-
-
Shqipëria, aksionere në resortin e Sazanit! Krijohet kompania që do të përfaqësojë shtetin në investimin e Jared Kushner
Shqipëria do të jetë aksionere në resortin turistik të Kushner në Sazan. Kompania, e regjistruar më 26 qershor në QKB, do të ketë të drejtën të planifikojë, projektojë dhe zbatojë projekte ndërtimore. Funksioni thelbësor do të jetë monitorimi i kontratave që lidhen për projektin.
27 Qershor, 08:58 -
Kriza politike/ Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?
Kriza politike po reflektohet edhe në vonesa për integrimin e Kosovës në struktura ndërkombëtare, pasi Qeveria aktuale në detyrë nuk ka legjitimitet për të marrë vendime të rëndësishme strategjike në emër të Kosovës.
27 Qershor, 08:12 -
-
Gjykata e Lartë e SHBA ndalon financimet publike për organizatat që mbështesin abortin
Gjykata e Lartë e SHBA ka vendosur që shtetet mund të ndërpresin financimet e programit Medicaid për organizatën Planned Parenthood, shoqata më e madhe në SHBA që mbron të drejtat riprodhuese. Një vendim që përfaqëson një "fitore" për krahun konservator.
26 Qershor, 19:27 -
-
Armë, trupa dhe siguri kibernetike: Çfarë përfshin lista e investimeve për mbrojtjen e NATO-s
Përveç 3,5 për qind të PBB-së për shpenzimet ushtarake në kuptimin e ngushtë, është parashikuar - po deri në vitin 2035 - edhe një 1,5 për qind shtesë për investime në sektorë civilë me lidhje ushtarake.
26 Qershor, 07:41 -
Skeda/ 4 vite hetime për ‘Sterilizimin’, shkeljet që gjeti SPAK: Kostoja u fry fiktivisht me 56.4 për qind, Rrapaj fshehu miqësinë me Rjepaj dhe Beqajn
Dosja e SPAK për sterilizimin është jë hetim i gjatë që nisi si një denoncim 4 vite më parë. Prokuroria e posaçme thotë se ka gjetur shkelje të rënda që i kanë sjellë buxhetit të shtetit dëme të mëdha, në një koncesion që shkonte deri në 100 milion euro për 10 vite.
25 Qershor, 17:15 -
Tropojë/ Arrestohet në flagrancë polici i patrullës, kapet me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, nuk iu bind urdhrave të kolegëve në Qafë Morinë
Polici Fatbardh Kuçana, me detyrë në Komisariatin e Tropojës, është arrestuar nga AMP pasi u kap duke transportuar rreth 1000 litra naftë kontrabandë me një automjet me rimorkio, duke mos iu bindur urdhrave në Qafë Morinë. Ai akuzohet për kontrabandë dhe mos bindje të urdhrit të policisë.
25 Qershor, 15:10 -
33 mln euro të ardhura nga platforma sociale, por të padeklaruara! Nis hetimi për 100 individë e biznese
Administrata Tatimore ka nisur hetim ndaj 100 individëve dhe bizneseve që kanë fituar 33 milionë euro nga platformat online dhe nuk i kanë deklaruar. Tatimet apelon për deklarim sa më shpejt, në mënyrë që ti shpëtojnë një hetimi të thelluar, dhe penalitetet e tjera.
25 Qershor, 09:28 -
Dita e 7/ Rinumërimi për Tiranën vijon me të njëjtin ‘trend’, hapen 939 kuti! PD 502 vota që s’i takonin, PS 334 vota! Braho: S'ka trafikim
Përfundoi në ditën e shtatë procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, ku u hapën 73% e kutive. Zbulohen vetëm gabime të vogla, pa ndikim për mandatet. PD-ja kryeson me 502 vota që nuk i takonin, ndërsa PS ka 334 vota.
25 Qershor, 08:12 -
Ndërron jetë Alvaro Vitali në moshën 75- vjeçare, një nga ikonat e komedisë erotike italiane
Alvaro Vitali, aktori i njohur italian dhe ikonë e komedisë erotike për rolin e Pierinos, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare në Romë, pas një bronkopneumonie të përsëritur. Gjatë karrierës së tij ai luajti në mbi 80 filma, përfshirë edhe bashkëpunime me regjisorin Federico Fellini.
24 Qershor, 20:47 -
‘Në Evropian s’shkohet me autobus’, Smajlaj i përgjigjet Luiza Gegës në Report TV: Ka inate personale, s’u paraqit në aeroport
Izmir Smajlaj, kreu i federatës së atletikës, për Report Tv hedh poshtë akuzat e Luiza Gegës, e cila pretendoi se nuk shkoi në evropian pasi i duhej të udhëtonte me autobus drejt Sllovenisë. Smajlaj vendosi në dispozicion biletat e prera të avionit, ndërsa thotë se Luiza Gega po hakmerret për zgjedhjet në federatë.
24 Qershor, 13:47 -
Një mikrotualet, një 'djep' dhe disiplinë: fluturimi 33-orësh i pilotëve të B-2 që sulmuan Iranin
Ata që pilotojnë këta bombardues amerikanë marrin trajnim që të kujton atë të astronautëve: ata duhet të arrijnë rezistencë të jashtëzakonshme mendore dhe fizike, duke ruajtur përqendrimin për më shumë se një ditë. Në kabinë ka një cilindër metalik që përdoret si banjo, një shtrat që paloset dhe një frigorifer të vogël për ushqime të lehta.
24 Qershor, 12:01 -
-
-
Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Çfarë tregojnë të dhënat e INSTAT
Të dhënat e reja nga INSTAT treguan për rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjatë vitit 2024 në krahasim me 2023. Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet.
24 Qershor, 07:31 -
-
Sulmet e Iranit/ Ministria e Jashtme: Shqiptarët në vendet e Gjirit Persik të kenë kujdes të shtuar, qëndroni në kontakt me përfaqësitë tona diplomatike
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, që të ndjekin me vëmendje njoftimet dhe udhëzimet e autoriteteve vendase, për shkak të zhvillimeve të fundit në rajon.
23 Qershor, 20:32 -
Morinë/ Dogana bllokon mbi 24 mijë veshje, me logo të falsifikuara të markave të njohura sportive
Dogana ka bllokuar mijëra veshje në Morinë nga marka të njohura sportive, pasi dyshohen se janë të falsifikuara. Këto produkte dyshohen se përbëjnë imitime të paligjshme të markave origjinale, duke shkelur të drejtat e kompanive.
23 Qershor, 18:21 -
