjyqtari Gjin Gjoni.
24 Prill, 16:38 -
-
Vidhen votat e emigrantëve? Njeriu i Berishës në Itali ndan video me zarfet e fletëve të votimit! Media: U kallëzua në polici (VIDEO)
Një veprimtar i Partisë Demokratike në Itali, Klodian Cami, është shfaqur në Facebook-un e tij në zotërim të një numri të konsiderueshëm zarfesh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka nisur emigrantëve me fletët e votimit, për zgjedhjet e 11 Majit. Sipas gazetës TemA, “emigrantët shqiptarë e kanë denoncuar atë në policinë italiane."
24 Prill, 16:04 -
Gara për drejtuesin e RTSH/ Asnjë kandidat nuk merr 7 vota, 3 prej tyre rivotohen të premten
Raundi i parë për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH ka dështuar. Asnjë nga 5 kandidatët nuk ka arritur të marrë 7 vota ose 3/5 e votave për t’u zgjedhur në krye të këtij institucioni.
24 Prill, 11:15
