-
Vlorë/ Plagosi dy persona me thikë bashkë me vëllanë në rrugën Llogara-Palasë, arrestohet pas një viti 35-vjeçari nga Orikumi! (VIDEO)
I arrestuari akuzohet se më datë 2 prill 2024, në aksin rrugor Llogara-Palasë, në bashkëpunim me vëllanë e tij A. Ç., ka goditur me mjet prerës thikë dy persona, 41 dhe 38 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre
29 Gusht 2025, 13:22 -
Vlorë/ Kanosi me armë dy punonjëset, Gjykata lë në burg pronarin e hotelit në Borsh (VIDEO)
Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, kur Shkëmbi, pas një konflikti të brendshëm dhe banal, ka nxjerrë një armë tip pistoletë dhe ka kërcënuar punonjësit duke i vënë në rrezik serioz për jetën. Arma ishte pa leje, transferohet në Burgun e Fierit
29 Gusht 2025, 12:12 -
Aeroporti i Vlorës, sherr mes aksionerëve! Debatet në distancë mes Pacollit dhe Ademit
Përfaqësuesi i kompanisë 2A Group, aksionere në koncesionin e aeroportit të Vlorës, ka bërë një reagim publik, përmes të cilit akuzon Pacollin për mashtrim. Reagimi i tij vjen pas atij të Pacollit, i cili tha se vizita në kryeministri nuk kishte të bënte me asnjë presion.
29 Gusht 2025, 12:12 -
Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 26 shoferë të arrestuar gjatë gushtit! 110 gjoba për drejtim mjeti në efektin e alkoolit (VIDEO)
Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin për gushtin. Përmes një njoftimi zyrtar bëhet me dije se gjatë kësaj kohe 26 drejtues automjetesh kanë rënë në pranga, ndërsa dy të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.
29 Gusht 2025, 11:03 -
-
-
Për herë të parë hapet dega ‘Arkitekt për Trashëgiminë Kulturore’! Bashkëpunim i Politeknikut të Barit me Universitetin e Vlorës
Për herë të parë çelet këtë vit akademik, programi i studimit “Arkitekt për Trashëgiminë Kulturore”. Studentet qe regjistrohen ne këtë dege marrin një diplome europiane qe lëshohet nga Universiteti Politeknik i Barit. E veçanta është se dega e re hapet ne bashkëpunim me Universitetin e Vlorës, ndaj leksionet do te zhvillohen ndërmjet dy vendeve.
28 Gusht 2025, 16:00 -
-
Situata e zjarreve, 14 vatra në 24 orë, 2 janë ende aktive në Vlorë dhe Korçë, 3 nën monitorim!
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, nga ora 09:00 e datës 27 gusht deri në orën 09:00 të datës 28 gusht, janë raportuar 14 vatra zjarri, prej të cilave 2 janë ende aktive, 3 janë nën monitorim dhe pjesa tjetër është izoluar dhe shuar
28 Gusht 2025, 09:52 -
-
-
Dy zjarre në vend, Mbrojtja: Nën kontroll zjarri në pyllin e Akërnisë në Vlorë, operohet dhe me një helikopter! Aktive edhe vatra në Bogovë të Skraparit
Dy vatra aktive në vend, një nën monitorim. Zjarri në pyllin e Poros është nën kontroll, ndërsa prej mëngjesit punohet me forcat tokësore dhe një helikopter të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në Bogovë të Skraparit, intensiteti është i ulët por flakët nuk janë izoluar plotësisht.
27 Gusht 2025, 07:44 -
-
-
Vlorë/ Bastiste biznese dhe magazina në seri, arrestohet 37-vjeçari i dyshuar! I zbulohen 4 vjedhje, dy i mbetën në tentativë (EMRI+VIDEO)
Akuzohet për katër ngjarje që nga 25 shkurti, ku ka vjedhur një dyqan dhe një magazinë, në një rast me vlerë dëmi 3 mijë euro dhe në një dyqan e magazinë tjetër i ka mbetur sulmi në tentativë
26 Gusht 2025, 10:49 -
-
-
Vlorë/ Pronari i hotelit në Borsh kërcënon me armë dy punonjëset, vihet në pranga! Nën hetim babai dhe një tjetër (VIDEO)
Pas një konflikti verbal, pronari 26-vjeçar ka kanosur me armë dy punonjëset, nënë e bijë. Nën hetim është vënë babai i tij për dhunë nga një punonjëse tjetër. Ndërsa një 76-vjeçar, po ashtu nën hetim, akuzohet se ka fshehur pistoletën.
26 Gusht 2025, 08:40 -
Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë, era e fortë riaktivizon disa vatra, në ndihmë edhe 2 helikopterë! Thirrje për evakuime (PAMJE ME DRON)
Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar pasditen e së martës për shkak të erës së fortë. Retë e tymit po mbulojnë zonën duke shkuar drejt qytetit të Vlorës. Janë lajmëruar të gjithë njerëzit që kanë biznese në zonë të evakohen.
26 Gusht 2025, 07:35 -
-