-
137 kg kokainë në 4 kontenierët nga Ekuadori/ Pranga 2 pritësve në Durrës, si dolën pakot nga porti, DEA zëvendësoi drogën me oriz me GPS (FOTOT)
Katër kontenierë me banane të nisur nga Ekuadori me destinacion final Shqipërinë, kanë qëndruar të bllokuar në portin e Durrësit prej muajit gusht 2019, pas kontatimit nga DEA amerikane se brenda në kontenierë, kishte 137 kg kokainë. Zëvendësohet në Greqi një pjesë e kokainës me pako me oriz me GPS. Një punonjës i sigurisë në portin e Durrësit dhe pastruesi në anijen e peshkimit "Eniwej" hynë duke përdorur bexhin dhe morën pakot nga kontenieri. Porositësi, biznesmeni Gentian Malindi nga Durrësi, pronar i një kompanie të tregtimit të peshkut, djali i avokatit të njohur Ilir Malindi. Kuptoi kurthin e policisë, hodhi drogën nga makina dhe u arratis. Në pranga pritësit e drogës: Ardian Bega 53 vjeç dhe Altin Mislihaka, 35 vjeç nga Durres. Dorëzimi kontrolluar, n&e
27 Shtator 2019, 10:33