-
‘Gongu’ i fundit, sot mbyllet fushata për 11 majin! PS dhe PD ‘masin’ forcat, sot mbajnë mitingjet përmbyllëse në Tiranë
Shqipëria drejt zgjedhjeve të 11 majit. Pas një muaji, sot mbyllet fushata. Të shtunën heshtje zgjedhore dhe të dielën 3, 713, 761 shqiptarë votojnë për mazhorancën e re. Për herë të parë voton edhe diaspora. PS mbyll fushatën në orën 19:30 pranë Parkut Olimpik. PD do të mbajë mitingun e saj përmbyllës në Bulevardin e Ri në orën 19:00
9 Maj, 07:28 -
-
Miratohet një zonë e re teknologjie dhe zhvillimi ekonomik në Shijak, zbardhet vendimi i Këshillit të Ministrave
Në vendimin e Këshillit të Ministrave të bërë publik, thuhet se veprimtaritë që do të zhvillohen në këtë zonë, do të jenë të llojit industri prodhuese, të automjeteve dhe pjesëve të këmbimit, të teknologjisë dhe informacionit, të pajisjeve elektronike, të produkteve të energjisë etj.
8 Maj, 11:43 -
‘Njoh dikë që mund ta nxjerrë nga muri meksikan’, Spahiu ironi me lajmin që Berisha mund të hyjë pa vizë amerikane në SHBA
Disa portale kanë publikuar një telefonat të paguar nga një gazetar, mik i LaCivitës, që ka pyetur dikë anonim pa emër në Departamentin e Shtetit. Ai ka pyetur nëse Berisha mund të udhëtojë në SHBA, dhe Departamenti i Shtetit qenka përgjigjur se ekziston mundësia për arsye të sigurisë kombëtare apo interesave të larta kombëtare të SHBA.
8 Maj, 11:06 -
Mbërrijnë mbi 12 mijë vota të tjera nga diaspora, sot afati i fundit për shpërndarjen e zarfeve të votimit! Për emigrantët në Greqi ka kohë edhe nesër
Mbërrijnë edhe 12 mijë vota të tjera nga diaspora. 56 mijë fletë votimi, që zgjedhësit i kanë marrë, nuk i kanë kthyer ende. Përveç Greqisë, pakot me zarfet zgjedhore nëpër botë që nuk do të shpërndahen dot deri sot në darkë, do të kthehen në Shqipëri.
8 Maj, 10:12 -
Kardinali Robert Francis Prevost zgjidhet Papa i ri nga Konklava, do quhet Leoni XIV! Fjala e parë: Paqe pa armë
Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri dhe ka marrë emrin Leoni XIV. Ai është Papa i 267-të në historinë e Kishës,. Në ballkonin e Bazilikës "Shën Pjetër", fjala e parë e Papës së ri ishte PAQE, një paqe pa armë.
8 Maj, 08:02 -
Rama nga Fushë-Kruja: Bufi dhe këneta e lanë gropë! Janë gati edhe 350 banesat e fundit për familjet e goditura nga tërmeti, rrugë e re lidhëse me Tiranën
Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar turin elektoral për zgjedhjet e 11 majit, teksa ditën e sotme e nisi nga zona e Krujës, me mitingun përmbyllës. Rama shpjegoi se banesat e fundit të tërmetit janë gati, por nuk janë ndarë te familjet për shkak të fushatës elektorale dhe ligjit që nuk lejon këtë proces derisa të mbarojnë zgjedhjet. Premton: "Do realizojmë profecinë e atij që keni atje lart, në hije të malit (Skënderbeut)"
7 Maj, 11:05 -
-
Rama nga Elbasani, ironi me drejtuesit e PD-së: Iku Luçiano ‘fake Pavarotti’ e erdhi Alizoti, a ka më tallje! Kur po vija këtu, më zuri frika mos dilte Tomori e më hante të gjallë
Kreu i PS-së, Edi Rama, "shigjetoi" drejtuesin politik të PD-së, Tomor Alizoti, për Elbasanin. Rama u shpreh se, kur ishte rrugës për në Librazhd paraditen e sotme, kishte ndjerë frikë se mos Ludoviku dilte dhe e hante të gjallë, duke ironizuar kështu deklaratën e Alizotit disa ditë më parë.
6 Maj, 19:01 -
25 shtëpi botuese pjesëmarrëse dhe dhjetëra shkrimtarë në panairin ‘Kamza Lexon’, ja cilët janë fituesit e edicionit të 4-të
Është mbyllur edicioni i katërt i panairit ”Kamza Lexon”. Në këtë aktivitet të një përmase të jashtëzakonshme për nga rëndësia duke i dhënë Kamzës jetë kulturore dhe letrare morën pjesë shkrimtarë, studiues, poetë, gazetarë, mësues dhe intelektual të zonës.
6 Maj, 17:42 -
Bizneset turke kërkojnë të fuqizojnë prezencën në Shqipëri, 600 biznese turke me 15 mijë të punësuar kanë 1 mld xhiro! Ambasadori turk: Të dyfishojmë marrëdhëniet ekonomike
Turqia është një nga partnerët ekonomik e tregtar më të rëndësishëm në vend, por marrëdhëniet duhet të fuqizohen edhe më shumë. Gjatë një takimi mes bizneseve shqiptare e turke, ambasadori i Turqisë në Shqipëri shprehu objektivin për të dyfishuar marrëdhëniet ekonomike. Aktualisht xhiroja është 1 miliardë euro
6 Maj, 16:16 -
-
Super maj në DigitAlb! Sport, adrenalinë dhe super oferta
Maji është muaji i kurorëzimit të kampionëve të ligave më prestigjoze në Europë. Kampionatet më elitare të futbollit janë futur në fazën më përcaktuese, ku do të vendoset fati i të gjitha skuadrave. Liverpool, Bayern, PSG dhe Opympiakos janë mbretërit e rinj në ligat respektive, ndërsa mbetet gjithçka e hapur në La Liga, Eredivise, Saudi Pro Lige, Superligën e Zvicrës.
6 Maj, 14:35 -
Diaspora/ Edhe sot nuk mbërriti asnjë votë në Shqipëri! Vijojnë problemet në Greqi, sot afati i fundit për të dorëzuar zarfin për ata që jetojnë në ishujt grekë
Për shqiptarët që jetojnë në ishujt e Greqisë, sot është dita e fundit për të marrë e dorëzuar fletët e votimit. Të tjerët kanë kohë deri të premten dhe KQZ ju bën thirrje të telefonojnë DHL-në për të kuptuar ku e kanë zarfin e tyre. Celibashi thotë se procesi është duke shkuar shumë mirë.
6 Maj, 12:04 -
Fushata/ Nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin, kandidatin e Berishës në Lezhë! Akuzoi zyrtarët e PS se po blinin vota dhe intimidonin zgjedhësit
Kandidati i Sali Berishës, Gjin Gjoni është vënë në hetim për shpifje. Policia e Lezhës njofton se ka shpifur për zyrtarë socialistë duke thënë se janë të implikuar në blerje votash. Policia e Lezhës u vu në lëvizje pas kallëzimit që vetë zyrtarët bënë një ditë më parë, të cilët Gjin Gjoni i përmendi me emra publikisht në një postim në Facebook.
6 Maj, 10:58 -
-
-
‘Nuk më ekstraduat, erdha vetë’, Florenc Çapja në GJKKO: S’kam pasur SkyECC! S'kam lidhje me ekzekutimin e babë e bir, as tentativën e vrasjes së Sanxhaktarit! Lihet në qeli
Gjykata e Posaçme la në qeli Florenc Çapjan, të shumëkërkuarin e drejtësisë, i cili u deportua pak ditë më parë nga Dubai drejt Tiranës për llogari të autoriteteve shqiptare.
5 Maj, 10:26 -
Zgjedhjet e 11 majit, PD kërkesë KQZ e Ministrisë së Brendshme që të votohet dhe me ID të skaduara! 600 mijë qytetarë nuk i kanë rinovuar
Ndërsa vetëm 6 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, PD i ka bërë kërkesë KQZ e Ministrisë së Brendshme që qytetarët të votojnë edhe me ID të skaduara
5 Maj, 09:08 -
-
Edhe 4 ditë kohë,10 % e të regjistruarve nuk e kanë marrë pakon! 42 % e votave të diasporës, nuk janë kthyer ende
Janë 221,653 persona kanë marrë zarfet zgjedhore dhe 144,783 individë i kanë sjellë tashmë votat në KQZ. Votat e kthyera përbëjnë 65 % të atyre që kanë marrë pakot, ose 58 % e të gjithë të regjistruarve.
4 Maj, 15:35
