-
-
-
-
-
-
Trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë, SPAK operacion! 4 në pranga, masa edhe Plarent Dervishajt e Erjon Alibejt! 1 në kërkim në Dubai (EMRAT)
Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë lëshuar masa sigurie ndaj 7 personave, përfshirë Plarent Dervishaj dhe Erjon Alibej, të cilët ndodhen në burg, ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar 4 të tjerët. 1 është në kërkim. Ky i fundit dyshohet se ndodhet në Dubai.
25 Korrik 2025, 20:50 -
-
Kolegji 'vulosi' 11 majin/ Logu: Nga farsë zgjedhore në institucionale! Balliu: Berisha të hapë rrugën, s’fitohet me të! Kuçana: PD duhet të riformatohet
Besart Logu, zv.drejtues i Departamentit të Drejtësisë në PD, deklaroi se u kalua nga farsë zgjedhore në atë institucionale. Për avokaten Alesia Balliu, PD nuk fiton kurrë nëse në krye të kësaj partie është Sali Berishën. Balliu tha se Berisha duhet që të largohet nga drejtimi i partisë dhe duhet që të hapet gara brenda partisë.
24 Korrik 2025, 22:38 -
Kur fëmijët bëhen vrasës të prindërve! Ngjarja në Fier, ripërsëritje e skenarëve të krimeve në familje, rastet që tronditën vendin tonë
Një ngjarje rëndë ka tronditur Fierin sot, teksa një 26 vjeçare, Emanilda Rama ka vrarë babanë e saj, duke e mbytur me një tel. Por rastet e krimeve të tilla, kur fëmijët vrasin prindërit, për fat të keq, në vendin tonë janë raportuar edhe më parë.
24 Korrik 2025, 21:05 -
I ekstraduar pak kohë më parë nga Dubai, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Florenc Çapjas, e lë në burg
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Florenc Çapjas, i cili kërkoi ndryshimin e masës “arrest me burg” të caktuar ndaj tij nga GJKKO dhe konfirmuar nga Apeli, nën dyshimin se është përfshirë në dosjen ‘Plumbi i artë’.
24 Korrik 2025, 16:06 -
Berisha skenar të ri për disfatën e 11 majit: Rama bleu vota me 450 leje ndërtimi për bandat e narkotrafikut! Kolegji Zgjedhor mbron farsën
Nga selia blu vendimin e Kolegjit Zgjedhor e komentoi edhe kreu i PD Sali Berisha i cili akuzoi trupën gjykuese si të nënshtruar nga Edi Rama. Pavarësisht këtij vendimi, ai vijoi sulmet duke akuzuar se u dhanë leje ndërtimi në këmbim të votave.
24 Korrik 2025, 13:31 -
Elbasan/ U arrestuan gjatë kontrolleve të Prokurorisë për hetimet e inceneratorit, lirohen vëllai i deputetit socialist dhe bashkëshorti i zyrtares
Edhe Prokuroria kërkoi zbutje të masës, lihen në 'detyrim paraqitjeje' nga Gjykata. Denis Hasalla, vëllai i deputetit Sajmir Hasalla, mban detyrën e drejtorit të kabinetit në Bashkinë Peqin, ndërsa bashkëshortja e Bledar Çullhajt, po ashtu kishte funksion në këtë bashki. Në banesa u gjet municion luftarak
24 Korrik 2025, 13:22 -
-
'Vuloset' 11 maji! Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimet e PD për Elbasanin, Durrësin dhe Fierin
Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesat e PD për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 11 majit në Elbasan, Durrës e Fier. Me këtë vendimmarrje Kolegji mbyll sagën e ankimimeve të opozitës duke certifikuar zgjedhjet në të gjithë vendin.
24 Korrik 2025, 10:53 -
Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO prish dënimin për Alqi Bllakon, kthen çështjen për rigjykim
Apeli i GJKKO ka prishur vendimin e Shkallës së Parë të dhënë ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, që ishte dënuar me 4 vite burg për korrupsion për inceneratorin e Tiranës. Çështja tashmë do të rikthehet rigjykim edhe një herë në Shkallë të Parë me tjetër trup gjykues.
23 Korrik 2025, 15:10 -
-
Tiranë/ Zhvatën 409 mijë euro nga kompania e metrazheve ku punonin, arrestohet shpërndarësi i porosive, në kërkim financierja! Zbulohet skema e vjedhjes
Pas viteve të tëra në një kompani tekstile, 2 punonjës kishin arritur të fitonin besimin e pronarëve dhe ta shpërdoronin atë, duke i vjedhur në 2 vjet me radhë. Shpërndarësi i porosive u arrestua, ndërsa financierja u shpall në kërkim.
23 Korrik 2025, 11:13 -
-
-
-