-
'Cunami i bardhë' godet Francën: Mbi 200,000 persona të përfshirë në shpërndarjen me pakicë të kokainës
Një raport konfidencial i Ministrisë së Brendshme shpjegon se si vendi është bërë qendra evropiane e kundërkulturës së kokainës dhe drogës. Sipas raportit konfidencial, ka të ngjarë që mbi 200,000 njerëz në Francë të jenë të përfshirë në rrjetin e shpërndarjes me pakicë, përveç 5,000 udhëheqësve të bandave dhe rreth 100 importuesve të mëdhenj nga Amerika e Jugut.
3 Gusht, 19:29 -
Policia e Shtetit bën bilancin e korrikut: 103 operacione të realizuara, 761 persona në pranga! Kemi asgjësuar 52 mijë bimë kanabisi
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e operacioneve që ka realizuar gjatë muajit korrik. Në njoftimin zyrtar blutë bëjnë me dije se gjatë kësaj periudhe kanë finalizuar 103 operacione policore.
3 Gusht, 14:55 -
Shkodër/ Ndotja akustike, Policia aksion për matjen e nivelit të zhurmave dhe garantimin e qetësisë publike!
Policia e Shkodrës ka vijuar kontrollet për matjen e nivelit të zhurmave me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe garantimin e qetësisë publike, veçanërisht gjatë sezonit turistik
3 Gusht, 12:28 -
Qytetarët e Kosovës besnikë të bregdetit shqiptar, 69 mijë hyrje në Morinë gjatë fundjavës! 1 milion vetëm në korrik
Vetëm këtë fundjavë në pikën kufitare të Morinës në Kukës kanë qenë rreth 69 mijë qytetarë të Kosovës që kaluan drejt Shqipërinë. Në korrik hyrje daljet në pikën kufitare ishin mbi 1 milionë.
3 Gusht, 11:37 -
Mbyllet faza e parë e aksionit për sigurinë ushqimore, Tatimet: 103 ton mallra të bllokuara në 20 ditë
Rreth 103 tonë produkte bujqësore dhe blegtorale u bllokuan në 20 ditë aksion të administratës tatimore pasi ishin pa faturë tatimore. Të total u bënë 238 kontrolle në terren, ndërsa faza tjetër e monitorimit do të përfshijë hetime të thelluara.
3 Gusht, 09:45 -
Marrëveshja për emigrantët në Gjadër, Tajani flet pas vendimit të Gjykatës së BE: E paimagjinueshme t’u lihet gjyqtarëve të vendosin nëse një vend është i sigurt
Ministri i Jashtëm italian flet pas vendimit të Gjykatës së BE për listën e vendeve të sigurta: “Për çështjen e emigrantëve ne ecim përpara. Palestina? Po nisim procesin për krijimin e një shteti”
3 Gusht, 08:55 -
Vendimi i Gjykatës së BE/ Meloni nuk ‘dorëzohet’, përshpejton riatdhesimet e emigrantëve! Përplasje e re me gjyqësorin për qendrat në Shqipëri
Tension pas vendimit të Gjykatës së BE-së për listën e vendeve të sigurta, pas marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët. Palazzo Chigi po përpiqet të çojë përpara planin evropian.
3 Gusht, 07:57 -
Lufta/ Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Moskën! Emërohet një komandant të ri në krye të Forcave Ajrore të Ukrainës
Volodymyr Zelensky përmes një postimi në Telegram njoftoi sot se po punohet nga pala ukrainase për të mbajtur një takim të ri me rusët në Stamboll. Për më tepër, në Ditën e Forcave Ajrore në Ukrainë, Zelensky ka emëruar një komandat të ri në krye të Forcave Ajrore të Kievit.
3 Gusht, 07:40 -
Gjermani/ Rritet numri i rasteve të dhunës në familje
Një total prej 256.942 personave janë prekur nga dhuna në familje, duke shënuar rritje prej 3.7 për qind, në krahasim me vitin paraprak, ka raportuar e përditshmja gjermane Welt am Sonntag, duke u bazuar në shifrat e Zyrën Federale të Policisë
2 Gusht, 17:19 -
Mbi 240 mijë pasagjerë përdorën Portin e Durrësit në 6-mujorin e parë të vitit, 1.9 milionë tonë mallra të përpunuar
Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 janë përpunuar mbi 1.9 milionë tonë mallra ose 3.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pozitiv ka qenë edhe bilanci i transportit të pasagjerëve dhe automjeteve përmes Terminalit të Trageteve, ku janë përpunuar 241,490 pasagjerë, një rritje me 6% krahasuar me një vit më parë.
2 Gusht, 10:42 -
Drafti i Kodit të Ri penal/ Braktisja e kafshëve vepër penale, dënohet deri në 3 vite burg! 3 vite edhe për keqtrajtimin, ndëshkim për organizatorët e ndeshjeve
Drafti i Kodit të ri Penal parashikon burg deri në 3 vite për braktisjen apo keqtrajtimin e kafshëve. Dënime parashikohen edhe për organizimin e ndeshjeve ndërmjet kafshëve, si dhe për pronarët që nuk i mbajnë nën kontroll në hapësira publike. Në rastet kur veprat penale kryera me mizori, për fitim apo në prani të fëmijëve, dënimet ashpërsohen dhe shtohen deri në 50%.
2 Gusht, 09:47 -
Tarifat doganore të Trump, cilët sektorë preken? Nga mikroçipet te çeliku, për çfarë mund të negociohet ende
Të enjten, Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv që vendos tarifa të reja reciproke prej 15% mbi importet nga 90 vende, duke përfshirë edhe Bashkimin Europian. Megjithatë, marrëveshja e arritur në Skoci me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk ka zgjidhur disa çështje thelbësore, ndaj negociatat vazhdojnë.
2 Gusht, 09:02 -
Bumi i hidhur i turizmit, si po e rrit koston e jetesës për shqiptarët
Shtrenjtimi i qirasë mujore për strehim, të pronave për shitje, të çmimeve në bare-restorante dhe produkteve ushqimore në markete deri te rëndimi i trafikut janë efektet në kostot e jetesës për vendësit e zonave turistike nga fluksi i turistëve të huaj. Masat e propozuara nga ekspertët për mbiturizmin.
2 Gusht, 08:36 -
Bonusi i bebes, 237 mijë fëmijë përfituan që prej vitit 2019
Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, njoftoi sot kryeministri Edi Rama. Vitin e ardhshëm nuk do të ketë më bonus për bebet që do të lindin, por pagesë mujore deri në moshën 5 vjeçare.
1 Gusht, 07:55 -
VKM/ Qeveria miraton garancinë sovrane 30 mln € për bujqësinë, interesi për kredinë do jetë deri në 2%! Shteti del garant për 70% të vlerës së kredisë së fermerëve
Qeveria do japë 30 milionë euro garanci sovrane për këtë sektor, ndërsa interesi për kreditë pritet të jetë deri 2%. Vendimi është miratuar këtë të enjte në qeveri, dhe do të jenë të 11 bankat në vend që do të japin kredi për fermerët në norma të favorshme interesi.
31 Korrik, 21:46 -
VKM/ Shoqëri aksionare për prodhimin dhe tregtimin e armëve, Qeveria miraton kushtet e negocimit të shoqërisë 'KAYO'
Këshilli i Ministrave miratoi sot kushtet e negociimit të shoqërisë “KAYO”, sh.a, me shoqëri private, me qëllim krijimin e një shoqërie aksionare të përbashkët për prodhimin dhe tregtimin e armëve të kalibrave të vegjël, të mesëm dhe dronëve.
31 Korrik, 21:25 -
Zjarret/ Qeveria: Paketë mbështetëse për dëmet në fushën e bujqësisë dhe banesat e djegura! Ministri Vengu: Do blejmë 2 avionë zjarrfikës
Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në bujqësi, banesa apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit. Tre ministra të qeverisë, kërkuan që bashkitë të evidentojnë dëmet, ndërsa i bënë thirrje prokurorisë të ndëshkojë zjarrvënësit.
31 Korrik, 13:57 -
Qindra gjermanë pre e mashtrimit kompjuterik, SPAK shkatërron rrjetin me bazë në Tiranë: 353 mijë € dëm! Ekzekutohen 6 masa sigurie, 2 në kërkim
SPAK dhe policia gjermane godasin grupin kriminal të mashtrimeve kompjuterike. Pala shqiptare dhe ajo gjermane, deklaruan se u parandalua vjedhja e 10 milion eurove përmes thirrjeve telefonike që bëheshin nga Tirana. Deri tani dëmi i dokumentuar ndaj 14 gjermanëve llogaritet rreth 364 mijë euro. Lëshohen 8 masa sigurie, ekzekutohen 6.
31 Korrik, 12:36 -
Nga Biden te Von der Leyen, ja 'lista e zezë' e Putin (e cila përfshin vetëm rusofobët)
Një bazë të dhënash e asaj që Rusia e konsideron si rusofobi të supozuar, e cila mbledh fragmente nga intervista apo fjalime të drejtuesve institucionalë të 25 vendeve të ndryshme dhe të dy organizatave ndërkombëtare, Bashkimi Europian dhe NATO.
31 Korrik, 10:33 -
Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë
Ndërsa Shqipëria ka parë rritje të numrit të mjeteve në vitet e fundit, krahasuar me standardet europiane, niveli i motorizimit vijon të mbetet ndër më të ulëtit në kontinent, çka nënvizon diferencat e mëdha ekonomike dhe të zhvillimit mes vendeve.
31 Korrik, 07:23 -
