-
Flutura Açka: Mos u fshihni më pas gishtit, PD ka rënë në hall, ndaj duhet ta nisë nga e para! A do e durojnë demokratët elitën që ka partia?!
Edhe deputetja demokrate Flutura Açka, ka reaguar ndaj situatës së brendshme të opozitës, duke e cilësuar atë si ‘të paaftë për të gjetur një zgjidhje’. Me një postim në rrjetin social Facebook, Açka shkruan se PD-ja është futur në një “hall” nga i cili nuk di të dalë dhe se partia duhet të nisë nga e para. E krahason me një softuer që ka nevojë për riformatim
22 Gusht, 14:56 -
Ilir Meta mbeti në qeli, GJKKO zbardh vendimin: Rrezikon të prishë provat e të intimidojë dëshmitarët! Është i pandehur, pozita iu rëndua
Për shkak të funksionit që mban si president i PL dhe funksioneve që ka mbajtur në të kaluarën ekziston rreziku që Ilir Meta të indimidojë dëshmitarët dhe të helmojë provat, teksa me marrjen i pandehur pozita e tij është rënduar. Me këtë arsyetim GJKKO thotë se nuk është në kushtet kur ish Presidenti mund të lirohet nga qelia, kërkesë që iu refuzuar 13 gushtin e kaluar.
22 Gusht, 13:33 -
Turizmi/ Hyrjet e turistëve të huaj rriten 0.4% në korrik, 'arratisen' shqiptarët
Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në korrik në vend hynë 1.82 milionë shtetas të huaj, shifër që është vetëm 0.4% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ky është ritmi më i ulët i hyrjeve këtë vit, me përjashtim të muajit mars, kur tendenca ishte me rënie (-2.7%).
22 Gusht, 12:12 -
Rama kritika një tjetër gjyqtari: Bllokoi çlirimin e një ‘toke të xanun’! Zero tolerancë për ata që pengojnë programet në interes të publikut
Kryeministri Rama ka sulmuar një tjetër vendim të drejtësisë të lidhur me çështjen e ndërtimeve pa leje. Këtë herë Rama ka kundërshtuar vendimmarrjen e Klarent Demirit, gjyqtar në administrativen e Tiranës, e cila ka vendosur sigurim padie për prishjen e një ndërtimi pa leje në Tiranë.
22 Gusht, 10:45 -
-
Angli/ Vrasësi shqiptar me telefon në burg, nga TikTok kërkon të transferohet në Shqipëri: 7 vite pa parë familjen
Shqiptari Eugert Merizaj pretendon se autoritetet britanike po e pengojnë të transferohet në Shqipëri për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit për vrasje. Ai poston vazhdimisht video në TikTok.
22 Gusht, 10:07 -
Programi i OKB për Ushqimin: Shqipëria me popullsinë më të nën-ushqyer në Europë për periudhën 2022–2024
Teksa pjesa dërrmuese e vendeve europiane kanë prevalencë pothuajse zero të popullsisë që nuk arrin të sigurojë ushqim të mjaftueshëm, Shqipëria paraqitet me një ngjyrë më të errët, ndryshe nga fqinjët dhe nga standardi i europian.
22 Gusht, 07:13 -
-
Mbijetoi në aksidentin tragjik në Berat, gazetarja pas humbjes së bashkëshortit: Plaga në shpirtin tim s'do shërohet kurrë
Gazetarja Sindi Salaj që humbi bashkëshortin në një aksident të rëndë që ndodhi natën e të dielës në Berat, ka bërë një postim prekës për ikjen e 29 vjeçarit. Ajo thotë se plaga në shpirt nuk do t'i shërohet kurrë, por do të jetojë për vajzën e tyre.
21 Gusht, 19:15 -
Nga masat kundër bullizmit, tek ndalimi i celularëve dhe oficeri i sigurisë në shkolla, Ministria e Arsimit miraton udhëzimin për vitin e ri shkollor
Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzimin për mbarëvajtjen e vitit shkollor 2025–2026. Prioritet sipas udhëzimit është parandalimi i dhunës dhe marrja e masave për ndalimin e përdorimit të telefonit celular në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare.
21 Gusht, 17:36 -
Shqipëria ndër tre vendet më të pakënaqura në Europë për gjendjen financiare
Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në BE e vlerësuan gjendjen e tyre financiare me 6.6 në një shkallë nga minimumi 0 dhe maksimumi 10. Kjo vlerë është pak më e ulët krahasuar me vlerësimin e përgjithshëm të kënaqësisë me jetën prej 7.1 për të njëjtin vit.
21 Gusht, 16:47 -
Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar! Kërcënuan policët me kaçavidë dhe i dhunuan në përleshje, u gjendet 40 mijë euro mall
Të pajisur me mjete të sofistikuara, shpërthenin dyert e shtëpive dhe plaçkitnin në seri. Por oficerët u ngritën kurth në park pas aksionit të fundit, duke i arrestuar pas një përleshjeje fizike dhe rezistence të të dyshuarve. Të arrestuarit 18-36 vjeç, u gjenden në çanta 40 mijë euro mall i vjedhur
21 Gusht, 15:30 -
-
-
-
ILD kalon ‘provimin’ e Ministrisë së Financave, përmbush 59 detyrimet: Sistemi i kontrollit të brendshëm rezultoi efektiv!
Gjatë javës së parë të qershorit, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ishte objekt kontrolli për sistemin e kontrollit të brendshëm nga Drejtoria e Harmonizimit të Menaxhimit Financiar, Kontrollit dhe Kontabilitetit e Ministrisë së Financave
21 Gusht, 12:00 -
Vdiq pas një aksidenti tragjik në Fier, postimi prekës i 38-vjeçarit për pasionin ndaj motorëve: Të dua, por më premto që s’do më vrasësh!
38-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në aksidentin në Fier dy ditë më parë kishte bërë një postim në rrjete sociale në lidhje me pasionin e tij për motorët, që duket si një ‘paralajmërim i heshtur’ për rrezikun që do t’i shkaktonte.
21 Gusht, 11:55 -
Zelensky: Takimi me Putinin në Austri, Zvicër ose Turqi! Asnjë sinjal nga Moska për negociata, reagim i SHBA nëse nuk interesohet për paqen
Në një dalje të fundit publike, ai thotë se takimi me Putin duhet të bëhet vetëm pasi të jenë mësuar dhe dakordësuar garancitë për sigurinë e Ukrainës nga Perëndimi.
21 Gusht, 11:43 -
Media serbe: Si e heshti Sokol Kushta stadiumin e Partizanit në Beograd dhe Flamurtari që kaloi më tej
Media serbe 'RTS' ka rikthyer edhe njëherë në memorie duelet mes Partizanit të Beogradit dhe Flamurtarit në sezonin 1987-88 për Kupën UEFA, aty ku mrekullia e Sokol Kushtës 'heshti për herë të parë dhe të fundit stadiumin në Beograd'. Vlonjatët kalonin më tej, ndërsa aty nisi rrëzimi i Partizanit të Beogradit më të mirë në histori.
21 Gusht, 11:38 -
FOTO/ Trafikanti kapet duke kaluar 21 kg drogë drejt Kosovës, i drejton armën policëve! Arratiset drejt vendit tonë dhe braktis çantën
Në momentin që ka konstatuar efektivët e Policisë së Kosovës, trafikanti u ka drejtuar armën! Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyçi, deklaroi për Report TV se nuk ka pasur të shtëna.
21 Gusht, 09:05 -
OKB: Politikat fiskale të Shqipërisë kanë 'nxitur' pabarazinë
Raporti i OKB -së vë në dukje se Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të ndërtuar një model më të drejtë shpërndarjeje të të ardhurave, ku shteti të ketë një rol më aktiv në mbrojtjen e shtresave të brishta dhe reduktimin e pabarazisë.
21 Gusht, 07:29
